Gasësjellsi nënujor i Iranit dhe Omanit drejt Indisë

Tregu indian po rritet dita më ditë  dhe nevoja për energji po bëhet më e kërkuar. Furnizimi me energji është imperativ absolut për zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë indiane.Plani i ri, i cili është miratuar nga ana e aktorëve kyç, do të mund të ndikojë  në marrëdhënjet gjeopolitike në rajon, dhe ka të bëjë me ndërtimin tubave nënujore të cilët do të transferonin naftën dhe gasin nga Irani dhe Omani drejt Indisë. Komponenti kyç i këtij projekti për Indinë është shmangja nga territori pakistanez. Ky është edhe një kujtim në animozitetet të cilat qëndojnë në mes Delhit dhe Islamabadit, dy fuqitë nukleare të cilët  në mes vete kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve të tensionuara. Sikurse shumë konflikte në botën e tanishme, shkaku edhe i këtij konflikti qlndron nga periudha e gjatë e kolonializimit.Pikërisht me shkatërrimin e kolonisë britaneze në vitin 1947 janë krijuar shteti i Indisë dhe Pakistanit. Nga ajo kohë këto dy shtete në mes vete kanë luftuar 4 herë, si dhe njëherë një luftë të pashpallur, ndërsa konfliktet sporadike kufitare kanë qenë të shpeshta. Në të gjitha konfliktet e gjertanishme në mes Indisë dhe Pakistanit shkaku i eskalimit ka qenë rajoni i Kashmirit të cilin e kërkojnë të dy shtetet. Zyrtarisht konflikti kurrë nuk është përmbyllur  dhe se zgjat si konflikt më shumë se 66 vite. Eskalimi më irrezikshëm ka qenë gjatë vitit 2001 kurrë teroristët islamik nga grupi Lashkar-e-Taiba dhe Jaish-e-Muhamed kanë kryer sulmin në parlamentin Indian me ç’rast kanë vrarë 10 njerëz.Atë kohë ka filluar grumbullimi i ushtrive në të dy anët, e eskalimi ka mbërritur  në atë masë sa që shumica kanë qenë të frikësuar që mos do të  vie gjer te lufta nukleare në mes tyre. India ka theksuar se grupet terroriste kanë qenë të lidhura me shërbimin sekret pakistanez ISI, të cilin gjë kategorikisht e ka refuzuar Islamabadi. Tensionet për fat janë zvogluar vitin e ardhshëm, pas ofensives diplomatike e cila rezultoi me tërheqjen e të  dy ushtrive nga kufiri.

 

         Optimizmi në çështjen e rregullimit të marrëdhënjeve në mes Pakistanit dhe Indisë vie dhe shkon me dekada. Aktualisht, me fillim të vitit 2014 gjendemi në fazën kur optimizmi prap është i shprehur. Kryeministri i ri pakistanez Nawaz Sharif deklaroi se beson që lidhjet tregtare në mes të të dyja shteteve do të mund të ishin faktor kyç në ”ndërtimin e besimit” dhe një hap drejt normalizimit të marrëdhënjeve të tyre bilaterale.

 

         Gjatë tre viteve të fundit janë nënshkruar kontratat me të cilin është normalizuar tregtia në mes të dy vendeve, dhe se këmbimi i tanishëm është 2,6 miliard dollar, që është shumë e vogël duke marrë parasysh ekonomitë e tyre dhe afërsinë e tyre, pasi që kufizohen mes vete.

 

Si cekëm edhe në hyrje, tregu indian kërkon shumë më tepër energji. Deri para kohe Pakistani ka qenë shpenzues më i madh, por viteve të fundit India është bërë shpenzuesi primar i energjisë në rajon. Duke marrë parasysh se nevoja e Indisë për energjinë po shtohet,  përkundrejt faktit se marrëdhëniet me Pakistanin, edhe përkundër përpjekjeve të kohëpaskohshme të normalizimit, do të mbeten edhe shumë kohë të tensionuara, është e kuptueshme se autoritet shtetërore në Delhi duan dhe insistojnë në zgjidhje tjera të cilët do të marrin parasysh këto fakte. Zgjidhja, apo njëra komponent e zgjidhjes, do të mund të bëhet projekti i transferit nënujor të energjisë nga Lindja e Afërt drejt Indisë. Por, çdo anashkalim i Pakistanit do të rris tensionet, por jo domosdo pasi që Pakistani në këtë rast do të ishte në humbje ekonomike, dhe për shkak të faktit që nomenklatura udhëheqëse në Islamabad çdo forcim të Indisë do të përjetojë si kërcënim të madh të interesave nacionale.

 

         Idea mbi ndërtimin e gasësjellësve nënujor po bëhet edhe më aktual në kohën kur Irani po afrohet drejt normalizimit të marrëdhënjeve me Perëndimin pas bisedimeve intensive që po mbahen rreth programit nuklear të tij. Ky është sinjal për shumë shtete se është koha ideale për projekte të mëdha me Iranin. Në këtë aspekt edhe India nuk është përjashtuese. Tubat nënujor, me të cilin do të përcillet nafta dhe gasi, do të nis  nga Omani, pastaj do të bashkëngjitet Irani, e ndoshta më tutje edhe Turkmenistani dhe Azerbejxhani, të gjithë me qëllim të furnizimit me energji të tregut të madh indian.

 

         Premtën e kaluar janë takuar ministri i punëve të jashtme të Omanit, Jusuf bin Alavvi dhe kolegu i tij indian Salman Hurshidi, dhe kanë biseduar lidhur me këtë projekt. Të cekim se në këtë projekt Omani, para plot 10 vitesh ka investuar rreth 90 milion dollar, por se gjer tani projekti ka qenë vetëm në letër. Tani, kushtet kanë ndryshuar, zhvillimi teknologjik e ka bërë të veten, naftësjellësit dhe gasësjellësit e këtillë veç po ndërtohen nën detin Mesdhe, prej Algjerisë drejt Italisë, sikurse edhe nën Detin e Zi, nga Rusia drejt Gjermanisë. Të njëjtën ditë pas takimit me ministrin oman, Hurshidi ka takuar edhe ministrin iranian Javid Zarifin. Iranianët janë të interesuar për këtë projekt, pasi që plani pompoz për ndërtimin e naftësjellësit IPI (Iran, Pakistan, Indi, traseja tokësore) ndoshta ka dështuar, pasi që në dhjetor të vitit të kaluar Irani ka anuluar kredinë prej 500 milion dollar Pakistanit për ndërtimin e këtij projektit për “shkaqe finaciare”. Pakistani deklaron se edhe më tej është i  përkushtuar për këtë projekt, por në ndërkohë edhe India është tërhequr nga ky projekt.

 

Projekti i dytë i madh, TAPI(traseja tokësore, Turkmenistani, Afganistani, Pakistani, India), poashti po humb rëndësinë e tij, pasi  është e qartë se ushtria amerikane do të mund të tërhiqej tërësisht nga Afganistani këtë vit, dhe se investitorët nuk besojn që ushtria afganistaneze do të jetë në gjendje të ruajë naftësjellësin, dhe se është pikëpyetje e madhe se si do të përfundojë Afganistani në fund, a do të vie gjer te ofensiva e madhe e Talibanëve pasi që ushtria amerikane do të tërhiqet në fund të vitit.

 

IPI dhe TAPI nuk janë më projekte atraktive. Është interesant të vërehet se si tani marrëdhënjet gjeopolitike zhvillohen aq shpejt sa që projektet e këtilla të mëdha nuk po arrijnë të nisin në afat. Sidoçoftë, projekti OII(Oman, Iran, Indi) në këtë moment për Indinë me sa duket është zgjidhje më e mirë. Burimet indiane transmetojnë se Irani është tejet i interesuar, ndërsa Omani, partneri kyç i Indisë në hapësirën e Gjirit,vendi i cili shumë mirë e balancon politikën e tij të jashtme, shumë kohë më parë ka treguar interesin për këtë projekt nënujor.

 

Në të njëjtën kohë, Irani po negocion me Turkmenistanin,  që nafta e tyre të sillet në terminalet iraniane, dhe prej këtyre të përcillet drejt Indisë. Në rast se ky plan do të realizohet, atëherë Irani  mund të përfitojë më së shumti, jo vetëm që do të shes naftën e vet Indisë, por do të shëndrohet në zonën kyçe transite edhe për shtete tjera të cilët duan të arrijnë drejt tregut indian, duke përfshirë edhe shtetet të pasura me naftë të Gjirit, sikurse që është Katari. Kompanitë indiane theksojnë se ndërtimi i tubësjellësve do të mund kryhet relativisht shpejt, në afat 3-4 vjeçar. Kostoja e ndërtimit llogaritet rreth 5 miliard dollar. E gjitha varet a do të mundet Irani sivjet të arrijë marrëveshje përfundimtare rreth programit të tij nuklear  me Perëndimin. Në rast se arrin, rëndësia e tij strategjike do të rritet, dhe se ky projekt është një prej faktorëve të tillë. Nga ana tjetër, SHBA-ja është e vetëdijshme që në rast se “lëshohet” Irani nga izolimi, atëher nuk ka fuqi që mund ta ndal drejt zhvillimit të hovshëm ekonomik të tij. Rivali rajonal, Arabia Saudite, po tmerrohet nga ky skenar, sikurse edhe Izraeli të cilin e shohin Iranin si armikun më të madh.

 

Bota e tanishme e cila është e ndërvarur ekonomikisht, për këtë shkak  SHBA-ja është e vetëdijshme se nuk ka ngritje ekonomike pa tregje të reja. Është provuar që Irani të rrëzohet politikisht, por ka dështuar, tani nuk kanë zgjidhje tjetër por të pranojnë normalizimin, por  plani afatgjatë i “ ndërrimit të regjimit në Teheran” do të jetë edhe më tutje në tavolinl, por metodat do të ndërrojnë.

 

Burimi: advance.hr