Amerike

SHBA , aleatët takohen për të mbështetur militantët në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj arabë në Lindjen e Mesme janë duke bërë marrëveshje të fshehta për të përkrahur militantët kundër kryetarit të Sirisë, Bashar al-Assad.


     Washington Post raportoi në një artikull të mërkurën se shefat e spiunazhit  të vendeve perëndimore dhe arabe u mblodhën për një takim në Uashington javën e kaluar për të diskutuar sigurimin e armëve më të avancuara dhe trajnime të veçanta për militantët.


     Ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite, Princi Muhammed bin Najef ishte në mesin e pjesëmarrësve.


    Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Susan Rajs , u takua me Princin Muhamed për të diskutuar strategjinë dhe asistencën për militantët.


     Strategjia e re vjen sepse militantët kanë humbur terren gjatë vitit të kaluar.


   Në tubim morën pjesë edhe shefat e inteligjencës nga Turqia, Katari , Jordania dhe aleatë të tjerë rajonalë të Uashingtonit. Shumica e operacioneve të miratuara në mbledhje do të mbikëqyren nga CIA.

 

  Ndërkohë, administrata e Obamas thotë se duhet rishikuar planet për Sirinë, duke përfshirë opsionet ushtarake të rinovuara.