Iraku

Dy varre masive të jazidive u zbuluan pranë Mosulit

Dy varre masive të paktën me 18-të anëtarë të pakicës jazidi të Irakut, mijëra prej të cilëve janë vrarë dhe rrëmbyer nga terroristët e ISIS, janë zbuluar ndërsa forcat e sigurisë po luftojnë për të shpërngulur militantët nga Mosuli, tha një zyrtar lokal.

Forcat kurde Peshmerga kanë zbuluar varrin pranë  Shababit në Irakun  veriperëndimor. Varret masive  përmbajnë eshtra dhe kartat e identitetit që  ishin të mbuluar me dhe ranor me një buldozer.

ISIS-i  ka vranë sistematikisht, ka zënë rob dhe ka skllavëruar mijëra jazidi në verën e vitit 2014 pasi ata pushtuan zonën Sinxhar, ku shumë prej tyre jetonin. Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se kjo përbën gjenocid. 

Kryetari i Sinxharit, Mahma Xelil, tha se zbulimi i fundit solli numrin e  varrezave masive  të jazidive deri më tani në 29, vlerësimi i përgjithshëm do të rritet në më shumë se 40-të, pasi militantët të largohen  më tej.

Zyra për Çështjet e të Rrëmbyerve në Duhok, një departament i mbështetur nga qeveria rajonale e  Kurdistanit, thotë se rreth 3.500 jazidi besohet se ende jetojnë në zonat e kontrolluara nga ISIS-i, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Burimi: Reuters