Të drejtat Islame të njeriut janë të drejtat e vërtetat të njeriut
Të drejtat Islame të njeriut janë të drejtat e vërteta të njeriut, në kuptimin e vërtetë, tha këshilltari i kryetarit për çështje ligjore, Huxhet ul Islam Mexhid Ansari.
Duke folur përAgjencinë e Lajmeve IQNA, Huxhet ul Islam Mexhid Ansari vuri në dukje se shtrirja e të drejtave Islame të njeriut shkon përtej të drejtave të qenieve njerëzore dhe përfshin të drejtat e të tjerëve, duke përfshirë mjedisin, kafshët, bimët etj.
Ai tha se mësimet e Islamit për të drejtat, veçanërisht të drejtat e njeriut, janë aq të pasura sa që nuk lënë vakum në këtë fushë.
Huxhet ul Islam Mexhid Ansari shtoi se ka disa çështje që janë portretizuar si të drejtat e njeriut por që janë kundër natyrës së qenieve njerëzore.
Për shembull, Islami nuk e pranon lirinë absolute seksuale, vuri në dukje ai.
Burimi: IQNA News