Imami sunit përshëndet Javën e Unitetit Islam
Imami sunit iranian përshëndeti Javën e Unitetit Islam duke theksuar domosdoshmërinë e rritjes së solidaritetit mes muslimanëve.
Mamusta Abdul Rahman Khudai, Imami i Namazit të Xhumasë në Sanandaxh të xhumanë në hytbe, në predikimin e tij javor, ftoi muslimanët nga sferat e ndryshme të jetës që të kenë vëmendje të veçantë për mesazhet e Javës së Unitetit Islam dhe ka theksuar me këtë rast se kjo është një mundësi për të dëshmuar paqen dhe vëllazërinë e muslimanëve për njerëzit e botës, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).
Ai e quajti Unitetin Islamik si një pengesë serioze kundër intrigave armiqësore, dhe kërkoi nga muslimanët të qëndrojnë vigjilentë ndaj çështjes kryesore.
Imami ka përshëndetur frymëzuesin e ndjerë, Imam Humejnin (r.a.) që ka forcuar shtyllat e Unitetit Islamik duke e caktuar javën në harmoni me javën e përvjetorit të lindjes së Pejgamberit, Muhammed (a.s.) si Javës e Unitetit Islam dhe tha se të gjitha kapacitetet duhet të angazhohen për të forcuar bazat e solidaritetit Islamik.
Imami i Namazit të Xhumasë në Sanandaxh vlerësoi gjithashtu me rastin e Javës së Unitetit Islamik si një rast për muslimanët për t’u njohur edhe me rryma të tjera Islame dhe të paraqesim shembull jetës Muhammedin (a.s.).
Ai vuri në dukje solidaritetin si çelës për fitoren e muslimanëve ndaj komploteve armiqësore dhe Javën e Unitetit Islamik si mundësia më e mirë për të dëshmuar natyrën paqësore dhe vëllazërore të muslimanëve në botë.
Burimi: TNA