Venezuela shënon përvjetorin e Chavezit
Dhjetra mijëra përkrahës të liderit të Venezuelës, Hugo Chavez, kanë mbushur rrugët e Venezuelës për të shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së tij.
Sipas Press TV, të mërkurën,
qeveria e Venezuelës përkujtoi përvjetorin me një paradë qytetare-ushtarake në Karakas.
Parada u ndoq, përveç të tjerëve, edhe nga Kryetari i Bolivisë
Evo Morales, Kryetari i Nikaraguas
Daniel Ortega dhe Kryetari i Kubës Raul Kastro.
Kryetari i Venezuelës, Nikolas
Maduro e kryesoi paradën. Më pas, ai i udhëhoqi turmat në selinë ushtarake në
Caracas, ku Chavez është varrosur.
Chavez e udhëheqi Venezuelën për 14 vjet, ndrroi jetë pas sëmundje të gjatë nga kanceri. Ai i mbijetoi një grushti shteti të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2002.