Siria

Protokoli i Dohasë shkas i luftës në Siri

Ekzistojnë arsyet  kruciale të luftës së Sirisë, të cilët shumica nuk e kan ditur. Republika Arabe e Sirisë ishte shtet sovran e cila nuk i ka pas borgj Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilit të gjitha transakcioent e mbetura i ka kryer në vitin 1984, dhe ka qenë në zë si vendi me ushtrinë më të mirë në botën arabe. Pas shpërthimit të trazirave dhe fillimit të luftës Damaskut i janë dërguar kushtet për dorëzim nëpërmjet dokumentit të quajtur”Protokolet e Dohës”, të cilin kryetari sirian Bashar el Asad si dhe qeveria siriane e kanë refuzuar tërësisht dhe kanë vendosur të rezistojnë me luftë.

“Protokoli i Dohës” përmbante 13 kushte:

1 - Të zvogëlohet ushtria siriane vetëm në 50.000 ushtar.

2 - Siria nuk ka të drejtë të realizojë të drejtën e saj në rrafshnaltën e Golanit në asnjë mënyrë tjetër, përveç asaj politike. Dy palët do të nënshkruajnë marrëveshje paqësore(Siria dhe Izraeli)  nën patronatin e SHBA-ve dhe Katarit.

3 - Siria nën kujdesin e SHBA-ve, detyrohet që të shkatërrojë të gjithë armët kimike dhe biologjike si dhe raketat balistike. Operacioni duhet të kryhej në territorin e Jordanisë.

4 - Duhet të hjek dorë për kthimin e territoreve të saja nga ana e Turqisë, sikurse që është krahina e Iskenderunit, ndërsa Turqisë do të duhej të jep nën kontroll disa fshatëra kufitare në krahinat e Idlibit dhe Halepit, të cilët janë të populluar me turkmenët.

5 - Nga territori i saj do të duhej të dëbojë të gjithë anëtarët e PKK-së, si dhe t’i dorëzojë zyrtarëve turq, duke përfshirë edhe regjistrin e partisë e cila llogaritet organizatë terroriste.

6 - Siria duhet të shqfuqizojë të gjitha kontratat me Rusinë dhe Kinës në fushën e armatimit dhe hulumtimit të naftës dhe resurseve tjera natyrore.

7 - Duhet të lejojë Katarit të ndërtojë gazësjellësin nëpër territorin e Sirisë për Turqi dhe më tutje në Evropë.

8 - Duhet të sigurojë tranzitin e papenguar të ujit nga penda Ataturk në Turqi nëpërmjet Sirisë për në Izrael.

9 - Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të fitojnë kontratat për rindërtimin e gjithëmbarshëm  e të gjithë asaj që do rrënohet gjatë luftës, e në këmbim të saj Siria do të duhet të jep kompanive të tyre që të shfrytzojnë eksplatimin e naftës dhe gazit në territorin esaj nga basenet e pasura  në detin Mesdhe.

10 - Duhet të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me Iranin, Rusinë dhe Kinën.

11 - Duhet të ndrëprejë të gjitha kontaktet me Hezbollahun dhe Hamasin.

12 - Regjimi sirian duhet të jet islamik.

13 - Ky dokument do të hyjë në fuqi menjëherë pas ndërrimit të regjimit në Siri.

“Protokolin e Dohës” së pari e ka publikuar e përditshmja algjeriane L’Expression, si edhe portali amerikan truth-out e ka postuar me 10 dhjetor 2012 , tekstin e  përkthyer në gjuhën angleze nga The Sham Times.

Këto 13 kushte në të vërtetë është plani për riorganizimin serioz të Lindjes së Afërt dhe ishte e kuptueshme se qeveria e Sirisë e ka refuzuar dhe ka vendosur që të luftojë gjer në fund për të ruajtur sovranitetin e shtetit dhe të popullit të Sirisë.

Burimi: Logično