Ditëlindja e Profeti Muhamed i bashkon myslimanët- JAVA E UNITETIT
Sot e hënë, 12 rabi'ul-aval të kalendarit hixhri kameri që përkon me 12 dhjetor, sipas një transmetimi është përvjetori i lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe fillimi i Javës së Unitetit të Myslimanëve.
Myslimanët sunitë datën 12 rabi'ul-aval dhe myslimanët shiitë datën 17 rabi'ul-aval të kalendarit hixhri kameri, e konsiderojnë përvjetor të lindjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., profetit të nderuar të Islamit. Imam Khomeini (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit i cili ishte një prej thirrësve më të mëdhenj për unitet të myslimanëve në botë, përdori këtë çështje për afrim dhe unitet të të gjithë myslimanëve pavarësisht se cilit medhëheb i përkasin ata. Prandaj periudhën kohore mes këtyre dy datave (12 deri 17 rabi'u-alval) e ka emëruar "Javë të Unitetit Islam". Kjo javë është një rast i çmuar për të shqyrtuar nevojën për unitet dhe solidaritet të botës islame, sidomos në këtë kohë me plotë trazira. Nëse myslimanët ndjekës të medhëhebeve të ndryshme kanë mendime të ndryshme në lidhje me disa çështje dhe dispozita fetare, mirëpo ata kanë shumë të përbashkëta si besimi në Zotin Një, në një Libër Qiellor, në një Profet dhe në Kiblen e shenjtë. Myslimanët gjithashtu kanë qëndrime të njëjta edhe në kryerjen e shumë adhurimeve dhe ritualeve të rëndësishme si namazi, agjërimi, Haxhi, zekati etj.. Me këtë rast Radio Televizioni i Republike të Iranit uron Javën e Unitetit Islam për të gjithë myslimanët kudo që të jenë në botë.