Rusia

Putini bisedoi në telefon me Erdoganin

Kryetarët e Rusisë dhe Turqisë Vladimir Putini dhe Rexhep Erdogani kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet ruso-turke, përfshirë edhe kontaktet bilaterale në nivele të ndryshme, ka publikuar Kremljini. Putini dhe Erdogani kanë pas “këmbim të gjerë të mendimeve” gjatë bisedës telefonike të mërkurën, ka deklaruar zëdhënësi i kryetarit rus Dmitrij Peskov duke iu përgjigjur në pyetjen se a ka sqaruar lideri turk qëndrimin e Turqisë për Sirinë. Kremljini paraprakisht ka kumtuar se kryetari rus dhe turk në bisedën telefonike përveç tjerash, kanë biseduar për problematikën siriane, përfshirë edhe situatën në Alep. Putini gjatë bisedës, sikurse është publikuar, ka shpreh ngushëllime Erdoganit me rastin e humbjes tragjike të fëmijëve nga zjarri që ka përfshirë një konvikt në Adana. Të martën në konviktin dykatësh në Adana në jug të Turqisë ka shpërthyer zjarri , i shkaktuar nga instalimet elektrike, Në mesin e të vrarëve gjenden një punëtor i konviktit dhe 11 vajza të moshave nga 10 gjer 16 vjet.

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajib Erdogani, të martën gjatë një simpoziumi në Stamboll ka deklaruar se ushtria turke ka nis operimin”Mbrojtja e Eufratit” në Siri për të përfunduar qeverisja e kryetarit sirian Bashar el Asadit. Burimi nga administrata e Erdoganit ka thënë se fjalët e kryetarit turk nuk duhet kuptuar bukvalisht, dhe se shpreson se këto së shpejti do të tejkalohen. Duke komentuar deklaratën e kryetarit turk Erdogan zëdhënësi Peskov ka cek se kjo deklaratë është risi për Kremljinin, se është shumë serioze dhe se nuk është në pajtim me qëndrimet e mëparshme. Ushtria e Turqisë me 24 gusht nisi operacionin “Mbrojtja e Eufratit” kundër terroristëve të ISIS-it në Siri. Me ndihmën e opozitës siriane ka pushtuar qytetin kufitar Xharalablus në veri të Sirisë dhe tani vazhdon ofensivën e saj në drejtim të jug-perëndimit.

Të hënën përfaqësuesi i ushtrisë siriane Samir Sylejman ka deklaruar se Ankara ofron mbështetje të plotë formacioneve të armatosura të cilët veprojnë në territorin e Sirisë, duke cek se”nuk ka dhe nuk do të ketë” kurrfarë koordinimi në mes Damaskut dhe Sirisë kur është fjala për operacionin ushtarak të Turqisë.