Dështimi i komploteve saudite kundër Sirisë
Përpjekjet e ministrit të brendshëm të regjimit saudit për rekrutimin e nomadëve sirianë kundër qeverisë siriane kanë dështuar.
Sipas kanalit televiziv, Al – Manar,
Muhammad bin Najef, i cili kohëve të fundit është emëruar si shef i zbulimit
saudit, është përgjegjës për çështjet siriane dhe përpiqet që nomadët sirianë
t’i përvetësojë që ata luftojnë kundër qeverisë legjitime të Bashar al-Assadit,
por nomadët sirianë kanë theksuar gjithmonë se e përkrahin qeverinë e tyre.
Ndërkohë, Shejh Muhammed Kheir
Mashi, udhëheqësi i klanit al - Bubana në Haleb tha se nomadët sirianë e kanë
mbështetur qeverinë e tyre dhe luftojnë kundër terroristëve për të rivendosur
sigurinë dhe stabilitetin në Siri.
Në anën tjetër, Shejh Muhammed al –
Hussein, imam shi’i nga Arabia Saudite dhe Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit
për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Gadishullin Arabik deklaroi se
regjimi Vehabi i el – Saudëve, ka
luajtur gjithmonë rolin kryesor në krijimin e tensioneve në rajon nëpërmjet
përhapjes së mendimeve, ideve tekfiriste, përçarëse, fisnore, komplotiste,
rekrutimin e terroristëve tekfiristë dhe i dërgojnë në Jemen, Irak, Siri dhe
Liban.