Gjyqtari i ISIS-it është vrarë nga persona të armatosur në Rakka
Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan Gjykatën e Sheriatit të ISIS-it në qytetin Rakka, duke vrarë disa terroristë dhe Ebu Amina al-Halabi, kryetarin e trupit gjykues.
Ndërsa një prej të armotosurve që është ende i panjohur, burimet mund të konfirmojnë se objektivi i tyre kryesor ishte Kadiu i Gjykatës, gjyqtar fetar.
"Së paku shtatë anëtarë të ISIS-it u vranë në këtë sulm, duke përfshirë Al-Ebu al-Amina al-Halabi, i cili ka shërbyer si shef i Gjykatës të Sheriatit në qytetin Rakka," tha aktivisti i medias, Abdulkarim al-Yousef.
Terroristët e ISIS-it iu përgjigjën sulmit të së mërkurës, duke u përleshur me personat e armatosur, ndërsa ata u përpoqën për t’u tërhequr përmes rrethinave jugore të qytetit Rakka.
"Tre nga personat e armatosur u vranë në përleshje, dhe dy të tjerë u arrestuan nga forcat e policisë al-Hisba të ISIS-it ", "raportoi al-Yousef.
Al-Halabi ishte i njohur për lëshimin e vendimeve të pa kompromis kundër atyre që shkelnin rregullat e ISIS -it".
Banorët lokalë thanë se Kadiu kishte një reputacion famëkeq brenda qytetit Rakka për torturimin më çnjerëzor të banorëve.
Burimi: ARA