İran

Imami Sunni: Bashkimi, kërkesa më e madhe e Botës Muslimane

Imami musliman sunni, Mamusta Mulla Ghader Ghaderi,
Imami musliman sunni, Mamusta Mulla Ghader Ghaderi,

Udhëheqësi, imami sunni  ka theksuar solidaritetin dhe shmangien nga  përçarje si kërkesa më e madhe e Botës Muslimane në kohë e sotme.

 Imami sunni, Mamusta Mulla Ghader Ghaderi, mori pjesë në ceremonitë për përvjetorin e lindjes së Profetit Muhammed (a.s.) dhe Javës së Unitetit Islamik duke thënë se emri i Profetit Muhammedi  (a.s.) na përkujton gjithmonë bekimin, mirësinë, vëllazërinë, moderimin dhe shmangien nga dhuna, intrigat dhe ekstremizmi.

Ai theksoi  se të gjitha festat në Islam, duke përfshirë edhe namazin e Bajramit, nanazin e xhumasë dhe tubimet tjera islamike kanë  porosi për t’u bashkuar muslimanët dhe muslimanët të njohin njëri-tjetrin dhe çështjet në Botën Islame. 

Ai iu referua ceremonive në përvjetorin e lindjes së Profetit Muhammed (a.s.) si një paraqitje në stilin e jetës së profetit të Islamit dhe zgjerimin e mirësisë duke thënë:

"Rezultati i këtyre festimeve duhet të hedhë  dritë mbi karakterin e lartë të Profetit Muhammed (a.s.) , lavdinë, nderin e Islamit. "

Imami i namazit në qytetit Paveh shprehu keqardhje në lidhje me krizën e tanishme në Botën Islame  dhe për masakrat,  shkatërrimet dhe pasigurinë në shtetet islamike dhe se fuqitë koloniale dhe arrogante marrin vendime për muslimanët. 

Ai bëri thirrje për vigjilencën e muslimanëve për të parandaluar depërtimin e armiqve në çështjet tona të brendshme.

Imam Mamusta Ghaderi iu referua edhe ndikimeve të Javës së Unitetit Islamik në nxitjen e lidhjeve në mes komuniteteve muslimane Shiite dhe komuniteteve muslimane sunnite dhe theksoi: "Objektivat e këtij solidariteti nuk duhet të kufizohen në një javë  sepse do të humbasin efektet e saj."

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)