Iraku

Rezistencën tonë kundër pushtimit amerikan në Irak e pati organizuar Hizbullahu

Gjatë reoprtazhit, Muhendis ka thënë se në vitin 2003, menjëherë pas pushtimit amerikan në Irak, Mustafa Bedreddin dhe Imad Mugnie u kthyen në Irak dhe kanë “trajnuar dhe përgatitur” milicitë shiite kundër pushtuesve amerikanë, ku kishte marrë pjesë edhe ai vetë.

Në ditët që lamë pas – konkreisht më 2 janar 2017 – zëvendëskomandani i Forcave të Mobilizuara Popullore të Irakut/ Hashdi Shabi (PMF), Ebu Mehdi Al Muhendis ka dhënë një reportazh të gjatë në televizionin mbëshetës të Aksit të Rezistencës, El Meyadin TV, gjatë të cilit ka konfirmuar praninë e Hizbullahut në terrenin irakien dhe ka bërë deklarata të rëndësishme në lidhje me të shkuarën e përbashkët që lëvizja ndan me Hizbullahu.

Duke theksuar se ai vetë ka një të shoqëri personale për një periudhë të gjatë tashmë me Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah, Ebu Mehdi Al Muhendis e ka përkufizuar atë si “sejjidin e rezistencës” dhe “një simbol të rajonit”. Për më tepër, Muhendis na ka bërë me dije se ai ka gjithashtu një marrëdhënie të thellë personale të ndërtuar në vite të gjata me figurat mbrojtëse dhe komandantët ushtarakë të Hizbullahut, Imad Mugniye ve Mustafa Bedreddin. Al Muhendis i përshkruan këto dy emra si “dëshmorët e mëdhenj” dhe miqësinë me këta dy komandantë si “intensive” dhe “operacionale”. Më tej, ai shprehet kështu: “takimi ynë i parë daton që në fillimin e viteve 1980, kur këta dy komandantë kishin ardhur në  Irak për trajnimin e grupimeve xhihadiste shiite që luftonin kundër regjimmit të Saddam Hysejnit”

Në atë periudhë, Ebu Mehdi Muhendis dhe Mustafa Bedreddin gjendeshin bashkë në të njëjtën njësi ushtarake që mbante emrin “Çështja 17.” Janë hedhur disa akuza se grupi në fjalë, ka qënë autor i bombardimeve në Kuvajt të disa bazave amerikane dhe franceze dhe të qëndrave të disa kompanive të naftës në vitin 1983 dhe ka organizuar një atentat për vrasjen e shefit të Kuvajtit në vitin 1995.

Gjatë reoprtazhit, Muhendis ka thënë se në vitin 2003, menjëherë pas pushtimit amerikan në Irak, Mustafa Bedreddin dhe Imad Mugnie u kthyen në Irak, ku  edhe kanë “trajnuar dhe përgatitur” milicitë shiite kundër pushtuesve amerikanë, trajnim gjatë të cilit kishte marrë pjesë edhe ai vetë. Në atë periudhë, Muhendis ishte një antar i Ketaibu Hizbullah (njërës prej togave të Hizbullahut) dhe na bën me dije se vetëm kjo organizatë është përgjegjëse e vrasjes së qindra ushtarëve amerikanë. Vetë Muhendis na ka rrëfyer se ai kishte si detyrë usharake që të merre nga Irani dhe Hizbullahu armë plasëse të modeleve moderne (EEP), për t’i futur më pas ato në territorin e Irakut. Këto lëndë plasëse janë pikërisht mjeti më rëndësishëm që kanë shkaktuar më së shumti vdekjen e ushtarëve amerikanë që dërgoheshin në Irak nga viti 2003 deri më 2011.   Duke u pikënisur nga kjo situarë, në korrik të vitit 2009 qeveria amerikane e shpalli Muhendisin zyrtarisht një terrorist dhe gjithashtu e njihte edhe si këshillues i Komandantit të Forcave të Kutsit të Ushtrisë së Mbrojtësve të Revolucionit Islamik, Kasim Sulejman.

Muhendis ka theksuar se Bedreddin dhe Mugnie kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm kyq në trajnimin e forcave të ardhura shiite në Irak, ai ka vijuar duke treguar se këta dy individë ishin organizatorët e kthimit të këtyre forcave në  “baza të rezistencës kundër amerikanëve”. Gjithashtu, Muhendis ka theksuar se një pjesë e madhe e antarëve të Hashdi Shabit që kanë luftuar prezencën e forcave amerikane në Irak kanë ardhur pikëisht nga këto kadro dhe ka treguar edhe për efektshmërinë e tyre.

Ebu Mehdi Muhendis ka theksuar se ashtu si Hizbullahu edhe Irani ka luajtur një rol kryesues në mbështetjen që i ka dhënë Hashdi Shabit, ai i kishte ndihmuar ata duke u ishte mundësuar “armë, fronte, organizim të luftës dhe asistencë”. Ai është shprehur se ndonëse tani Hashdi Shabi blen armë nga Irani dhe Hizbullahu me fondet zyrtare nga qeveria e Irakut, në atë periudhë ta arrinin që të furnizoheshin me armë falë bujarisë së Teheranit dhe Hizbullahut, të cilët nuk kërkonin asgjë në këmbim.

Komandanti i Hashdi Shabit, Muhendisi ka theksuar se në të kundërt të iranianëve, amerikanët nuk e kanë ndihmuar në asnjë mënyrë Hashdi Shabin për mbrojtjen e tij në Erbil dhe Bagdat. Ai theksoi edhe faktin se Hashdi Shabi as nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje me ShBA-në, as nuk dëshiron të ketë ndonjëherë. Nga ana tjetër, ai bëri me dije se janë poztiv ndaj idesë për të hyrë në marrëdhënie paqësore me Turqinë dhe se janë në bisedime të hapura me rusët. Gjithashtu, Muhendisi na ka rrëfyer se në momentin që ne po zhvillonim këtë reportazh, kryetari i Hashdi Shabit, Falih el-Fejjadi ndodhej në Moskë në një vizitë zyrtare dhe po vazhdonte bisedimet që armët ruse t’i kalohen edhe Hashdi Shabit. 

Haşdi Şabi komutanı Mühendis, Amerikalıların ise İranlıların aksine Haşdi Şabi'ye Erbil ve

Ebu Mehdi Muhendisi i ka hedhur poshtë pretendimet se luftëtarët e Hashdi Shabit ndodhen “zyrtarisht” në Jemen  dhe i ka përshkruar Husitë si “vëllezërit e tyre”. Më pas ka vijuar duke thënë se atje ka mundësi që të gjenden disa irakienë dhe konfirmoi kështu ekzistencën e marrëdhënieve politike me Hashdi Shabit dhe Ensarullahun.

Së fundmi Muhendisi ka shtuar gjithashtu se pas konflikteve në Musul dhe Irak, me pëlqimin dhe miratimin e qeverive të Irakut dh Sirisë ata mund të përfshihet aktivisht në luftën e Sirisë. 

Burimi: Medya Şafak