Palestine

Sipas udhëzimeve të Netanyahut, javën e ardhshme do të prishen me dhjetra shtëpi që u përkasin palestinezëve

Sipas burimeve që vijnë nga regjimi pushtues, në përputhje me udhëzimin e lëshuar nga kryetari i shtetit të këtij regjimi pushtues, Benjamin Netanyahu javën e ardhshme do të fillojë shembja e qindra shtëpive të palestinezëve që u pushtuan nga ky regjim në vitin 1948.

Sipas lajmit që u publikua nga faqja e internetit 0404, në pronësi të këtij regjimi pushtues është informuar se këto shatërrime do të përqëndrohen fillimisht në Ummu’l-Fahm’a, Vadi Are, El-Muselles, Kuts dhe En-Nakab.

Sipas lajmit të publikuar, thuhet se fillimisht, duke ndjekur udhëzimin e lëshuar nga Netanyahu do të shemben 47 shtëpitë që nuk janë të legalizuara, kryetari i shtetit ka marrë këtë vendim për të zbutur sado pak zemërimin e hebrenjve për shkak të zhbrazjes së zonës së Amonas, në afërsi të Ramallahut, e cila ishte e banuar nga hebrenjtë.  

Netanyahu, ka kërkuar që të përshpejtohet vënja në jetë e planit për shembjen e shtëpive të palegalizuara të palestinezëve që janë të vendosura në territorin palestinez dhe Kuts, të cilat u pushtuan në vitin 1948 nga hebrenjtë.

Në thirrjen që Netanyahu i ka bërë qeverisë dhe instancave të saj më të larta për përshpejtimin e planit për shembjen e shtëpive të palegalizuara, ka kërkuar që ky plan të përshpejtohet veçanërisht në shkatërrimin e shtëpive në Kuts dhe En-Nakab.

Regjimi pushtues sionist, në mënyrë që t'i bëjë palestinezët të vuajnë, të pranojnë pushtimin, ose t'i detyrojë ata që të largohen nga territoret e tyre i bën presion atyre presion duke mos u dhënë leje për ndërtimin e shtëpive.