Qëndro i fortë Izrael! 20 janari vjen shpejt!-shkruan Trump
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump i ka bërë thirrje Izraelit për të “qëndruar i fortë” derisa ai të marrë zyrtarisht pushtetin në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.
Në disa komente duke iu referuar votës së OKB-së që kritikonte ashpër shtetin izraelit për ndërtimet në tokat e pushtuara, Trump tha se Izraeli është trajtuar me “përçmim e mungesë respekti”.
Ditën e premte, SHBA vendosi të mos vendoste veto në rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së që kërkonte të ndalonte ndërtimet izraelite në tokat e pushtuara, duke marrë një përgjigje të zemëruar nga Izraeli.
Në dy postime në Twitter ditën e sotme Trump shkruan: “Ne nuk mund të vazhdojmë të lejojmë Izraelin të trajtohet me kaq përbuzje dhe mungesë respekti. Ata kishin një mik të mirë në SHBA, por tani jo më. Fillimi i fundit ishte marrëveshja e tmerrshme me Iranin, dhe tani kjo OKB-ja! Qëndro i fortë Izrael! 20 janari vjen shpejt!.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ktheu përgjigje falenderimi në Twitter: “Presidenti Trump, të falënderoj për miqësinë e ngrohtë dhe mbështetjen tënde për Izraelin”.