Anglia

Hiqni fëmijët e muslimanëve të dyshuar radikal

Kryetari i Londrës, Boris Johnson tha se fëmijët myslimanë me prindërit e dyshuar radikalë duhet të hiqen nga familjet e tyre, kjo ka  shkaktuar polemika në mesin e komunitetit musliman të kryqytetit.


    Sipas Press TV, kryetari i Bashkisë së Londrës i bëri këto komente në kolonën e tij javore në Daily Telegraph, e cila është botuar të hënën.
    Ai pohoi se disa fëmijë myslimanë janë duke mësuar gjëra të çmendura të ngjashme me pikëpamjet e shfaqura të dy burrave që vranë ushtarin britanik, Lee Rigby, në një rrugë në jug -lindje të Londrës, në maj të vitit 2013.


     Në një intervistë të mëvonshme, megjithatë, kur u pyet nëse bijtë e ekstremit të djathtë  të Partisë Kombëtare Britanike të Mbretërisë së Bashkuar ( BNP ), aktivistët e tyre, nëse duhet, gjithashtu, të largohen nga familjet e tyre, Xhonson tha se kjo duhet të bëhet në rastet ekstreme.


    Këshilli Mysliman i Britanisë paralajmëroi se vërejtjet e Boris Johnson-it kanë nxitur, provokuar ndjenjat anti - myslimane në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.


    Këshilli Mysliman i Britanisë tha , Personat përgjegjës për vrasjen e Lee Rigby nuk ishin bij të ekstremistëve radikalë, as nuk ishin ata që kanë kryer krime të mëparshme. Për të luftuar ekstremizmin e tyre ne duhet të shikojmë përtej nevojës për të gjeneruar titujt e lehtë të kolumneve.


     Forca më e madhe në Britani, Policia Metropolitane (the Metropolitan Police) ka regjistruar 500 raste të krimeve kundër  myslimanëve në të gjithë vendin në vitin 2013.