Kulturë

Xhamia Dar ul Kur'an në Nju Jork ofron çdo mbrëmje mësime nga Kur’ani

Xhamia Dar-ul Kur'an është e vendosur në Bayshore, në bregun jugor të Ishullit të Gjatë në Suffolk, New York City, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas faqes së internetit të xhamisë, ajo shërben si pikë qëndrore për muslimanët në zonë.

Historiku i Xhamisë  Dar ul Kur'an, nga një dhomë në fillim të saj në ndërtesën e tanishme, është një bekim i madh i Allahut të Plotfuqishëm, i Cili i ka dhuruar Komunitetit Musliman të Bay Shore-it  dhe zonës  përreth saj, thotë website.

Sot  Xhamia Dar-ul Kur'an është më e gjalla prej qendrave islame në Long Island dhe qindra muslimanë çdo ditë e vizitojnë xhaminë.

Xhamia ka zgjedhur, si një nga qëllimet kryesore të saj, për të promovuar programe gjithëpërfshirëse për aktivitete rinore duke kombinuar edukimin Islamik me, aktivitete kulturore dhe sportive shoqërore që do të maksimalizojnë  përfshirjen e brezit tonë të ri. 

Në katin kryesore të xhamisë mund të qëndrojnë  300 persona, ndërsa në bodrum ka hapësirë ​​shtesë për 200 njerëz. Xhamia është qendra më e madhe muslimane në Long Island dhe ka vend për parkimin e mbi 100 makinave.

Shkolla e së Dielës  pret 175 nxënës. Ka klasë të përditëshme në mbrëmje  për mësimin e leximin e Kur'anit për djemtë dhe vajzat.

Qendra Islame ka një drejtor me orar të plotë dhe imamin, Muhammed Abdul  Xhabbar.

Ka edhe fushë për basketball, ping-pong, kriket, dhe sportet e tjera.

Vlerësohet se popullsia muslimane në New York City varijon nga 600,000 deri në një milion. Një studim i Universitetit Columbia në vitin 2008 zbuloi se rreth 10 për qind e fëmijëve të shkollave publike të New York City-it janë muslimanë, dhe rreth 95 për qind e fëmijëve muslimanë në qytet vijojnë mësimin në shkollat publike.

Burimi: IQNA News