Amerike

Deklarata e Donald Trumpit për ndalimin e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara është hequr nga faqja e tij e internetit.

Në të njëjtën natë kur miliona votues kanë votuar  për manjatin e pasurive të patundshme të shdërruar në politikan, është hequr deklarata tij e vendosur në dhjetor  në lidhje  me ndalimin e e muslimanëve.

Ekipi i Donald Trump e ka hequr deklaratën në faqen e tij për ndalesën e hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faqja tani  inkurajon votuesit për të dhuruar për fushatës së tij.

Faqja ishte në dispozicion në mëngjesin e zgjedhjeve më 8 nëntor 2016, sipas  online caches, por u ndryshua më vonë atë natë. 

Z. Donald Trump u kritikua gjerësisht për thirrjen e tij menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor 2015, për  ndalimin e të gjithë muslimanëve.

Z. Trump dhe aleatët e tij  vazhdimisht e kanë përkrahur ndalimin e muslimanëve, duke këmbëngulur  për shkaqe të sigurisë të amerikanëve.                 Në fillim të fushatës, kryetari i zgjedhur në një moment u shfaq për të ndryshuar deklaratën, duke thënë se ndalimi duhet të jetë mbi emigracionin nga vendet  që kanë lidhje me terrorizmin dhe jo me muslimanët në veçanti.

Faqja, e cila tani është ndryshuar  gjatë fushatës, u shfaq në faqen e tij të paktën deri më 5 nëntor 2016 pak ditë para ditës së zgjedhjeve.

Z. Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor 2016,  me 279 vota elektorale.

Burimi: Independet