Bahrejnasit kërkojnë tërheqjen e trupave saudite
Forcat e regjimit të Manama-s kanë sulmuar protestuesit të cilët kërkuan tërheqjen e forcave saudite nga Bahrejni.
Videoja amatore tregon forcat e
sigurisë duke sulmuar me gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit e rinj
në fshatin lindor të Ma'amir-it.
Sipas Press TV, demonstrata të ngjashme u
mbajtën në fshatrat Sitra, Hamala dhe Nuvaidrat.
Në fshatin Hamala protestuesit u
përleshën me forcat e regjimit, pasi kishin bllokuar një rrugë me goma djegura.
Ata brohoritën sllogane kundër
pushtetit të familjes el- Khalifa dhe hodhën koktej molotov përball policisë.
Bahrejni ka qenë skenë e protestave
që nga viti 2011, gjatë të cilit dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë
janë arrestuar.
Më 14 mars 2011, trupat nga Arabia
Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë ftuar për të ndihmuar regjimin e Bahrejnit
për të shtypur protestuesit paqësorë.
Organizata Amnesty International ka
kritikuar regjimin e Manama-s për “represionin
e pamëshirshëm” ndaj protestuesve kundër - regjimit, duke i fajësuar forcat e sigurisë të
Bahrejnit për përdorimin e forcës së tyre të përsëritur të “tepruar për t’i shuar
protestat kundër qeverisë”.