Fjalimi i imam Hameneit në Konferencën e Unitetit Islamik
Udhëheqësi i revolucionit islamik të Iranit në takimin me zyrtarët dhe mysafirët e konferencës së 30-të të Unitetit Islamik në Teheran përveç tjerash ka theksuar:” Sot në rajon janë konfrontuar dy vullnete,”vullneti për unitet” dhe”vullneti për ndarje”, dhe në këtë çast të ndijshëm, mbështetja në Kur’an dhe doktrinën profetike të dërguarit fisnik Muhamedit a.s, është sikurse ilaç për bashkim, dhe kjo është zgjedhje për problemet e sotshme të botës myslimane.
Ajetullah Hamenei politikën dhe veprimet e anglezëve në dy shekujt e fundit i ka cekur si burim i të keqes dhe vuajtjeve për popujt e rajonit, dhe ka cekur:”Ditëve të fundit britanezët në mënyrë të paturpshme e kanë quajtur Iranin si kërcënim rajonal, ndërsa të gjithë e dinë se përkundër këtyre akuzave, britanezët kanë qenë gjithmonë burim i kërcënimeve, korrupsionit , rrezikut dhe vuajtje për popujt e rajonit të Azisë”. Lideri i revolucionit islamik duke përkujtuar në përpjekjet e përditshme dhe të arrogancës dhe kolonializmit në krijimin e përçarjes dhe dobësisë së myslimanëve, dhe ka shtuar:” Bota islamike sot është e ballafaquar me probleme të shumta dhe vuajtje, dhe se” uniteti, sinergjia, bashkëpunimi dhe tejkalimi i dallimeve fetare dhe intelektuale, si dhe ngjashmërive të shumta islame” janë zgjidhjet për problemet dhe vuajtjet”. Ajetullah Hamenei ka theksuar:” Në rastin e unitetit të popujve islamik dhe shteteve, amerikanët dhe sionistët do të humbin aftësinë e imponimit të vullnetit të tyre mbi myslimanët, dhe se komploti për dërgimin në harresë të çështjes palestineze do të mbesin të pasuksesshme”.
Ai sulmet dhe vrasjet e myslimanëve që nga Mianmari, në lindje të Azisë e gjer në Nigeri në perëndim të Afrikës, konfliktet e myslimanëve në rajonin shumë të rëndësishëm në perëndim të Azisë i ka quajtur rezultatin e komplotit dhe krijimin e përçarjes nga ana e fuqive arrogante dhe shtoi:” Në situatën e këtillë , amerikanët dhe britanezët, si dy anët e gërshërëve, janë të implikuar drejtpërsëdrejti në shkaktimin e konflikteve në mes myslimanëve”. Lideri i revolucionit islamik unitetin e ka quajt nevojë më primare të gatishmërisë së botës islame dhe shtoi:” Të gjitha rrymimet islame, qoftë sunitët, qoftë shiitët, duhet të shmangin konfliktet, dhe se Kur’anin dhe pejgamberin fisnik Muhamedin a.s duhet të marrin si kornizë për bashkim dhe solidaritet”.
Burimi: sahartv.ir