Kulturë

Konferenca e Dytë mbi përkthimet e Kur’anit do të mbahet në Indi

Departamenti i Kur'anit dhe Universiteti i Indisë  Dar ul Huda ka në plan të organizojë një konferencë ndërkombëtare në janar rreth përkthimit të  Kur'anit të Shenjtë.

Sipas organizatorëve, Konferenca Ndërkombëtare mbi Përkthimet e Kur'anit  në Indi dhe Ndikimi i Tyre në Shoqëri (ICQTIS) synon të sjellë hulumtime të reja mbi kontributet indiane në studimet Kur'anore.

Konferenca është planifikuar të mbahet më 14-15 janar, 2017, në Universitetin Islamik Dar ul Huda në Indi. 

Konferenca shpreson të tubon  dijetarët, studiuesit dhe studentët e interesuar në studimet Kur'anore në Indi. Kjo konferencë ofron mundësi për prezantuesit dhe pjesëmarrësit për të shqyrtuar dhe të meditojnë  për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me temën e konferencës.   

Në Konferencë  do të diskutohet në fushat kyçe që lidhen me pyetjet mbi  ë përkthimet e Kur'anit, zhvillimin historik të përkthimeve të Kur'anit, përkthime kryesore indiane dhe autorët e tyre, përkthime të Kur'anit në gjuhën e përditëshme indiane dhe ndikimet e tyre në zhvillimet historike dhe sociale të komunitetit musliman , diversiteti metodologjik i përkthimeve të Kur'anit në aspektin e retorikës, tema e diskutime dhe ndryshimet periodike,  përhapja e përkthimeve, shtypja e Kur’anit, transmetimet me gojë, përkthimet në mesin e muslimanëve kerala dhe mosmarrëveshjet  dhe diskutimet e përkthimeve të Kur'anit në mesin e dijetarëve muslimanë kerala.

Autorëve do t’u jepet 15 minuta kohë për leximin e kumtesës, dhe 20 minuta për sesionin Pyetje dhe Përgjigje. 

Burimi: diu.in