İran

Lideri: Rizgjimi islam vazhdon

Lideri i Revolucionit Islamik, Ayatollah Seyyed Ali Khamenei thotë se Perëndimi as që duhet ta çojë nëpër mend që Rizgjimi Islam në vend ka për të marr fund.

Në një takim me studentët në Teheran ditën e ejnte, lideri theksoi se ngjarjet e dy viteve të fundit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore kanë ardhur si pasojë e planeve mizore të SHBA-së dhe Perëndimit të cilët janë fajtorët e vetëm të këtyre zhvillimeve.

“Rizgjimi i Kombeve dhe rezistenca e tyre duar bosh kundrejt sjelljes së kotë të Perëndimit dhe SHBA-së ishte një incident i madh  që përkundër mendimit të evropjanëve nuk ka marr fund ende.” Tha Ayatollah Khamenei. Lideri gjithashtu shtoi se “Ky incident ishte një rrugëtim historik nëpër të cilin (Lindja e Mesme) po kalon me pasiguri dhe fati i tyre ende nuk dihet.”

Ayatollah Khamenei shpjegoi se këto incidente të rëndësishme janë si pasojë e Revolucionit Islamik të Iranit në 1979-ën i cili filloi me premtimin për një fuqi pro zhvillimit kombëtar.

“Pas më shumë se 3 dekada,  mankthi amerikano-perëndimor është shndërruar në realitet dhe një fuqi edhe më e madhe ka filluar të sundojë e cila ende nuk është thyer pavarsisht destabilitetit ekonomik, politik, të sigurisë dhe propagandës së shtypjes. Kjo lloj fuqie ka ndikuar shumë në vendet e rajonit.” tha Lideri.