Kulturë - Art - Fe

Kumi organizon: Garat Ndërkombëtare të Kur’anit për studentët e seminarit

Drejtori i Seminareve të Kur’anit të Iranit  tha se është planifikuar të zhvillohen Garat  e Para Kur’anore Ndërkombëtare për studentët Seminarit Islamik.

Huxhet ul Islam Mustafa Razavi tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA që Garat Kur’nore Ndërkombëtare do të organizohen bashkërisht me  Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa dhe me mbështetjen e Vakfit dhe Organizatës për Bamirësi.  

Ai tha se qyteti i shenjtë i Kumit është mikpritës i kësaj ngjarje Kur'anore në muajin maj, 2017, në harmoni me Garat Vjetore Kur’anore Ndërkombëtare të Republikës Islamike të Iranit.

Studentët iranianë të seminarit do të konkurojnë me rreth 100 studentë të seminarit nga vendet e tjera, shtoi zyrtari.

Sa për kategoritë e garave, ai tha se ato përfshijnë Këndimin e Kur’anit, mësimin përmendësh të Kur’anit,  Tertil, hulumtime Kur’anore dhe Civilizimi i Ri Islam. 

Burimi: IQNA News