Kulturë

Seminar mbi 'Islamin dhe ekstremizmin' në Madrid, Spanjë

Misioni i Iranit në Spanjë, në bashkëpunim me Federatën Spanjolle të Subjekteve Fetare Islame ka filluar një seminar mbi Islamin dhe Ekstremizmin.

Seminari mbi Islamin dhe Ekrtremizmin u mbajt në Institutin e Kulturës Ateneo në Madrid të mërkurën.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin atasheu kulturor i Iranit në Madrid, Spanjë, një numër i zyrtarëve kulturorë spanjollë, si dhe gazetarë. 

María Victoria Caro Bernal një nga zyrtarët e lidhur me Institutin Kulturor Ateneo në kryeqytetin spanjoll shprehu shpresën se takime të tilla do të ndihmonte për prezantimin e Islamit e vërtetë para botës.

María Isabel Romero, Kryetare e Këshillit Musliman, në Spanjë, e cila  ishte gjithashtu e pranishme në seminar  iu referua aktiviteteve ekstremiste që synojnë krijimin e tmerrit në shoqëri. 

Ajo tha se ndërsa ekstremizmi është një çështje e braktisur në shumë shoqëri, shoqëritë duhet të respektojnë qasje të shumëllojshme ndaj fesë.

Në fund të seminarit, ligjëruesit u pyetën nga gazetarët dhe audienca.

Që nga viti 2015, Spanja zyrtarisht kishte 1,887,906 muslimanë  nga një popullsi totale prej 46.449.565 ose pak më lart 4 për qind të popullsisë së përgjithshme. 

Burimi: IRNA