Rusia

Rusia vuri nën kontrollë Krimenë në Ukrainë

Sipas informacioneve të agjensioneve ruse, forcat e armatosura ukrainase të stacionuara në Krime masovikisht kanë dhënë dorëhjeqje. Lokacionet ushtarake, armët dhe municioni i janë dorëzuar njësive mbrojtëse proruse. Letrat në të cilët ushtarët japin dorëhjeqje kanë filluar të vijnë që nga mëngjesi i sotshëm. Zëvendëskryeministri të qeverisë rajonale në Krim, Rustam Temirgaliev ka deklaruar se forcat e armatosura ukrainase në Krim në tërësi janë dorëzuar dhe se tani nuk ka asnjë njësi aktive ukrainase në hapësirën rajonale të Krimesë.

 

“Të gjitha forcat e armatosura ukrainase të stacionuara në territorin e Krimesë janë të bllokuara, një numër i madh i tyre është çarmatosur, ndërsa pjea tjetër ka kaluar në anën e Krimesë”-ka deklaruar në bisedën për agjensionin Interfax Temirgaliev.”Njësit mbrojtëse rajonale kanë marrë nën kontroll të gjitha pistat ajrore në Krime”, ka deklaruar ai. Temirgaliev ka deklaruar se pushteti rajonal pakicës etnike tatare ju ka ofruar vendin në Këshillin Suprem të Krimesë. Poashtu ka thënë se do të rinisin pregramet e posaqshme financiare për reintegrimin e të gjithë atyre që me forcë janë deportuar gjatë kohës së Stalinit. Të cekim se pakica muslimane tatare, shumica e tyre kanë përkrah qeverinë e re të proklamuar në Kijev. Animoziteti i tyre ndaj rusëve daton që nga periudha e ish Bashkimit Sovjetik, pas luftës së dytë botërore, kur Stalini me forcë i ka deportuar numrin e madh të tatarëve krimez. Nën Stalinin nga Krimeja janë deportuar shumica e tatarëve në republikat sovjetike në Azinë e mesme. Një prej”shkaqeve” të këtij krimi mbi popullatën lokale tatare në Krime ishte fakti se shumë tatar të Krimesë janë vu në shërbim të okupatorit fashist gjerman, por shumë prej tyre kanë luftuar edhe në anën e Armatës së kuqe ruse.

 

         Kryetari i parlamentit rajonal në Krime, Vladimir Konstantinov ka thënë se Krimeja nuk do të përzihet në situatën në Kijev.” Ju në Kijev në mes vete zgjidhni gjërat, e neve do të merremi me problemet e republikës sonë”, dhe se prioriteti kryesor në Krime është se do të organizohet referendumi në cilin qytetarët do të vendosin a duan një shkallë më të lartë të autonomisë së tyre. Data e referendumit është caktuar për 30 maj të këtij viti.

 

Në të njëjtën kohë vijnë informatat se ushtria ruse po gropon hendeqe në kufi  të Krimesë, duke u përgatitur në eskalimin e mundshëm të konfliktit ushtarak. Pushteti në Ukrainë ka bërë apel për mobilizim të ushtrisë dhe të rezervistëve, si dhe kanë bërë thirrje  paktit NATO-së t’ju ndihmojë në të gjitha format. Por nuk dihet për momentin sa kanë pushtetarët aktual mbështetjen adekuate të ushtrisë dhe rezervistëve ukrainas.

 

Burimi: RT, Reuters, BBC, AFP