Irani, Rusia, theksojnë nevojën e bashkëpunimit bërthamor
Irani dhe Rusia kanë nxjerrë në pah nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore.
Sipas agjencisë të Shërbimit Botëror,
IRNA, të enjten, zëvendës drejtori i Organizatës për Energji Atomike të Iranit
( AEOI ) Muhammed Ahmadian dhe Sergei Kirijenko, drejtor i përgjithshëm i Korporatës
së Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, u ulën për bisedime në Moskë.
Gjatë takimit, të dy palët shprehën
kënaqësinë për përparimin dhe nisjen e njësisë së parë të centralit të
energjisë bërthamore të Iranit në Bushehr.
Ambasadori i Iranit në Moskë, Mehdi
Sanaei ishte, gjithashtu, i pranishëm në takim.
Në muajin shtator, 2013, Irani mori
zyrtarisht nga Rusia njësin e parë prej 1000 - megavat të centralit të parë
bërthamor në Bushehr për dy vjet. Fillimi i ndërtimit të objektit Bushehr nisi në
vitin 1975 nga kompanitë gjermane, por puna u ndërpre pas Revolucionit Islamik
të Iranit vitit 1979.
Irani dhe Rusia arritën një
marrëveshje në vitin 1995 për të përfunduar uzinën e Busherit.
Në një intervistë me Press TV, më 3 shkurt 2014, Drejtori i Organizatës për Energji Atomike të Iranit, (AEOI), Ali Akbar Salehi tha se Republika Islamike e Iranit është në bisedime me Rusinë për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore për të prodhuar 4000 megavat energji elektrike.