Kush ka dobi nga vrasja e ambasadorit rus në Turqi?
Turqia e para ka shpreh ngushëllime familjes së ambasadorit të vrarë rus Adrej Karlovit në Ankara. Askush nuk e ka prit një sulm të tillë, ndërsa Turqia, deri dje ishte konsideruar vend i sigurtë për diplomatët rus, dhe se likuidimi i ambasadorit rus nuk është gjë e vogël. Likuidimi terrorist i ambasadorit rus për Moskën ishte pa precedan në praktikën botërore. Vrasja e ambasadorit rus hap shumë çështje. Zyrtarët turk hulumtojnë se si kjo ka mund të ndodh, si dhe qëllimet dhe motivet e sulmit terrorist. Pse vrasësi ka shkrep nëntë plumba në Karlovin dhe pastaj iu “prezantua opinionit”? Terroristi i cili ka vrarë Andrej Karlovin ka bërtitur”Allahu ekber”,”Mos harro Halepin”, “Mos harro Sirinë”, “Gjersa vëllezërit tanë të mos jenë të sigurtë edhe ju nuk do të jeni të sigurtë”. A ishin këto porosi të deklaruara me qëllim dhe të luhej në kartën e fanatizmit fetar që të mbulohet e vërteta? A ishte paraqitja para opinionit poashtu pjesë e kësaj loje? Me siguri po. Identiteti i vrasësit flet shumë. Fjala është për ish policin nga Ankara, Mevlut Mert Alltëntash, i cili me identitetin policor dhe revolen ka hyrë në ekspozitën dhe ka shkrep në ambasadorin rus. Prapa shpinës, nga afërsia, ka shkrep në Karlovin nëntë plumba. A ishte sulm terrorist i një fanatiku islamik apo atentat i përgatitur mirë?
Drejtori i Qendrës ruse për studime orientale, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë publike Vladimir Avatkovi ka thënë:” Turqia është vendi i simbolit, Ndoshta kjo na ndihmon më lehtë të kuptojmë. Ndoshta në Karlovin nuk është shtie prapa shpine rastësisht. Ky akt mund të komentohet dyfishtë. E para, dikujt ishte e nevojshme viktima para bisedimeve ruso-turke, e dyta, sulmi ishte dashtë të kryhej prapa shpine”.
Andrej Karlovi është vrarë në vigjile të bisedimeve të rëndësishme në mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Dikush ka dashur të sabotojë këto bisedime dhe të përkeqësojë marrëdhëniet në mes Rusisë dhe Turqisë? Po, edhe pse nuk përjashtohet faktori i hakmarrjes të grupit militant terrorist të Al Nusrës i cili ka bazë të madhe të mjaftueshme radikale në Turqi. Klerikut të shquar mysliman Gylenit dhe qarqeve me ndikim në SHBA-të me siguri po, pasi që me grindjen në mes dy fuqive, Rusisë dhe Turqisë, do të ishin mjaft të dobësuara. Të përçarësh dy rival të fortë, në mes tjerash, është edhe taktika e vjetër angleze.
Bile ky version do t’i përgjigjej Erdoganit, por nuk duhet harruar se Lëvizja Hizmet e Gylenit vepron dhe ka shkolla të veta edhe në vendet e Azisë së Mesme, dhe është aktiv edhe në ish shtetet e Bashkimit Sovjetik me shumicë myslimane, prej të cilëve akoma janë në marrëdhënie shumë të mira me Rusinë. A do të kishte guxuar Fetullah Gyleni të organizojë këtë atentat dhe të rrezikojë ”punët” në vendet sikurse Uzbekistani, Taxhikistani, Kazakistani dhe Tyrkmenistani, të cilëve poashtu i kërcënon terrorizmi islamik dhe mbështeten në ndihmën e Rusisë. Në rast se është e vërteta se prapa atentatit qëndron Gyleni, kësaj here Kazakistani dhe Kirgistani nuk do të mbronin shkollat e Lëvizjes Hizmet, sikurse që ka ndodh në gusht të këtij viti me ç’rast e kanë refuzuar kërkesën e Turqisë për mbylljen e këtyre shkollave.
Sikurse përcjell portali Hizmet News, është prononcuar edhe Fetullah Gyleni, i cili nga vila e tij në Pensilvani të SHBA-ve, ka refuzuar çfarëdo lidhje me sulmin vrasës mbi ambasadorin rus Karlov, dhe këtë akt e ka quajt” akt i tmerrshëm terrorist” dhe ka bërë thirrje qeverisë turke të zbulojë të gjithë ata që kanë ndihmuar vrasësin.
Sipas redaktorit të Sputnikut në gjuhën turke, Tiral Kerimov, beson se prapa vrasjes së Karlovit qëndrojnë organizatat fetare të cilët i mbështesin islamistët në Siri. Sipas tij, radikalët turk kanë dashur të dënojnë Rusinë pasi që është përzier në konfliktin në Siri dhe kanë dashur të dënojnë atë për shkak të ndihmës dhënë Asadit.
Nuk harrohen edhe interesat e Katarit dhe Arabisë Saudite. Këto vende si përgjegjëse për atentat i sheh kryetari i “Institutit rus për Lindjen e Afërt” Jevgenij Satanovski. Satanovski beson se të gjitha versionet për qëllimin e vrasjes së ambasadorit Karlov në Ankara që të ndikohen në marrëdhëniet ruso-turke, në të vërtet janë të gabuara.”Arsyet duhet kërkuar në daljen nga qorrsokaku sirian, gjë që nuk i përgjigjet sponsorëve kryesor të luftës në Siri, Katarit dhe Arabisë Saudite. Është shumë e sigurtë se urdhërdhënësit dhe financuesit e vrasjes së ambasadorit rus janë sauditët”, konsideron Satanovski. Kjo është shumë e mundshme, në rast se përkujtojmë se nga disa burime sauditët ishin të përziera në sulmet terrorist enë Volgograd të Rusisë, para mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë. Pas këtyre sulmeve ish shefi i shërbimit sekret saudit princi Bandar bin Sulltanii ka udhëtuar në Moskë dhe ka ofruar Putinit mbrojtjen e Lojërave olimpike. Presidenti rus Putini e ka refuzuar ofertën, por e ka porosit Riadin se ”në rast se ndodh diç gjatë Lojërave olimpike dimërore në Soçi, përgjegjës do të konsideron Arabinë Saudite me të gjitha pasojat e mundshme për të”. Në të vërtetë, saudit kanë “zakon” të bëjnë shtypje në këtë mënyrë, dhe a do të zbulojë likuidimi i ambasadorit rus Karlov sponsorët eventual saudit, do të shohim.
Edhe pse është e mundshme të supozohet se saudit kanë qenë të përzier në sulmin terrorist, por vështirë është të mohohet fakti se mbrojtja e ambasadorit dukshëm nuk ishte në nivel të duhur. Pushtetarët turk dhe forcat e sigurisë nuk kanë mund të sigurojnë sigurinë e tij në kohën gjersa ishte jashtë ndërtesës së ambasadës. Përveç kësaj Karlovi ka mbajt fjalimin në kohëzgjatje prej 5 minutash, para se sulmuesi të shtijë mbi të nëntë plumba vdekjeprurëse. Shtrohet pyetja se si Mevlut Mert Alltëntash ka hyrë brenda në ekspozitë me revole në të cilin ishte edhe ambasadori rus. Ka shumë gjëra të çuditshme në tërë këtë rast, gjersa hetimi është në vijim të sipër.
Një është e sigurtë, se gjer sulmi nuk do të vinte, po të mos ketë pasur sponsor të terrorizmit në Siri. Në të vërtetë, në mes kësaj shoqërie duhet kërkuar urdhërdhënësit e këtij sulmi vrasës kundër ambasadorit rus në Ankara të Turqisë. Nga ana tjetër, sulmi nuk do të duhej të ndal procesin e normalizimit të situatës politike në Siri. Ambasadori rus Andrej Karlovi ishte padyshim viktimë e terrorizmit, por përgjigja do të jetë ndryshe. Duke parë qëndrimin e presidentit rus Vlladimir Putinit dhënë opinionit publik rus, ambasadori rus i vrarë do të hakmerret. Ku dhe si, do të dihet pasi që Kremljini të merr të gjitha informatat e mundshme, sikurse ka ndodh pas rrëzimit të aeroplanit me udhëtar kryesisht rus në Gadishullin e Sinajit në Egjipt nga sulmuesi vetëvrasës me ç’rast janë vrarë 224 udhëtar, kryesisht rus.
Burimi: Logiçno