Studentët e Londrës zbulojnë mesazhin Islam
Duke i ftuar kolegët e tyre të dinë më shumë rreth monoteizmit Islam, Shoqata Islamike – Kolexhi Imperial i Londrës hapi ” Javën e Zbulimit të Islamit” , një manifestim vjetor, për të sqaruar idetë e gabuara rreth Islamit dhe të japë përgjigje të vërteta skeptikëve për këtë fe në rritje.
Java e Zbulimit të Islamit është
këtu për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve për ju ! Mbani veten për një javë duke
shkëmbyer mendime, përvoja të reja dhe
iluministe, thuhet në faqen e Shoqërisë Islamike të Kolexhit Imperial të
Londrës.
Këtë vit ”Java” është mbajtur në mes të datës 24 dhe 28 shkurt 2014 dhe paraqiti një shumëllojshmëri të bisedimeve të ndryshme, ekspozita dhe madje edhe një darkë!
Secili është i ftuar në të
gjitha manifestimet tona, kështu, pra, mund t’i sjellni edhe miqtë tuaj, kolegët!
Manifestimi javor përfshinte edhe një kumtesë
me titullin Kërkimi i Lumturisë , që u mbajt të martën e kaluar, më
25 shkurt 2014.
Një tjetër kumtesë është mbajtur të
enjten e cila u paraqitë nga folësi mysafir Jusuf Chambers me titullin: ” A
është jeta vetëm një lojë?”
Një leksion i veçant u mbajtë dhe
kishte për qëllim për t’iu përgjigjur pyetjeve që e shqetësojnë njeriun, që nga
fillimi i ekzistencës së tij, rreth qëllimit të jetës nga këndvështrimi Islamik.
Të premten, Shoqata Islamike shtrojë
një darkë, ku në mesin e mysafirëve ishin Shejh Shems Abdullah dhe Idris
Teufik, të cilët u përgjigjen pyetjeve
të pjesëmarrësve.
Anglia është atdheu i një pakicë të
konsiderueshme myslimane, prej rreth 2,7 milionë.
Shumica e pakicës shumë-etnike
myslimane në Angli ka prejardhje indiane, kryesisht nga Bengali dhe Pakistani.
Regjigjtrimi i popullsisë në vitin
2011 tregoi se përqindja e muslimanëve u rrit nga 3.0 për qind në 4.8 për qind,
duke u bërë kështu besimi apo feja me rritjen më të shpejtë në Angli.