Afganistan

Karzai: Lufta në Afganistan i ka shërbyer interesave të Amerikës

      Kryetari i Afganistanit, Hamid Karzai ka shprehur pikëllimin se vendi i tij ishte viktimë e një lufte e cila i ka shërbyer interesave të  SHBA dhe aleatëve të saj perëndimorë.


      Afganët vdiqën në një luftë  e cila nuk është e jona , tha Karzai në një intervistë me gazetën Uashington Post, që u botua të dielën.
       Ai tha se lufta 12 -vjeçare ishte për sigurinë e SHBA dhe për interesat perëndimore.


      Kryetari afgan, gjithashtu, i bëri thirrje SHBA për t'i dhënë fund sulmeve ajrore në Afganistan , duke thënë se , në vend të militantëve talebanë ,  janë civilët që po vriten në këto sulmet ajrore.


     Hamid Karzai tha gjithashtu se ai nuk do të nënshkruajë Marrëveshjen e Sigurisë Bilaterale ( BSA) me Uashingtonin dhe se kjo është në dorë të pasardhësve të tij për të marrë vendimin. Afganistani do të mbajë zgjedhjet presidenciale në muajin prill, 2014.


     Qëndrimi im mbetet i njëjtë - unë nuk mund të nënshkruajë këtë marrëveshje, Marrëveshjen e Sigurisë Bilaterale ( BSA) me Shtetet e Bashkuara, pa nisjen e procesit të paqes ... Kryetari i SHBA-ve  Barak  Obama tha: E pra, SHBA mund të presin kryetarin e ardhshëm , tha presidenti afgan.


      Ai theksoi se Uashingtoni duhet të fillojë bisedimet e paqes me talebanët. Të martën, Obama paralajmëroi Karzain kundër mos nënshkrimit të Marrëveshjes për Sigurinë Bilaterale (BSA).


      Obama urdhëroi Pentagonin për të filluar planifikimin për një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Afganistani në qoftë se marrëveshja nuk nënshkruhet.


       SHBA dhe Afganistani janë ende në mosmarrëveshje mbi disa  kushte të marrëveshjes, duke përfshirë imunitetin e trupave amerikane dhe sulmet e tyre në fshatrat dhe shtëpitë afgane.


     Në intervistë, lideri afgan tha se ai është i tronditur thellë nga viktimat e   luftës, duke përfshirë operacionet ushtarake të SHBA  dhe ndjehet i  tradhtuar. Karzai i tha Washington Post në intervistë: Për popullin amerikan, urimet e mia më të mira dhe mirënjohjen time. Për qeverinë e SHBA,  zemërimin tim, zemërimin tim më ekstrem.


     Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e pushtuan Afganistanin në vitin 2001 si pjesë e të ashtuquajturës “luftë kundër terrorizmit”. Ofensiva i ka larguar talebanët nga pushteti, por pasiguria mbetet në të gjithë vendin .


    Forca e udhëhequr nga NATO në Afganistan ka një forcë aktuale prej më shumë se 52.000 ushtarë, duke përfshirë 33.600 trupa amerikane. Më shumë se 3.400 forca të koalicionit janë vrarë në luftën kundër talebanëve, duke përfshirë më shumë se 2.300 trupa amerikane.