Rusia

Konflikt i mundshëm ushtarak në mes Rusisë dhe Amerikës

Presidenti i Amerikës ka paralajmëruar presidentin e Rusisë mbi mundësinë e një konflikti ushtarak mes Moskës dhe Uashingtonit.

 

Barack Obama duke iu drejtuar presidentit rus Vladimir Putin e ka paralajmëruar atë se ndërhyrja në procesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë mund të rezultojë me një konflikt ushtarak mes Rusisë dhe Amerikës. Presidenti amerikan duke përdorur linjën e kuqe të telefonit, ka paralajmëruar se ligjet ndërkombëtare lidhur me luftën përfshijnë edhe veprimet kibernetike dhe Rusia do të përgjigjet për veprimet anti-amerikane të saj sipas ligjeve ndërkombëtare të luftës. Më herët Obama në kontaktet e tij me Rusinë nuk ka përdorur asnjëherë linjën e kuqe të telefonit. Barack Obama javën e kaluar ka deklaruar se ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale është konfirmuar nga CIA dhe sulmet kibernetike janë drejtuar nga qeveria ruse.