Qëndrimi i Evropës ndaj Iranit ka ndryshuar
Kryetari i Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani, tha se disa vende evropiane, të cilat menduan se mund të sjellin Iranin në gjunjë me anë të presionit kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre.
Sipas agjencisë të Shërbimit
Botëror IRNA, Ali Larixhani, i cili është në një vizitë në Afrikën e Jugut, i
bëri këto komente të enjten në një konferencë shtypi, pas një takimi me Kryetarin
e Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.
Për krizën tragjike në Siri, Larixhani
tha se Teherani dhe Pretoria besojnë se
konflikti në Siri do të mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut kombëtar.
Për bisedimet bërthamore të Iranit me Perëndimin, Kryetari i Kuvendit të Iranit tha se bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha janë duke u zhvilluar dhe Afrika e Jugut ka shprehur mbështetje për të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit e cila është sanksionuar në Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.