Iraku

Forcat irakiane kanë zbuluar burgun e dytë të ISIS-it në qendër të Mosulit

Forcat anti-terroriste të Irakut zbuluan një burg të dytë të ISIS-it në Mosul, ku grupi terrorist ka mbajtur dhe torturuar shumë të burgosur.

Ali Muhsin, një oficer nga forcat e anti-terrorizmit, tha të hënën se forcat e tyre kanë zbuluar burgun e dytë të paraburgimit të ISIS-it gjatë një operacioni ushtarak në Mosulin lindor.

"Forcat tona arritën të zbulojnë një tjetër burg të organizatës ISIS gjatë operacioneve të pastrimit në lagjen al-Zuhur në Mosulin lindor", tha ai

Megjithatë, burgu ishte bosh, nuk kishte të burgosurve, tha ai, duke vënë në dukje se burgu është i përbërë nga dhjetëra qelitë të izolimit, si dhe një sallë shumë të madhe për të paraburgosurit të caktuar të cilët ishin torturuar me goditje elektrike.

Trupat  kanë gjetur një sasi të madhe të dokumenteve brenda burgut sidomos listat e emrave të të paraburgosurve dhe personave të kërkuar, shtoi ai.

Forcat irakiane më herët e paten zbuluar një ndërtesë e cila ishte përdorur nga militantët si një vend të paraburgimit në Mosul.

Burimi: Bas News