Lufta e grupeve rivale islamike në Siri
Organizata e shteteve islamike të Irakut dhe Levantit (ISIL) theksoi se është duke u ballafaquar në luftë kundër grupeve rivale islamike të cilët duan të e shkatërrojnë. ISIL-i, anëtarët e Al Nusrës, degës siriane të Al-Kaidës, i ka përshkruar mashtrues dhe tradhtar. Deklarimet e ISIL-it vijnë pas një jave pasi që udhëheqësi i Al-Nusrës i ka dhënë kësaj organizate ultimatum pesëditor që të pranojë bisedimet për përfundimin e konfliktit në mes tyre apo do të dëbohen nga rajoni.
Në luftërat në mes dy grupeve rivale të cilët kanë filluar në janar të këtij viti janë vrarë më së paku 3000 luftëtarë, tregojnë aktivistët. Luftimet në veri të Sirisë, në të cilin Al-Nusrën e përkrahin edhe grupet tjera islamike, janë më vdekjeprurëse në mes grupeve të ndryshme rivale që nga koha e fillimit të luftimeve para tri viteve në Siri.
Zëdhënësi i ISIL-it Abu Muhamed al-Adnani ka deklaruar se rivalët e tyre kanë përpjek t’i fitojnë :”kur i kanë parë se kanë filluar të bëhen të fuqishëm”. Më tej ka shtuar: ” Janë mbështetur në forcë dhe kanë menduar që do të mund të fshijnë ISIL-in për disa orë apo disa ditë. Janë përgatitur për kampanjë ushtarake gjatë gjithë Sirisë, dhe kanë mbështet me kampanjë propaganduese për të dëmtuar imixhin e organizatës sonë dhe të kthejnë njerëzit kundër nesh, por i ka befasuar fakti se ISIL-i ka qenë më i fortë se që kanë pritur dhe nuk kanë mundur të na thejnë”.
Javën e kaluar udhëheqësi i Al-Nusrës, Abu Muhamed al Golani ka propozuar që udhëheqësit mysliman të jenë ndërmjetësuese në bisedimet për përfundimin e rivalitetit të tyre. Ia ka tërheq vërejtjen ISIL-it se do ta “përzë nga Siria dhe Iraku, në rast se refuzojnë rezultatet e bisedimeve”. Adnani është përgjigj se grupi i tij nuk e ka refuzuar arbitrazhin, por e ka kritikuar imamin kryesor të Al-Nusrës.
Burimi: Al Jazzeera