Dhjetëra militantë u dorëzuan pranë ushtrisë siriane në Homs
Rreth 200 militantë u dorëzuan pranë ushtrisë siriane në rrethin e Homsit, në pjesën qendrore të Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars News,
më shumë se 200 militantë i dorëzuan armët e tyre në fshatin Hassija, në
rrethin e qytetit Homs dhe u dorëzuan pranë ushtrisë pasi ushtria siriane bëri
përparime të mëdha në rajon.
Ndërkohë, njësitë e ushtrisë siriane shkatërruan një përpjekje nga ana e
militantëve të cilët përpiqeshin të depërtonin në një fshat të Homs-it në Al - Houleh.
Ushtria siriane mori qytetin Al -
Talal dhe rezervoarët e gazit në qytetin Al - Zareh pas përleshjeve të ashpra
me militantët.
Sipas një burimi ushtarak, të dielën,
njësitë e forcave të armatosura siriane kanë vrarë dhe plagosur të gjithë
anëtarët e disa grupeve militante në fshatrat el- Khaldijeh , el- Ghaxhar, Burxh
Ka'e dhe Kissin një fshatrat në rrethin e Homs-it.
Burimi ushtarak shtoi se një grup
terrorist, që i përkiste grupit të
Frontit al – Nusra, është shkatërruar në lindje të qytetit al - Rastan.
Njësitë e ushtrisë siriane vranë
militantë, në mesin e tyre një snajperist, në lagjen Xhouret al - Shaijjah dhe shkatërruar një
tunel i cili shtrihet nga Bab al- Sibaa drejt lagjeve të vjetra të qytetit të
vjetër të Homs-it.