Dr. Sadullah Zarei ka bërë vlerësimin e operacioneve dhe rezultateve në Aleppo
Ka pretendime se ish mbreti i Arabisë Saudite ka shpenzuar 200 miliardë dollarë për ndryshimin e udhëheqjes siriane. Në të njëjtën mënyrë, në këtë çështje kanë harxhuar para të shifrave të mëdha edhe Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa tani nuk iu ka mbetur të bëjnë asgjë tjetër veçse të shohin dhe të pranojnë humbjen e aksit që kanë mbështetur.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadullah Zareika folur për faqen e internetit Al-Waght, në lidhje me çlirimin e qytetit të Alepposnë Siri nga terroristët. Zarei, i cili ka thënë se ngjarjet më të fundit në lidhje me zhvillimet në Aleppo janë pjesë e shkallës së fundit të tre fazave të operacioneve të përgatitura, është shprehur se në fazën e parë që nuk kishte një periudhë kohore të përcaktuar janë zhvilluar operacione të përmasave mesatare, në fazën e dytë që po kështu nuk kishte një periudhë kohore të përcaktuar janë zhvilluar operacione të përmasave të mëdha, ndërsa në fazën e tretë, një periudhë kohore që ende nuk ka mbaruar po zhvillohen operacione të përmasave mesatare. Zari ka theksuar faktin se ishte faza e fundit ndër këto tre faza që e çoi aleppon drejt çlirimit nga terroristët.
Analisti politik, i cili ka komentuar në lidhje me operacionet që po zhvillohen gjatë muajit të fundit në Aleppo dhe për elementë të tjerë rreth tyre ka folur për ndikuesit e brendhsëm dhe të jashtëm në gjarjet që janë zhvilluar në Siri.
Alwaght: A mund të na informoni në lidhje me strategjikë teknike që janë përdorur në operacionet e organizuara për çlirimin e Aleppos dhe për udheheqjen ushtarake dhe të sigurisë së këtyre operacioneve?
- Gjatë tri viteve që kemi lënë pas Aksi i Rezistencës ka luajtur një rol të rëndësishëm parësor në Aleppo. Udhëheqja siriane dhe aksi i Rezistencës kanë punuar në një plan të përbashkët në çlirimin e Aleppos. Është e mundur që këtë periudhë ta ndajmë në tre faza kryesore.
Faza e parë e këtij plani përmbledh operacionet e përmasave të mëdha të organizuara nga aksi i Rezistencës me ndihmën e Ushtrisë Siriane, Fuqive kombëtare të Mbrojtjes, luftëtarët e Hizbullahut dhe forca të tjera të rajonit që kishin ardhur në mbështetje. Si shembuj të realizimit të këtyre operacioneve të fazës së parë vlen të përmendim përplasjet me terroristët që janë zhvilluar në Kusair dhe Jabrud.
Nga fitorja modeste që u arrit nga operacionet e kësaj faze si rezultati më i rëndësishëm që është përftuar është pengimi i terroristëve për të përparuarnë territore të tjera, duke i prerë dhe bllokuar kështu rrugën e përparimit Frontit Nusra si dhe grupimeve të tjera të ngjashme.
Ndërsa gjatë fazës së dytë, kemi dëshmuar se është rritur ndjeshëm numri i ushtarëve që kanë marrë pjesë në operacionet me qëllim që t'i japin fund luftës në Aleppo, të çlirojnë përgjithmonë qytetin dhe që të zhdukin totalisht grupetterroriste. Operacionet e kësaj faze të dytë kanë filluar kur grupimet terroriste, përveçse në Idlib kanë filluar që të përparojnë në rajone të këtilla si Sahna dhe Tedmur. Gjatë këtyre operacioneve ka marrë pjesë dhe Rusia. Pavarësisht faktit se gjatë këtyre operacioneve është bërë e mundur që t'i jepet një goditje e fortë grupeve të tilla si Frontit Nusra, Ahrarush Shamit dhe Xhejshul Islam nuk mund të themi se këto operacione kanë sjellë rezultatin e pritshëm.
Ndërsa faza e tretë dhe e fundit filloi pothuajse një vit më parë. Edhe pse gjatë operacioneve të kësaj faze të fundme u ul ndjeshëm përdorimi i forcave njerëzore, u përdor një strategji i intensifikimit të përdorimit të forcave të mbetura. Ndërsa përsa i përket strategjive teknike ushtarake, në vend të operacioneve me përmasa të mëdha të cilat nuk mund të ndiqeshin më pas me të njëjtën fuqi, janë zhvilluar operacione më të vogla por të të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Duke përfituar nga përvoja që kishin arritur të përftonin gjatë operacioneve të fazave paraprake u morr vendimi që të zhvilloheshin operacione të vazhdueshme dhe jo të ndërprera. Këto operacione janë zhvilluar pa krijuar boshllëqe qofë edhe për një ditë të vetme.
Për t'i bërë ballë lodhjes së trupave ushtarake gjatë operacioneve të kësaj natyre të strategjisë ushtarake ishte e nevojshme që vazhdimish të shtohej numri i burimeve njerëzore. Në këtë fazë janë përdorur teknikat më të mira ushtarake dhe elementët më të talentuarë ushtarakë.
Gjatë periudhës kohore prej 5 viteve, Aksi i rezistencës kishte atrritur të fitonte eksperiencën e nevojshme për të luftuar kundër grupeve terroriste.
- Përse forcat e Rezistencës i kanë dhënë përparësi duke u përqëndruar totalisht, spastrimit të përgjithshëm të Aleppos nga terroristët?
- Për Aksin e Rezistencës, spastrimi i përgjithshëm i Aleppos nga grupimet terroriste është pranuar si një simbolikë e çlirimit të të gjithë sirisë. Për këtë arsye të gjitha forcat janë përqëndruar ndjeshëm në çlirimin e këtij qyteti. Janë preferuar 3 mënyra për realizimin e këtyre operacioneve. Mënyra e parë ishte vënja në jetë e operacioneve ushtarake. Më pas u morr vendimi që edhe ushtria siriane të ndërhyte më fuqishëm në operacionet e organizuara në Rakka dhe Deir ez-Zor.
Nga ana tjetër, edhe Rusia kishte shprehur dëshirën që, më shumë se kundër Frontit Nusra të mund të zhvillote operacione kundër ISIS-it. Sepse Fronti Nusra përbëhej nga forca vendase. Për këtë arsye, më shumë se Nusrasn, Rusia shihte ISIS-in si kërcënim. Megjithatë, Gjenerali Kasim Sulejmani ishte i mendimit se të gjitha grupet terroriste, duke përfshirë Nusran dhe ISIS-in do të pësonin një goditje fatale nga operacionet e organizuara në aleppo.
Ndërsa hapi i dytë që ndërmorri Aksi i Rezistencës për ,clirimin e Aleppos ishte mundësimi i një koordinimi të përbashkët të zhvillimeve politike që gjendeshin në Siri me operacionet ushtarake. Këto hapa u intensifikuan edhe më shumë në Aleppo. Duke u nisur nga ky hap, Rusia ka organizuar konferenca dhe aktivitete të tjera të shumta që qeverisja siriane të qënrojë solide dhe të vazhdojë luftën kundër të gjitha grupeve terroriste si Fronti Nusra. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha financiare që këto aktivitete kërkonin, ato nuk u ndërprenë por vijuan gjatë gjithë kohës.
Ndërsa përsa i përket fazës së tretë, Aleppo duhe që të çlirohej nga operacionet e njëpasnjëshme pa ndërprerje që po zhvilloheshin. Siria e vendosur që do t'i mundte grupet terroriste për të mos qënë më pala humbëse në luftë filloi operacionet e emëruara si Nasr 2. Në linjë me këto planifikime të ndërhyrjes njëherë e përgjithmonë në frontin e Aleppos dhe shkatërrimin e të gjitha grupeve terroriste atje kanë vijuar operacionet për një muaj të tërë. Me hapjen e një territori të këtillë në Aleppo u hap rruga për në gjithë pjesën linore dhe u bë e mundur që shumë grupe terroriste të shkatërroheshin gjerësisht.
Në këtë pikë, çlirimi i Aleppos mund të pranohet strategjikisht si çelsi i çlirimit të gjithë Sirisë. Pas kompletimit të të gjithë operacioneve në Aleppo, ISIS dhe Nusra as nuk do të mund më që të ëndërrojnë për një fitore. Dhe nuk do të bëhen më thirrje në të katër cepet e botës për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr bga Basharassadi. Fitorja në Aleppo do ta ulë ndjeshëm entuziazmin e grupeve të armatosura terroriste. Nëse arrihet që brenda një kohe të shkurtër të përmbushen edhe fazat e tjera të çlirimit të Sirisë atëherë Aleppo o të kthehet plotësisht në duart e qeverisë në aspektin ushtarak, të mbrojtjes, të sigurisë dhe të gjithë fushave të tjera si ato ekonomike. Mbrojtja e Aleppos është një çështje jetësore për Sirinë.
- Si vlerësoni rëndësinë e fitores së arritur në Aleppo?
Qëllimi më i madh dhe lëvizja më e rëndësishme për grupet terroriste ka qënë Aleppo. Për këtë arsye, ndërsa po intensifikoheshin gjithnjë e më shumë sulmet e grupeve terroriste në Aleppo, në të njëjtën kohë po shtohej gjithnjë e më shumë prania e shteteve që i mbronin interesate tyre, të këtilla si Turqia, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika e të tjerë. Për këtë arsye kemi parë se lufta në Aleppo ka qënë një përplasje e dy akseve të kundërta. Nisur nga kjo situatë, aksi që do të arrinte të siguronte fitoren në Aleppo do të regjistronte një fitore në të gjithë rajonin duke konsoliduar fuqinë e saj mrojtëse dhe ushtarake.
Janë publikuar shumë artikuj në lidhje me këtë situatë. Ndërsa Merkel flet për skenarin e tmerrshëm të Aleppos, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar këtë ngjarje si një problem i tmerrshëm i të drejtave të njeriut. Në mbedhjen e Këshillit të Sigurimit flitej se në Aleppo pritej një masakër njerëzore e përmasave të genocidit. Ndërsa, Erdogani, duke shkelur çdo ligj dhe zakon ndërkombëtar ka pranuar se ka hyrë në Siri për të rrëzuar udhëheqjen e Assadit në Siri. Po kështu, ehe Arabia Saudite ka notuar në të njëjtat ujëra duke bërë deklarata të ngjashme dhe duke mbështetur grupet terroriste me nismën "Vah Islami" kundër ushtrisë siriane. Të gjitha këto zhvillime tregojnë se kjo nuk është thjesht një çështje e çlirimit të qytetit të Aleppos, por është një përplasje në luftën e aksit të Rezistencës kundër aksit Amerikan me një rëndësi të madhe gjeopolitike në gjithë botën.
Stimuluesit kombëtar dhe sektarist në luftën e Aleppos janë në një gjendje më të zbehur sesa elementët në rajonet e tjera. Për shembull, në qytetin e Idlibit, për shkak të vendosjes së Sanxhakut të Skënderit atje ekzistojnë përplasje të forta me natyre kombëtare. Ndërsa në periferitë e damaskut, po kështu edhe të qyteteve të tjera sui Humus dhe Kuneitera ndihen stimulues të natyrës sektariste. Këto dy rajone janë rajone që për nga vendosja e tyre mbartin një rëndësi kombëtare për Hizbullahun.
Por nga ana tjetër, Aleppo, i cili ndodhet në kufi me Turqinë dhe është emëruar si një zonë sunni nuk paraqiste të njëjtën situatë si vendet e tjera. Sepse Aleppo ka qëndruar neutral kundrejt konflikteve me baza nacionale dhe religjoze (sektare). Pavarësisht gjithë këtyre, Turqia ka luajtur një rol shumë të madh për të krijuar kushtet e nevojshme logjistike në një vijë kufitare prej 500 km mes saj dhe Aleppos për të ndihmuar grupimet e armatosura. Kjo gjë mund të vlerësohet si diçka e dëmshme që ka ndikuar ndjeshëm në vshtrsimin e luftës në Aleppo. Të gjithë grupet terroriste të armatosura në Siri mbështeten nga Turqia nëpërmjet rrugës kryesore al-Kastilla që kalon nga Turqia në Aleppo.
Sipas strategjive të Amerikës, Arabisë saudite dhe Turqisë, Aleppo duhet të shndërrohej në burimin kryesor që do të vendoste ndryshimin në Siri. Këto fuqi patën planifikuar që të ndërtonin një zonë ku do të ndalohej fluturimi në Aleppo. Kështu Aleppo do të kthehej në vendin e parë të "çliruar" nga Siria dhe do të udhëhiqej nga sunitë e fuqive Arabo-perëndimore. Megjithatë, operacionet luftarake në emër të fesë të Aksit të Rezistencës i bënë këto plane të mbeteshin në letër për të mos u arritur kurrë.
Të gjitha këto gjëra na nxjerrin në pah se si të gjitha fuqitë i kishin përqëndruar strategjitë e tyre ushtarake dhegjeopolitike tek Aleppo.
- Cila është analiza juaj në lidhje me ndikueshmërinë që do të kenë rezultatet e arritura në Aleppo në rang ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar të Sirisë?
- Përsa i përket këndvështrimit të brendshëm kombëtar, fitorja e Sirisë në Aleppo është shndërruar në arsye të madhe festive për popullin e saj. Sepse kjo fitore kalëshuar sinjalet se së shpejti do të arrihet që të shkatërrohen edhe grupimet terroriste që ndodhen të zona të tjera brenda territorit sirian. Për këtë arsye, popullsia e gjendur në rajone të këtilla si Idlib, Dera, Deir ez-Zor dhe Kuneitra kanë treguar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar qeverinë në luftën kundër terroristëve që gjenden në qytetet e tyre. Terroristët që tani janë duke humbur gjithnjë e më shumë fuqinë e tyre , nga pamundësia për të rekrutuar elementë të rinjë dhe nga pamundësia e dukshme për të shënuar ndonjë fitore dalë nga dalë do të humbin edhe mbështetjen që merrnin deri më tani nga jashtë.
Ndërsa nëse flasim për ndikimin rajonal, çlirimi i aleppos do ta vendosë Turqinë nënjë pozicion të vështirë. Sepse ushtria siriane e cila arriti të çlirojë Aleppon tashmë ia ka vënë syrin territoreve që Turqia pati pushtuar vetëm për shkak të rriskut që kishte për të humbur pozicionin e saj në rajon, dhe ato janë të rradhës për t'u çliruar.
Për këto arsye jam i mendimit se këto ngjarje do të fillojnë të neutralizojnë fuqinë e Erdoganit brenda territorit sirian. Megjithatë, Erdoganit tashmë iduhet që të ndryshojë objektivat e tij primare, duke qënë se fillimisht syrin ia kishte vënë Aleppos. Çlirimi i Aleppos e ka nxjerrë jashtë loje qëtë objektivë të Turqisë, pikërisht për këtë arsye Erdogani u detyrua që të ndryshoqë objektivat e tij në lidhje me formësimin e pjesmarrjes së tij në politikat e ardhshme në lidhje me Sirinë, duke ndryshuar edhe deklaratat e tij në lidhje me këto qëllime.
Ndërsa Risa ka luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e Aleppos. Ajo do të mundohet të përfitojë nga kjo situatë për të rritur rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Në deklaratat e tij të fundit Putin i ka shprehur presidentit të zgjedhur të ShBA-së Trump se tashmë ka përfunduar sistemi i një polarizuar dhe se tashmë ndodhemi në një sistem me shumë pole të ndryshme dhe të kundërta dhe kjo është një shenjë që Rusia ka filluar të fitojë pozicionin e saj të vjetër. Duke u pikënisur nga deklaratat e Putinit duhet thënë se, pas arritjes së çlirimit të Aleppos roli rajonal dhe ndërkombëtar i Rusisë do të rritet ndjeshëm.
Ekziston edhe një pikë tjetër të cilës duhet t'i kushtojmë rëndësi në çështjen e Sirisë. Rusia u bë pjesë e dosjes së sigurisë së Sirisë pasi u bë e ditur se prezenca e Assadit do të ishte e pandryshueshme. Ndërsa Irani dhe aleatët e tjerë rajonal janë bëtë pjesë e operacioneve në terren në Sirisë që në kohën kur ishte ende në rrezikshmëri të madhe rrëzimi i Assadit nga pushteti. Megjithatë, pavarësisht jithë kësaj nuk mund të mohojmë faktin se Rusia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në siri
Dhe kështu me çlirimin e Aleppos, Katari, Emitratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kanë dalë humbëse në politikën rajonale. Sepse këto shtete ndërmorrën veprime me kosto të larta financiare, por nuk arritën të nxirrnin frytet prej tyre.
Ka pretendime se ish mbreti i Arabisë Saudite ka shpenzuar 200 miliardë dollarë për ndryshimin e udhëheqjes siriane. Në të njëjtën mënyrë, në këtë çështje kanë harxhuar para të shifrave të mëdha edhe Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa tani nuk iu ka mbetur të bëjnë asgjë tjetër veçse të shohin dhe të pranojnë humbjen e aksit që kanë mbështetur.
Ndërsa goditja më e madhe që morën këto tre shtete që përmendëm (Katari, Arabia Saudite dhe Turqia) është humbja morale. Kjo gjendje do vazhdojë bashkë me rezultatet që solli për një kohë të gjatë. Kjo humbje morale nuk do të harrojnë edhe pasi të kalojnë shekuj. Ashtu siç edhe 200 vjet pasi u dogj Roma gjatë kohës së perandorisë romake, kjo gjë nuk është harruar ende, ehde këto ngjarje nuk do të harrohen kurrë. Apo si presioni moral në të cilin gjenden ende gjermanët për shkak të sulmeve që pati bërë ushtria naziste mbi popujt. Si është e mundur që një vend arab, duke u fshehur nën flamurin e nacionalitetit arab sulmoi një tjetër vend arab? Si është e mundur që jë vend i pasur të sulmojë një vend të varfër? Si është e munur që Arabia Saudite, një vend musliman ka bërë aleancë me vende të tjera jo muslimane për të sulmuar një tjetër vend musliman? Kjo është një goditje morale që kanë marrë Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara arabe, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit persik dhe grupime të tjera të kësaj natyre. Sudni që ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi për më shumë se 30 vite me Iranin nuk mundi ta zgjaste as një vit bashkëpunimin e Arabinë Saudite. Pra kjo është një nga humbjet morale të Arabisë Saudite. Udhëheqja e Rahadit do të përballet me një rezistencë shumë të madhe të popullit të Irakut dhe kështu Arabia Saudite do të detyrohet që ta paguajë shtrenjtë financiarisht këtë gjë në gjithë rajonin.
- Nëse do të vlerësonim ngjarjet e fundit të zhvilluara në Amerikë dhe politikën e Trumpit, si e vështroni pozicionimin e mëtejshëm të Amerikës në çështjen e Sirisë?
Trumpi vendosi të qëndrojë neutral në çështjen e Sirisë, i vetëdijshëm se nuk do të mund të korrte asnjë fitore nga kjo situatë. Trumpi ka deklaruar se politikat e ndjekura nga Bushi dhe Obama në rajon kanë bërë që ata të dështojnë në çështjen e Sirisë. Për të mos i sjellë Amerikës një humbje të re, Trumpi i cili është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me Rusinë dhe Iranin në çështjen e Sirisë është shprehur se dëshiron që ta lehtësojë sado pak dhimbjen e popullit sirian dhe do të pengojë shpenzimin e vazhdueshëm të parave të amerikanëve në këtë çështje.
Duket se këta deklarata të Trumpit flasin qartë për zgjarsinë dhe dinakërinë e tij. Kreu i Shteteve të Bashkuara është shprehur se do t'i tradhtojë strategjitë e vjetra të vendit të tij në lidhje me rajoni, duke qënë se fillimisht është e pamundur që të ndiqet vazhdimësia e strategjisë politike të Obamës, randaj këto trategji ka ardhur koha të braktisen.
Burimi: Medya Şafak