Amerike

Daesh (ISIS) përgjegjës për sulmin në Universitetin Shtetëror të Ohio-s

Grupi terrorist Daesh (ISIS) mori përgjegjësinë të martën për sulm makinë-dhe-me thikë në Universitetin Shtetëror të Ohio-s.

Të hënën,  studenti i lindur në Somali, Abdul Rezak Ali Artan përplasi  makinën e tij në një grup të këmbësorëve dhe filloi plagosjen njerëzve  me një thikë të kasapit para se ai u qëllua për vdekje nga një polic. 

Para kryerjes së sulmit, Abdul Rezak Ali Artan kritikoi ashpër në Facebook ndërhyrjen amerikane në tokat muslimane dhe paralajmëroi:

"Nëse ju doni që ne muslimanët   të ndalojmë  sulmet, atëherë bëni paqe" me Daesh (ISIS-in) , tha një zyrtar i zbatimit të ligjit.

"Americë! Mos ndërhyni në shtetet tjera, sidomos  në Ummetin Musliman. Ne nuk jemi të dobët. Ne nuk jemi të dobët, mos harroni këtë, " shkruan ai, duke përdorur termin arabisht për komunitetin musliman në botë, njoftoi  Agjencia e Lajmeve  AP.

Postimet janë treguar me hollësi nga një zyrtar i zbatimit të ligjit i cili u informua mbi hetimin, por nuk është i autorizuar për të diskutuar publikisht dhe foli në kushte anonimiteti.  

Burimi: IQNA News