Siria

Myftiu i Sirisë: Terrorizmi nuk mund t’i gjunjëzoi sirianët

Terroristët dhe përkrahësit e tyre nuk mund në asnjë mënyrë t’i  gjunjëzojnë siriananë, tha  Myftiu i  Sirisë, Shejh Ahmad Badreddin Hassun Said.

Ai i bëri këto komente të enjten, në një takim me Kryetarin e Kuvendit (Mexhlisit)  të Sigurisë Kombëtare dhe Komisionierin  për Politikë të Jashtme, Alaeddin Borouxherdi.

Fitorja në Halep është një fillim për shkatërrimin e terrorizmit i cili është krijuar për të përçarë  vendet islame dhe arabe, shtoi ai.

Myftiu theksoi  se bashkëpunimi i Iranit dhe Sirisë dhe afërsia mes pasuesve të ndryshëm të besimit Islam, si dhe lufta kundër mënyrës   çoroditëse të të menduarit tekfirist.     

Gjatë takimit, deputeti iranian nga ana e tij përgëzoi fitoret e fundit të popullit sirian, në veçanti çlirimin e Halepit.

Ai shpreson për vazhdimin e sukseseve të sirianëve deri në fitoren përfundimtare mbi terrorizmin.

Zyrtari theksoi vazhdimin e përkrahjes të qeverisë iraniane dhe mbështetjen e plotë të njerëzve për popullin sirian.

Alaeddin Borouxherdi, kryesues i një delegacion parlamentar, mbërriti në Damask të martën natën.

Gjatë qëndrimit të tij, i dërguari iranian bisedoi me zyrtarët sirianë për çështjet me interes të ndërsjellë dhe zhvillimet rajonale.

Burimi: IRNA