Buxheti i Iranit për vitin 2017 do të jetë 100 miliard dollar
Kryetari i Iranit Hasan Ruhani ka propozuar buxhetin shtetëror për vitin 2017 prej 100 miliard dollar, i cili do të jetë afër 10% më shumë nga viti paraprak. Rueters cek se arka shtetërore iraniane po hapet më shumë për të mbështetur rritjen ekonomike në çastin kur fitorja e Donald Trumpit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shkakton presionin e ri ndaj Iranit.
Kryetari i Iranit Hasan Ruhani ka publikuar propozimin e buxhetit për vitin e ardhshëm i cili do të hyjë në fuqi me 21 mars të vitit 2017, ndërsa shuma e gjithëmbarshme do të jetë 3.200 miliard rijal, gjegjësisht 99,7 miliard dollar, duke përjashtuar ndërmarrjet shtetërore, që është për 9% më shumë se që ishte buxheti i vitit 2016.
“Mbajtja e shkallës së rritjes ekonomike e cila nisi gjatë vitit vijues, është çështja kryesore ekonomike të këtij vendi dhe politika e gjithëmbarshme ekonomike do të duhej të jetë e orientuar drejt atij qëllimi”, ka deklaruar kryetari i Iranit Hasan Ruhani gjatë fjalimit të mbajtur të tij në Parlament të cilën e përcolli drejtpërdrejtë televizioni shtetëror iranian”.
Kryetari i Iranit Hasan Ruhani ka shprehur shpresën se Irani vitin 2016 do të përfundoj me inflacionin njëshifror, me shkallën e rritjes ekonomike prej 5% dhe me 700.000 vende pune të reja.
Presidenti i porsazgjedhur amerikan ka paralajmëruar gjatë fushatës parazgjedhore se do të shfquziqojë marrëveshjen nukleare të arritur vitin e kaluar në mes Iranit dhe fuqive kryesore botërore, gjë që do të ishte grushti i rëndë për ekonominë iraniane pas daljes nga sanksionet shumëvjeçare ekonomike me të cilët ishte nënshtruar Irani gjatë dekadës së fundit.
Burimi: Al Jazeera