Misioni i zonjës Apostolova bashkëpunon me grupet terroriste dhe paramilitare të Serbisë
Sekretari i përgjithshëm Ballit Kombëtar Demokrat dhe veprimtari i shqiptar Arbër Gashi, thotë se deklaratën e përfaqësues së BE-së e hedh poshtë transferimi i Gravriqit në veri.
“Deklaratën e zonjës Apostolova për mundësitë e EULEX-it i hedh poshtë transferimi i terroristit Gavriq në veriun e vendit, pjesën e pushtuar të shtetit tonë, në të cilën misioni i zonjës Apostolova bashkëpunon me grupet terroriste dhe paramilitare të Serbisë. Vallë, çfarë do të kishte ndodhur realisht dhe cilat mundësi tjera do t'i shfrytëzonte misioni evropian i sundimit të ligjit, nëse shqiptarët do ta kishin kundërshtuar transferimin aspak transparent të terroristit Gavriq!? Prandaj, meqenëse kemi edhe shumë pyetje tjera të kësaj natyre, ndoshta edhe më brilante se çështja e terroristit që i plotësohen pa asnjë kundërshtim dëshirat, të cilat na bëjnë të jemi shumë skeptik dhe mosbesues ndaj vet misionit të zonjës Apostolova”, ka thënë Gashi për gazetën Bota sot.
E derisa EULEX nuk ka zbardhur raste të shumta, veçanërisht ato të vrasjeve të pasluftës deri tani, nuk dihet se sa mund të shpresohet që ta bëjë këtë me pjesën e mbetur të mandatit që kanë.