John Kerry i gatshëm të bisedojë me Bashar Asadin
Sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka thënë se është i gatshëm të bisedojë drejtpërsëdrejti me presidentin sirian Bashar al Asadin.”Po përpiqemi të gjejmë mënyrat si të ulemi në tryezën e bisedimeve, por Asadi për këtë akoma nuk ka shprehur dëshirën. Rusia ka thënë se Asadi është i gatshëm për tryezën e bisedimeve dhe unë mbështes përpjekjet që ajo të mbahet”, ka thënë John Kerry në takimin me ministrat e punëve të jashtme të NATO-së në Bruksel. Të përkujtojnë se dje ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrovi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë ndërprerë bisedimet për Sirinë. Sipas ministrisë së punëve të jashtme ruse SHBA-të në momentin e fundit kanë ndryshuar kushtet e tyre, për atë ka qenë të pamundshme të mbahen.
“Kemi kuptuar se është e pamundshme të bëhen bisedimet serioze me partnerët tanë amerikan...Vështirë është të kuptohet se kush sjell atje vendimet, por dukshëm ekzistojnë shumë njerëz të cilët duan të minojnë autoritetin dhe iniciativat e John Kerryt”, ka thënë Lavrovi. John Kerry në to është përgjigjur”nuk është i vetëdijshëm çfarë do qoftë refuzimit specifik të bisedimeve apo të ndonjë plani të ri nga ana e Shteteve të Bashkuara”. Kjo deklaratë e John Kerryt me siguri është risi në diplomacinë e re amerikane, por diçka që nuk është në rregull është deklarata e përbashkët e krerëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kanadasë të cilët kanë treguar gatishmërinë në zbatimin e “masave restriktive” kundër ithtarëve të presidentit sirian Asadit.
“Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë masat restriktive shtesë kundër individëve dhe subjekteve të cilët veprojnë për ose në emër të regjimit sirian”, ceket në deklaratë. Përveç kësaj, duhet theksuar se vendet kanë bërë ftesë Rusisë dhe Iranit të ndikojnë në zyrtarët sirian rreth situatës në Alep, duke menduar në ndërprerjen e aksioneve të forcave siriane dhe aleatëve të saj në Alepin lindor.
Në ndërkohë sikurse kemi lajmëruar më parë, ka ardhur gjer te marrëveshja në mes Rusisë dhe Turqisë, sipas të cilëve të gjitha grupacionet islamike proturke në Alepin lindor kanë rënë dakord të dorëzojnë armët dhe të shkojnë për Idlib. Në rezistencë gjer në fund janë të vendosur grupacionet të Frontit Al Nusra dhe Al Zenki si dhe individët tjerë të cilët iu janë bashkangjitur në rezistencën e fundit të enklavës së rrethuar të Alepit lindor.
Burimi: Logiçno