Hamasi dënon shpërthimin e bombës në Kajro, e përshkruan atë si "një akt kriminal"
Lëvizja e Rezistencës Islamike, Hamas, ka dënuar shpërthimin e bombës në kompleksin e Katedrales Kopte në kryeqytetin e Egjiptit, në Kajro, të dielën në mëngjes.
Lëvizja tha në një deklaratë për shtyp të dielën në mbrëmje se shpërthimi që la dhjetëra viktima ishte "një akt kriminal".
Ajo tha se akte të tilla që kanë në shënjestër civilët synojnë përzierjen e lamshit në rajon dhe nxisin valë të akuzave dhe kundër akuzave, prej kësaj përfitojnë vetëm armiqtë e arabëve dhe muslimanëve.
Hamasi ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin egjiptian, duke u lutur që Allahu do të të ruajë Egjiptin dhe popullin e tij.
Shpërthimi vrau 26 persona dhe plagosi shumë të tjerë.
Burimi: The Palestinian Information Center