Zjarr i madh në Izrael
Me dhjetëra mijë banor të qytetit izraelit Haifa janë evakuar për shkak të zjarrit të furishëm në rrethinën e saj, për shkak së cilës është dërgua fletëthirrja pjesëtarëve të forcave rezerve ushtarake të ndihmojnë ekipeve policore dhe të zjarrfikësve. Disa shtete, duke përfshirë edhe Kroacinë, Turqinë, Greqinë, Qipron dhe Rusinë gjatë kësaj kohe kanë dërguar ndihmën e kërkuar nga Izraeli për të fikur zjarrin e furishëm. Zyrtarët spekulojnë se mbrapa zjarrit qëndrojnë piromanët politik. Zgjerimit të zjarrit po i ndihmon edhe koha e thatë dhe me erë. Zjarri i furishëm e ka përfshirë pjesën veriore të Haifës, aktualisht nuk ka lëndime të rënda, por një numër i madh i qytetarëve është hospitalizuar për shkak të thithjes së tymit të zjarrit nga shpejtësia e saj e pakontrolluar që po zgjerohet me të madhe.
Policia dhe zjarrfikësit janë shpërndarë gjatë tërë qytetit, qytetarët e të cilëve po ikin duke vozitur karroca të supermarketëve me gjëra personale. Disa nga banorët e Haifës kanë lidhur tuba të gjata të ujit për të ndihmuar zjarrfikësit e shumtë që janë në aksion të shuarjes së zjarrit. Shefi i policisë izraelite ka deklaruar para gazetarëve se dyshon se persona të caktuar me qëllim kanë shkaktuar zjarrin , dhe se disa prej tyre janë prangosur. “Sigurisht mund të supozohet se motivi nuk është vetëm piromania, por ka edhe motive politike prapa këtij zjarri të qëllimshëm”, shtoi ai.
Gjatë gjithë Izraelit janë paraqitur një numër i madhi zjarreve gjatë ditëve të kaluara, më të mëdha që nga viti 2010, kur është shënuar zjarri më i madh në historinë e Izraelit. Atë kohë zjarri ka zgjat katër ditë, janë djeg 42 njerëz, dhe është fikur vetëm atëherë kur ka arritur ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të një avioni të madhe i sajuar enkas për fikjen e zjarrit.
Or Doron, zëdhënësja e qytetit Haifa, ka thënë se gjer tani janë evakuar 50.000 qytetar. Ushtria ka shpërndarë dy bataliona ndihmës për të ndihmuar mbrojtjes civile, dhe ka bërë ftesë 500 pjesëtarëve të forcave rezerviste ushtarake që të ndihmojnë policisë dhe zjarrfikësve.
Burimi: Al Jazeera