Garat Kur’anore Ndërkombëtare për Studentët manifestim i vlerave Islame në Iran
Një ekspert i lartë i Kur'anit nga Siria i ka përshkruar Garat Ndërkombëtar të Kur'anit për Studentët Muslimanë, si manifestim i vlerave të pastëra Islame në shoqërinë iraniane.
Në një kohë kur ka shumë rryma që janë duke u përpjekur të distancojnë brezi i ri nga vlerat etike, Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për Studentët Muslimanë, të cilat organizohen nga Irani, janë një manifestim i vlerave të pastra Islame në shoqërinë iraniane, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA News, Shejh Muhammed Ihsan el-Sejjid Hassan.
Ai e vlerësoi Republikën Islamike të Iranit për përpjekjet e saj për të promovuar mësimet Kur'anore, duke thënë: "Unë nuk kam parë asnjë vend në Botën Islame që i përkushton kaq shumë vëmendje Kur’anit dhe për aktivistët e Kur'anit si Irani."
Shejh Hassan për propagandën anti-Iraniane dhe propagandën anti-shiite që kinse Muslimanët Shia nuk i japin vëmendje të mjaftueshme Kur'anit, ai tha se organizimi i Garave Kur’anore është dëshmi e qartë që hedhin poshtë pretendimet e tilla.
Më tej ai bëri thirrje për përfshirjen e seksionit të grave në Garat Kur'anore Ndërkombëtare në edicionet e ardhshme, duke thënë se është e rëndësishme promovimi i Kur'anit në mesin e grave, të cilat janë përgjegjëse për rritjen e brezit të ardhshëm.
Sa i përketi qytetit mik-pritës, ai tha se mbajtja e Garave Kur’anore në qytetin e shenjtë të Mashhadit dhe pranë Xhamisë së Imam Rizait (a.s.) kjo e rritë atmosferën shpirtërore të veprimtarisë.
Në vende të tjera, Shejh Hassan përshëndeti Garat Kur’anore Ndërkombëtare për Studentët Muslimanë si një vend që përforcon unitetin islamik në mesin e studentëve nga vende të ndryshme muslimane.
Mashhadi është planifikuar të organizojë edicionin e 6-të të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit për Studentët Muslimanë më 31 janar deri më 3 shkurt 2017.
Organizata e Akademikëve Iranian për Veprimtari Kur'anore në bashkëpunim me Qendrën Akademike Iraniane për Arsim, Kulturë dhe Hulumtime, ka organizuar garat dy herë në vit që nga vitit 2006 me qëllim të promovojë unitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve të Botës Muslimane dhe ngritjen e nivelit të aktiviteteve Kur'anore.
Shejh Muhammed Ihsan el-Sejjid Hassan është Shejh el-Kura (Kënduesi më i mirë i Kur’anit) në Siri dhe anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Kur'anore në Ministrinë për Çështje Fetare të Sirisë.
Ai gjithashtu drejton komisionin e ministrisë për vlerësim, për emërimin e Hatibëve, Predikuesve dhe Imamëve të namazit.
Burimi: IQNA News