Sulm terrorist në Kajseri të Turqisë
Më së paku 14 ushtar turk janë vrarë në sulmin e sotshëm me bombë në qytetin turk Kajseri, në Turqinë qendrore, me ç’rast bombarduesi e aktivizoi automobilin me bomba në afërsi të autobusit në të cilët gjendeshin ushtarët të cilët kishin dalë në qytet me leje për të vizituar. Ministri i punëve të brendshme të Turqisë Sylejman Sojlu ka deklaruar se janë plagosur edhe 55 vetë, në mesin e të cilëve 6 vetë janë në gjendje kritike. Ministri Sojlu ka mbajt një konferencë për shtyp në Kajseri, me ç’rast ka dërguar ngushëllime familjeve të të vrarëve, dhe ka shtuar se po punohet në identifikimin e të vdekurve ë sulm. Gjer tani janë të njohur identiteti i tetë ushtarëve “.
Televizioni turk NTV ka lajmëruar më parë se autobusi i ka transportuar ushtarët dhe civilët jashtë detyrës, dhe se gjer te eksplodimi ka ardhur në afërsi të stacionit të autobusëve në kampusin e Universitetit të Kajserisë. Në inqizimet e para televizive shihen rrënojat e autobusit me tym. Burimet e sigurisë kanë kumtuar se veturat e ambulancave janë dërguar në vendin e ngjarjes. Mediat turke lajmërojnë se autobusi ishte në posedim të ndërmarrjes urbane të vet qytetit, por që i ka transportuar ushtarët turk të cilët kishin marrë leje që të jenë të lirë për shëtitje në qytet.
Presidenti turk Rexhep Tajib Erdogani ka deklaruar se PKK-ja është përgjegjëse për sulmin me automobil bombë kundër autobusit me ushtarët turk në Kajseri me ç’rast janë vrarë 14 vetë dhe janë plagosur rëndë e lehtë 55 persona. Erdogani ka thënë se organizata terroriste separatistë kurde PKK-ja është përgjegjëse për sulm, dhe se ky sulm nuk ka lidhje me situatën aktuale në Irak dhe Siri.
Kajseri është një qytet në mes të Turqisë, një zonë kyçe industriale, i cili gjer tani konsiderohej zonë e qetë. Gjendet në perëndim të zonës juglindore në të cilët gjatë muajve të kaluar ka pas luftime në mes guerilëve kurd dhe forcave ushtarake dhe policore të sigurisë. Gjer te sulmi më i ri ka ardhur vetëm 7 ditë pasi që në sulmin e dyfishtë me bomba të ekstremistëve kurd të PKK-së para stadionit në Stamboll me ç’rast janë vrarë 40 njerëz dhe janë plagosur më së paku 100 njerëz.