Dijetari nga Shtetet e Bashkuara në Konferencën e Studimeve Kur'anore në Mashhad, Iran
Profesor i filozofisë, amerikani Oliver Leaman do të jetë në mesin e folësve në një konferencë ndërdisiplinore të studimeve Kur'anore në qytetin e shenjtë, në Mashhad, në Iranin verilindor.
Ai do të marrë pjesë në konferencë dhe do të shërbejë si anëtar i komisionit shkencor.
Oliver Leaman është profesor i filozofisë dhe studimeve hebraike në Universitetin e Kentucky-t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka doktoruar në Universitetin e Kembrixhit në vitin 1979 dhe ka shkruar vepra të shumta për historinë dhe filozofinë e fesë dhe është veçanërisht i interesuar për Islamin, filozofinë hebreje dhe Lindore.
Ai është gjithashtu redaktor i " Kur'ani: Një Encyclopedi", i cili u botua në vitin 2006.
Konferenca Ndërkombëtare për Studime Ndërdisiplinore Kur'anore do të mbahet në janar, 31-2 shkurt 2017, në Mashhad, Iran.
"Themelet Metodologjike të Studimeve Ndërdisiplinore Kur'anore 'dhe' Kur'ani dhe Shëndeti janë dy pjesët e kësaj ngjarje shkencore.
Ata që dëshirojnë të marrin pjesë me kumtesa mund të vizitojnë në kë adresë www.muslimstudents.ir/research.
Konferenca do të organizohet në harmoni me Garat e 6-ta Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Musliman.
Burimi: IQNA News