Kryeministri i Kosovës uron festën e Krishtlindjes
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka bërë një urim të veçantë me rastin e Krishtlindjeve.
Ai ka thënsë se kjo festë e shenjtë, përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përcjellë urimet më të sinqerta për Krishtlindje.nUrime të veçanta edhe për trupin diplomatik, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë. Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.