Garat Kur’anore Ndërkombëtare të Tunizisë synojnë nxitjen e vëllezërisë
Ministria e Çështjeve Fetare e Tunizisë tha se Garat Nërkombëtare të Kur’anit në Tunizi synojnë të promovojnë mësimin e Kur’anit dhe mësimin përmendësh të Kur'anit në botën arabe dhe muslimane.
Sipas faqes të internetit të ministrisë, ajo gjithashtu kërkon për të rritur vëllazërinë në mesin e pjesëmarrësve dhe për të nderuar veprimtarët e Kur'anit nga vende të ndryshme.
I njohur si Çmimi i Tunizisë, Garat Kur’anore Ndërkombëtare organizohet çdo vit në dy kategoritë, në kategorinë e këndimit të Kur’anit dhe në mësimin përmendësh të Kur'anit.
Garat Kur’nore Ndëkombëtare janë planifikuar të mbahen në janar të vitit 2017, por u shtyen deri në muajin mars.
Tunizia nuk e ka shpallur ende datën e saktë të Garave Kur’anore , por ka publikuar rregullat dhe kushtet për pretendentët.
Sipas rregulloreve, ata që garojnë për kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit duhet të jenë hafizë të tërë Kur'anit.
Kënduesit e Kur’anit, ndërkohë, nuk duhet të jenë në mesin e kënduesve të të njohur të Kur'anit ndërkombëtarisht ose në vendin e tyre.
Kufiri i moshës për pjesëmarrësit në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit është midis moshës 15 dhe 25. Kurse për kënduesit e Kur’anit është nga 20-të deri në 40-të vjeç. .
Republika Islamike e Iranit është në mesin e vendeve që dërgon përfaqësues në këtë shtet të Afrikës së Veriut për të marrë pjesë në ngjarjen e saj Kur'anore Ndërkombëtare.
Në vitin 2014, Mahmoud Novruzi nga Irani fitoi vendin e tretë në kategorinë këndimit të Kur’anit në Garat e 4-ta Kur’anore Ndërkombëtare.
Burimi: IQNA News