Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Kërcënimet për veprime ushtarake të SHBA-ve e shfaqin paefektshmërinë e sanksioneve

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei thotë se kërcënimet për veprime ushtarake kundër Iranit që bëhën nga zyrtarët amerikanë ilustrojnë faktin se sanksionet kundër Iranit kanë qenë jo efektive.


    Lideri i bëri këto komente gjatë një takimi me një numër të anëtarëve të Kuvendit të Ekspertëve në Teheran të enjten.


     Ai tha, gjithashtu, se fakti që ka një konsensus midis krerëve të tri degëve të qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë në zbatimin e planit Qëndresa Ekonomike është një shenjë premtuese që tregon se vendi do të jetë në gjendje të merret me sanksionet dhe komplotet e armiqve përmes zbatimit të planit.


     Lideri i ka përshkruar politikat e përgjithshme të programit për të nxitur ekonominë  e rezistencës , e cila mund të çojë popullin e Iranit në fitore nga lufta e imponuar ekonomike me Perëndimin.


     Sipas programit, qeveria duhet të marrë masa për të zgjeruar prodhimin dhe eksportimin e prodhimeve të bazuara në dije, të rrisë prodhimin vendas të mallrave strategjike dhe zhvillimin e tregjeve në vendet fqinje.


     Ai, gjithashtu, inkurajojë privatizimin më të madh dhe rritje të eksportit të energjisë elektrike, të gazit, petrokimike, dhe derivateve të tjerë të naftës në vend të naftës së papërpunuar dhe materiale të tjera të papërpunuara.


    Përveç tjerash, në fjalën e tij, udhëheqësi theksoi rëndësinë e pavarësisë së vendit dhe tha se ai nuk është kundër marrëdhënieve me vendet e tjera, por duhet të specifikohet se me cilat vende ne duhet të kemi marrëdhënie dhe se si ato marrëdhënie duhet të jenë .


     Ai kritikoi, gjithashtu, njerëz të caktuar, zyrtarë, të cilët nuk janë të qëndrueshëm kundër kundër armikut për disa probleme me të cilat përballet vendi dhe tha , problemet nuk do të zgjidhen në qoftë se ne i dorëzohemi armikut.

 

    Armiqtë e popullit të Iranit tani janë ndër më famëkeqet ( qeveritë ) , tha udhëheqësi, duke shtuar se qeveria amerikane konsiderohet sot si një lojtar i dhunshëm dhe kriminel në skenën ndërkombëtare që shkel të drejtat e njeriut.

 

     Para fjalimit të Ajetullah Ali Khamenei,  Kryetari i Kuvendit të   Ekspertëve, Ajetullah Muhammed Riza Mahdavi – ka mbajtur një fjalim dhe e informoi Udhëheqësin në mbledhjen e Asamblesë, e cila u u zhvillua të martën dhe të mërkurën.