U munduam që të krijonim me Turqinë të njëjtën marrëdhënie që kemi me Iranin
Revista tre-mujore Kërkime mbi Politikën e Jashtme, e cila publikohet në Teheran, në numrin e saj të parë i ka përkushtuar një pjesë raportazhit të bërë me e Presidentin e Sirisë, Bashar al-Asadin. (Pjesa e dytë)
- Ndoshta një ndër misteret më të koklavitura për t'u kuptuar është ushtria e Sirisë. Përbërja në trupa ushtarakë të ushtrisë së Sirisë përbëhet nga myslimanë sunni; megjithatë thuhet se përbërja e udhëheqjes së Sirisë përbëhet nga alevi. Për këtë arsye janë bërë shumë tentativa të mëdha për t'u infiltruar. Janë harxhuar shuma të mëdha parash për të korruptuar dhe për t'u prishur moralin komandantëve të ushtrisë, me qëllimin që ushtria të paralizohej dhe të mos kishte mundësi të mbrohej. Disa mendonin se kjo dallueshmëri sektare do të do të përgatiste terrenin e nevojshëm për shkatërrimin e ushtrisë. Nga ana tjetër, në pesë vitet e fundit ushtria është shkatërruar shumë. Pavarësisht gjithë këtyre planeve, sot shohim se ushtria është akoma e qëndrueshme në terren. Për më tepër ushtria ka mundur që të mbledhë nga ushtria rreth 100-150 trupa të reja ushtarake. Pyetja që dua t'ju drejtoj ka të bëjë me strategjitë që keni ndjekur për mbrojtjen e njëshmërisë dhe fuqisë së ushtrisë dhe për krijimin e forcave ushtarake popullore?
- Këtë fuqi nuk e krijuam ne, kjo fuqi ka qënë gjithmonë ekzistenciale. Ju e shenjuat shumë qartë çështjen themelore në këtë situatë. Pra, a ekziston apo jo sektarizmi (medhhebizmi). Ky është matësi kryesor. Mediat e huaja e kanë komentuar gjithmonë që nga fillimi se lufta i ka bazat në dallueshmëritë sektariste.
Strategjia e armikut tonë është të krijojë një situatë sektariste
- Pavarësisht se nuk ishte në përmasat e një lufte sektariste, u munduan të krijonin konflikte të ndërthurur me elementë të sektarizimit.
- E vërtetë... Nëse situata do të kishte marrë rrjedhën aipas pikëpamjes së tyre dhe nëse ushtria do të ishte fomësuar duke marrë si element përkatësinë medhhebiste, nëse një pjesë e ushtrisë do të kishte tradhtuar vendin, pa diskutim që vetëm në disa muaj ne do të kishim marrë fund si shtet. Kur në të vërtetë ndodhi komplet e kundërta. Për më tepër, ne në Siri gjithmonë kemi arritur të qëndrojmë të pandikuar nga pretendimet dhe propagandat e armiqve, duke qënë se gjithmonë e kemi parë të vërtetën. Këtu bëhet fjalë vetëm për të vërtetat. Ju mund të vëzhgoni dhe analizoni përbërjen e qeverisë siriane. Në këtë mënyrë do të mund të shihni se në qeveri marrin pjesë persona të përkatësive të ndrysme etnike dhe fetare. Po kështu, nëse shihni backround-et e personave të rënë dëshomorë do të shihni se ka dëshomrë të shumtë nga të gjitha përkatësitë fetare dhe etnike.
Gjithashtu, nëse analizoni mbështetësit politikë të kolaicionit në qeveri, ashtu siç ndodh edhe me mbështetësit e opozitës, do të shihni se në të tyja palët ka mbështetës nga medhhebe dhe grupime të ndryshme. Madje, nëse do të shkonim edhe më tej, edhe opozita jashtë kufinjve e cila kontrolohet nga ShBA-ja, Turqia dhe Arabia Saudite është e përbërë nga grupime me përkatësi të ndryshme.
Çështja që ka rëndësi në këtë situatë është nëse një person ka një pikëpamje nacionaliste, nëse dikush është i interesuar për mbarëvatjen e shtetit dhe nëse një person nuk është i interesuar për të ardhmen e vendit. Për këtë arsye mund të methi se strategjia e ndjekur nga armiku është që të krijojë një situatë konfliktuale sektariste; megjithatë përqasja e natyrshme e popullit nuk mund ta pranojë një strategji të këtillë. Nëse përqasja e përkatësisë sektariste do të kishte qënë përqasja e popullsisë siriane, ne si qeveris siriane nuk do të mund kurrësesi të hidhnin një hap për të krijuar një situatë pa ngjyresa sektariste. Pavarësisht këtij kaosi të kriuar, u vërtetua se përçarja sektariste nuk është një përqasje e përhapur në popullsisë tonë.
Shteti nuk mund të shihet si një entitet që i përket një grupi të caktuar
Sigurisht ne i jemi vënë kundër propagandës për të krijuar përçarje sektariste me anë të përqasjes sonë kombëtare; në fund të fundit shteti është i të gjithëve ne. Nuk ekziston ndonjë shtet që i përket vetëm në pjese të caktuar të shoqërisë. Shteti nuk mund të shihet si një entitet që i përket një grupi të caktuar. Shteti ose i përket të gjithëve, ose pushon së qëni shtet. Kjo është një gjë thelbësore të cilës ne i japim rëndësi si në sferën ushtarake, në atë të shërbimeve dhe të gjitha sferat e tjera. Bashkëkombasit sirianë në këtë aspekt janë të vetëdijshëm, dhe pavarësisht disa mangësive dhe qorrsokakëve, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se qeveria është
e të gjithëve dhe se sektarizmi nuk është arsyeja e krijimit të kësaj situate në Siri.
- Duke lënë mënjanë çështjen e grupimeve, a nuk po ndihmojnë përpjekjet që po bëhen tani për të analizuar fuqinë dhe kapacitetin e forcave ushtarke, mungesa e një prespektive për rezultatin që do të japë lufta dhe tema të këtilla të ngjashme fuqitë mbrojëse të lodhura dhe të rraskapituara?
Për sa kohë miqtë dhe vëllezërit tanë qëndrojnë pranë nesh krijohet besimi në mesin e popullit se ata nuk janë të vetëm
- Çdo luftë, pavarëisht qeverisë që ai shtet ka, e dobëson atë në aspektin ekonomik, social dhe të gjitha aspektet e tjera. Kjo është një gjë mëse e vërtetë. Megjithatë, problemi i vërtetë fillon në momentin kur populli i një shteti kaplohet në mendimin se nuk do të mund të fitojë këtë luftë. Në besojmë se në Siri gjendemi vetëm përballë dy alternativave. Ose do ta fitojmë shtetin tonë, ose do ta humbim atë. Sigurisht mbi shpatulla mbajmë lodhjen e pesë viteve luftë, për të cilën folëm edhe më parë dhe po e përjetojmë atë. Me këmbëngulje dhe vendosshmëri kjo situatë do të japë frytet e saj. Për më tepër, të gjithë kanë besim se do të ndodhë. Për sa kohë miqtë dhe vëllezërit tanë, ku të parët në rradhë janë iranianët, qëndrojnë pranë nesh është krijuar besimi në mesin e popullit se ata nuk janë të vetëm.
Kjo mbështetje nuk ka lidhje me parimet perëndimore; por ka lidhje me parimet mbarëbotërore. Disa nga shtetet kanë guximin që të na mbështesin. Disa shtete të tjera mund të kenë të njëjtën pikëpamje, por iu mungon guximi që të na mbështesin. Kjo mbështetje dhe këto ndihma ia lehtësojnë shumë lodhjen popullit sirian. Ashtu siç jam shprehur edhe më parë, arsyeja primare e kësaj lodhjeje janë sanksionet ekonomike të vëna nga Perëndimi. Sanksionet ekonomike mund të kenë ndikueshmëri shumë më të lartë sesa lufta ushtarake.
Pavarësisht gjithçkaje, Irani na i ka minimizuar problemet
Këtu del në dritë roli i Iranit. Irani dhe në veçanti Imam Hamenei, sapo mësuan se gjendja ishte e rëndë, menjëherë dha urdhër që të dërgoheshin ndihma ekonomike në Siri. Kjo bëri që të na lehtësoheshin vështirësitë . po kështu, Irani mundësoi lehtësimin e mëtejshëm edhe me qëndrimin politik që mbajti si dhe me ndihmat ushtarake që dërgoi. Prandaj, nuk mund të mohojmë kurrësesi se ndihet një lodhje e popullit; megjithatë zelli për fitore është ende i zjarrtë si nga faktorët brendshëm, ashtu edhe nga faktorët e jashtëm.
- Folët për qorrsokakët e Sirisë. Padyshim që këto rruqë qorre përbëjnë presion të madh mbi popullin e Sirisë. Ju na folët për një reformë të përshkallëzuar në disa etapa; megjithatë kjo periudhë nuk ka ofruar përfundime konkete. Cili është programi juaj konkret për të hequr këtë barrë nga populli sirian dhe për të realizuar këto reforma?
- Procesi i reformave është njësoj si një ndërtesë. Mendoni sikur ju do të ndërtoni një ndërtesë dhe gjatë kësaj kohe vjen dikush që e prish atë vazhdimisht. Është e pamundur që të ngesh ndërtesën në këtë situatë. Gjëja e parë që duhet të bësh është të eliminosh burimin që shkakton prishjen e ndërtesës. Procesi i reformës në Siri është ngadalësuar për shkak të ndërhyrjes së luftës me terrorizmin.
Është e pamundur që të vëmë në jetë reformat tona përsa kohë ka terrorizëm
Reformat ekonomike, politike dhe shoqërore nuk mund të realizohen po fituar stabilitet të shtetit. Qëndrueshmëria është themeli i nevojshëm që qeveria të mund të ushtrojë çfarëdolloj aktiviteti zgjerues apo një zhvillimi pozitiv në vend. Kjo situatë nuk përbën ndryshim nëse është gjithëpërfshirëse apo e kufizuar, e shtrirë në kohë apo e përkohshme. Qëndrueshmëria e vendit tështë një kusht thelbësor për aktivitete të këtilla. Ne kemi pesë vjet që na ka munguar stabiliteti. Për momentin, për ne prioriteti ynë thelbësor është të spastrojmë vendin nga terroristët. Është e pamundur që të vëmë në jetë reformat tona përsa kohë ende ka terrorizëm.
Së dyti, ndërsa shteti po ndërmerr hapa të mëdha për të luftuar terrorizmin ka filluar gjithashtu dialogjet sociale dhe politike me popullsinë. Unë vënien në zbatim të reformadhe dhe fillimin e proçesit politik i shoh si pjesë të së njëjtit projekt. Sepse dialogu nuk bëhet i kufizuar vetëm tek fuqitë dhe partitë politike. Programi i implenetimit të reformave është një proçes i cili gjithëpëfshin edhe popullsinë siriane. Ky proces përfshin si grupimet politike, ashtu edhe grupimet shoqërore. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për një të ardhme të Sirisë e cila do t'i ofrojë sirianëve një rend të përshtatshëm për të jetuar dhe për të zbatuar politika ekonomike dhe sociale brenda vendit; vetëm gjatë kësaj perudhe so të mund të flasim për këto çështje.
Jemi të detyruar të fitojmë gjeneratën e rritur gjatë luftës
Sigurisht pasi të kemi tejkaluar periudhën e krizës së shkaktuar nga lufta dhe terrorizmi do të vihemi ballë për ballë me çështje të reja. Dhe ata që do të përballen me këtë situatë janë të rinjtë që kanë krijuar një vetëdije kombëtare dhe politike gjatë kësaj periudhe lufte. Sigurisht që lufta ka lënë disa pasoja shumë të këqia tek një pjesë shumë e madhe e popullsisë siriane. Në mënyrë të veçantë janë ndikuar fëmijët dhe të rinjtë. Disa prej këtyre të rinjve jetojnë në territore të cilat janë të kontrolluara nga terroristët. Mendësitë e dhunshme, terrorizmi, mospranimi i tjetrit si të ndryshëm që rrjedhin nga radikalizmi dhe vehabizmi janë mendësi që janë ngulitur në mendjet e këtyre të rinjve. Kjo është një pjesë e shoqërisë që tashmë e refuzon zhvillimin. Ata nuk e pranojnë demokracinë si pjesë të tyre dhe nuk kanë përqasje që të pranojnë të ndryshmen. As nuk e shohin veten se i përkasin një vendi tjetër, në fakt nuk i përqasen asnjë kombësie. Ka edhe prej atyre që po përballen me probleme të ndryshme psikologjike. Këto
probleme kanë ndikuar në ndjesitë e tyre kundrejt kombësisë dhe kanë humbur besimin në ombin e tyre. Megjithatë nëse ne vërtetë duam të zhvillohemi, atëherë duhet të ulemi krah për krah me këto njerëz dhe të mundohemi t'i kthejmë ata tek vetvetja.
- Kriza në Siri do të zgjidhet ose nëpërmjet rrugëve ushtarake (fitoren e njërës prej palëve), ose do të zgjidhet nëpërmjet një procesi dialogu politik. Dialogu politik do të jetë i mundur vetëm ndërmjet dy palëve që e njohin njëra-tjetrën. Amerika është shprehur se përveç ISIS-it dhe Nusras, të gjithë grupimet e tjera të armatosura duhet të marrin pjesë në pisedimet për paqe. Cili është qëndrimi që ju keni në lidhje me këto grupime që do të marrin rolin e tyre në të ardhmen e Sirisë?
Kemi filluar procesin e reformave politike, grupimet opozitare vendosen që të pozicionohen në krahun e terroristëve të kontrolluar nga të huajt
- Fillimisht kjo palë për të cilën po flasim duhet të besojë në ekzistencën e shtetit sirian. Parimi i parë në besimin e ekzistencës së shtetit sirian është ndërprerja e marrëdhënieve me të jashtmit. Nuk duhet të jenë nën kontrollin e të huajve dhe nuk duhet të paguhen prej tyre. Nuk duhet t'i mbështesin grupimet terroriste dhe nuk duhet të përfshihen në masakra dhe sabotime të shtetit. Këto veprimtari nuk mund të pranohen si veprimtari nacionaliste apo politike. Nëse përmbushen këto kushte, që deri më tani nuk janë përmbushur, atëherë mund të flasim për fillimin e dialogut politik.
E vërteta qëndron kështu; dialogjet politike zgjidhin probleme politike, kur në fakt problemet që ne po përjetojm nuk janë politike. Në të shkuarën, ne ndërmorrëm reforma politike duke iu përmbajtur kërkesave të vetë grupeve opozitare, apo të paktën grupeve që fillimisht u prezantuan si grupe opozitare; megjithatë ky hap i yni nuk solli asnjë ndryshim tek ata. Ndryshuam kushtetutën, ligjet, gjithçka. Përkundrazi, sa më shumë ndryshime që bëmë ne, ata aq më shumë iu afruan terrorizmit.
Tani të gjithë mund ta shohin qartë se kërkesat e tyre politike ishin vetëm pretekste për ta futur qeverinë në një rrugë pa dritë në fund të tunelit. Sepse ata prisnin që ne t'i përgjigjeshim negativisht kërkesës së tyre dhe kështu duke u nisur nga kjo do të filloin protestat në Siri me justifikimin se qeveria kishte dalë kundër reformave. Por në fakt nuk ndodhi kështu.
- Kemi një situatë dyfytyrësie në politikat amerikane. Në njërën anë qeveria amerikane shprehet se ajo është pro zgjidhjes politike, nga ana tjetër nuk mbështet asnjë iniciativë për dialog mes sirianëve. Për shembull, Amerika mbajti një qëndrim negativ në tentativën e qeverisë siriane për të hapur një dialog me grupimet e armatosura në Dara. Sipas mendimit tuaj, nëse disa nga grupet e armatosura vendosin t'i dorëzojnë armët, a mund të hapet një dialog politik me ata?
- Në lidhje me situatën e dyfytyrësisë në politikat amerikane mund të them këtë: kjo është metodologjia që ato ndjekin. Përdorin dy mjete në të njëjtën kohë. Përdorin grupimet terroriste në mënyrë që të gjunjëzojë qeverinë siriane dhe përdorin mjetet politike për të arritur qëllimet e tyre në mënyrë që ne të stepemi. Që do të thotë se, në fakt me të dyja metodat kërkojnë të arrijnë të njëjtat qëllime.
SHBA-ja do që të zgjedhë mënyrën si do të vdesë Siria
Amerika, në momentin që nuk arrin të realizojë objektivat e saj duke mbështetur terroristët, fillon të provojë rrugët politike. Në momentin kur e pa që nuk mund të përfitonte në rrugë politike nga ne, filloi të nxiste grupet e armatosura brenda vendit. Pikërisht për këtë arsye, në momentin që nuk arritën ta bëjnë Sirinë të hedh një hap mbrapsht me anë të bisedimeve në Gjenevë me grupet terroriste dhe mbështetësit e tyre nga jashtë, filluan të nxisnin aktivitetet terroriste brenda Sirisë. Ata na detyrojnë që të zgjedhim mes rrugës së nënshtrimit me armë në kokë, ose të dënimit me varje. Zgjedhja duket sikur është e jona; por në fakt të dyja alternativat kanë të njëjtin përfundim.
Kjo është metoda e Amerikës; për këtë arsye nuk kemi pse të mbetemi të habitur, kjo ka qënë taktika që ka ndjekur gjithmonë Amerika. Jo vetëm me standard të dyfishtë, kur Amerika ka interes përdor standard të trefisht, katërfisht, pesëfisht, madje nëse Amerika ka një mijë interese do të përdorë mijëra standarde për të arritur atë që do.
Të gjithë atyre që vendosën të dorëzonin armët iu kemi dhënë amnisti
Përgjigjja jonë është pozitive në fillimin e dialogut për këdo që ka lënë armët dhe dëshiron dialogun. Kjo është një gjë që e kemi aprovuar gjatë gjithë kësaj kohe. Të gjithë atyre që vendosën të dorëzonin armët iu kemi dhënë amnisti. Përsa i përket kësaj pike kemi mbajtur gjithmmonë qëndrim pozitiv. Madje edhe kemi anashkaluar disa ligje me këtë qëndrim. Sipas ligjit nuk ka amnisti për ata që kryejnë vepra penale të terrorizmit. Pavarësisht këtij ligji, duke menduar më të mirën e përgjithshme dhe ndalimin e derdhjes së gjakut i kemi amnistuar.
- Amnistia shkon për individët, apo për organizatat si një subjekt i veçantë?
- Amnistinë e marrin vetëm individët., dialogu ynë nuk është me organizatat terroriste, dialogu ynë është për individët e veçantë.
- Sipas disave ekzistojnë dy përqasje në lidhje me luftrat. Njëra prej tyre konsiton në luftën e brendshme dhe konfliktet mes organizatave dhe shteteve islamike; për shembul, shihet se për momentin Arabia Saudite ka ndërmarrë aktivitete kundër Sirisë, Jemenit
dhe Bahreinit. Nga na tjetër kemi këndvështimin se janë përpjekjet e Amerikës që po rrënjosin konflikte të armatosura brenda qytetërimeve islamike duke i paraqitur shoqëritë islamike dhe shtetet islamike si potencialisht të rrezikshme për qytetërimet e Perëndimit... Sipas mendimit tuaj, në çfarë përmasash i shërbejnë Amerikës këto konflikte?
- Unë nuk besoj se konfliktet që po përjetojnë të jenë konflikte qytetërimesh. Ne jetojmë në një qytetërim që e kemi përkufizuar si një qëllim njerëzor; konfliktet zhvillohen mess rrymave të ndryshme. Në të njëjtën kohë mund të themi se ndasitë kulturore konkurrojnë me njëra-tjetrën. Nëse ndodhemi në këtë situatë, konkurrenca mes tyre është e natyrshme.
Themeli i kontensimeve fetare dhe sektare në modernizëm është me baza politike
Megjithatë, ne po përballemi me një konflikt politik dhe në asnjë moment nuk do t'i vishja këtij konflikti ngjyresa qytetërimi për ta përkufizuar si një konflik të këtillë. Siç edhe jam shprehur më parë themeli i kontensimeve fetare dhe sektare në modernizëm është me baza politike dhe jo baza religjoze. Pikërisht këtu fshihet loja e Perëndimit. Padyshim që ne ndodhemi përballë një problemi të madh të përkufizuar si konflikti i identiteteve. Dy është një problem që gjendet në vendet arabe të rajonit, vendet islamike madje mund të themi në të gjithë vendet e botës së tretë.
Pengesa më e madhe e krijimit të hegemonisë perëndimore është identiteti i fortë; Perëndimi ka marrë në shenjestër identitetet
Në Iran i përkisni fesa Islame dhe jeni parardhës të fisit të persianëve. Ndërsa ne i përkasim fesë Islame dhe rrjedhim nga fiset arabe. Kjo është një e vërtetë e natyrshme. Ajo që perëndimi përpiqet të bëjë në këtë situatë është që të vërë përballë këto dy identitete dhe të forcojë njërin mbi tjetrin. Përsa kohë këto popuj nuk arrijnë ta përvetësojnë si duhet identitetin e tyre, ky prblem i dobësisë do të vazhdojë të ekzistojë, Perëndimi do të vazhdojë të shtojë problemet, do të vazhdojë të imponojë mendimin se identiteti islam është i ndryshëm për ata që kanë identitet arab dhe ata që kanë identitet persian dhe kështu do të vazhdojë të krijojë probleme të brendshme dhe të dhunshme mes këtyre dy ndarjeve. Pyetja është, përse i krijon Perëndimi këto problematika? Spepse pengesa më e madhe e krijimit të hegemonisë perëndimore është identiteti i fortë; perëndimi ka marrë në shenjestër të sulmojë identitetet.
Ju keni një përkatësi të caktuar fetare, ky besim ju bën që ta kuptoni haptazi të vërtetën. Ajo që ju bën juve të fortë dhe të qëndroni me këmbët tuaja në këmbë është besimi. Megjithatë nëse humbni besimin tuaj; nuk ndjeni lidhje me asnjë lloj identiteti, qoftë arab, persian, apo identitet islamik atëherë do të humbni tërësisht motivimin për të mbrojtur ndonjërin nga këto identitete. Pas kësaj, asnjë nga kërkesat që do ju paraqesë Perëndimi nuk do të jenë të papranueshme.
Sepse ju tashmë e keni humbur besimin se ju keni të drejtë dhe jeni të vërtetë. Sepse drejtësia është diçka që lidhet me identitetin, edhe të qënit shtet ka të bëjë me të pasurin një identitet. Për këtë arsye mundt të shprehemi se loja që perëndimi ka luajtur në shekullin që lamë pas ka qënë në lidhje me shkatërrimin e identiteteve të njërëzve.
Për shembull në rajon po nxiten konfikte fetare sunni-shii dhe së fundmi edhe konflikte entike arabo-kurde. Konkretisht, ata që kanë nxitur këtë konflikt në Irak janë të njëjtët persona që kanë nxitur konfliktin fetar mysliman- të krishterë dhe janë mundur t'i kërcënojnë palët me palën tjetër. Kur nxiten konflikte të këtilla identitetet fillojnë të zvogëlohen, kufizohen dhe sillen në trajtë neutrale. Edhe qëllimi i tyre është pikërisht ky.
Si një përgjigje për pyetjen tuaj mund të them se, për sa kohë secili prej nesh hyn në konflik me të tjerët brenda rajonit, nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka shërbyer qëllimeve të Perëndimit. Në çdo çështje është mëse e natyrshme që të kemi mospërputhje të mendimeve dhe bindjeve. Megjithatë kjo mospërputhje nuk do të thotë se ne nuk duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin. Përkundrazi ne duhet të vazhdojmë dialogun mes nesh, çdo kush mund të bëjë tentativa për t'i ndryshuar mendimin palës tjetër.
- Sipas mendimit tuaj, a është e mundur që të pengohet SHBA-ja dhe regjimi sionist që të arrijnë qëllimet e tyre në rajon duke provokuar kriza?
- Po, nëse do ta kuptojmë rëndësinë e të pranuarit tjetrin pavarësisht sa të ndryshëm jemi, nëse vazhdojmë ta njohim njëri-tjetrin pavarësisht mospërputhjeve; atëherë të gjithë së bashku, ju dhe ne do të jemi fëmijët e të njëjtit qytetërim, një popull i vetëm, një shtet i vetëm, një udhëheqje e vetme; atëherë do të besojmë se mes nesh nuk ekziston asnjë problem.
Nga na tjetër, nëse unë të shoh ty si absolutisht të gabuar dhe veten e shoh si absolutisht të drejtë, atëherë do ta shoh të nevojshme të të eleminoj dhe kështu përfundojmë në konflikt.
Diskutimet janë të shëndetshme për sa kohë nuk kthehen në tentativa për të zhdukur tjetrin
Megjithatë edhe kjo nuk duhet lënë pa thënë: dialogu, diskutimi janë gjëra të rëndësishme që shihen si të natyrshme dhe pozitive. Ju në Iran e keni përvetësuar një vlerë të këtillë, nëse edhe ne në Siri arrijmë që ta përvetësojmë një vlerë të këtillë do të krijohet një horizont i gjërë për shkëmbim mendimesh dhe si rezultat do të kemi zhvillim dhe përparim.Ju në Iran keni hedhur hapa të mëdha në sferën shkencore, veçanërisht në sferën e energjisë bërthamore. Nëse në Iran nuk do të ekzistonte liria e mendimit, atëherë ju nuk do të mund të kishit arritur suksese të këtilla shkencore; sepse këto dy gjëra janë të ndërlidhura me njëria-tjetrën. Për këtë arsye, unë mendoj se diskutimet janë të shëndetshme për sa kohë nuk kthehen në tentativa për të zhdukur tjetrin. E kundërta e kësaj do të na çonte në shkatërrim.
- Me lejen tuaj, dëshiroj ta lëmë për momentin mënjanë këtë temë dhe të kalojmë në një temë tjetër. Para 17 muajsh, Arabia Saudite me një pretekst të paqëndrueshëm filloi sulmin në territorin e Jemenit; megjithatë mesa mund të shohim deri tani nuk ka arritur të përmbushë qëllimet e saj. Për më tepër tashmë i është vënë nën rrezik edhe kufiri i saj në lindje. Ky shtet i cili është në gjendje lufte me Jemenin ka dalë edhe kundër vullnetit popullor të popullit të Bahreinit. Ndërsa tani, duke krijuar një situatë të pëtgjithshme anti-iraniane po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me regjimin sionist. Sipas mendimit tuaj, si do të ndikojnë ky qëndrim dhe këto sjellje të Arabisë Saudite në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera arabe dhe me botën islame?
- Num besoj të kentë ndonjë ndryshim të madh; sepse ky nuk është një ndryshim i vërtetë, është thjesht një ndryshim i sipërfaqshëm. Marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Izraelin nuk janë të reja, thjesht nga të fshehta kanë dalë haptazi. Këto marrëdhënie kanë ekzistuar të paktën për 50 vjet. Këto marrëdhënie datojnë më 1967. Ne besojmë se rezultatet e para të marrëdhënies së Arabisë Saudite me Izraelin janë parë në luftën e vitit 1967. Qëllimi i atëhershëm i atij bashkëpunimi ishte goditja e Abdunnasirit.
Marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Izraelin nga të fshehta kanë dalë haptazi
Nuk është e nevojshme që takimet të jenë fizike. Ky bashkëpunim i dy palëve ëhstë bërë me ndërmjetësimin e Amerikës. Mbajtja e këtyre marrëdhënieve si të fshehta ka qënë dëshirë si e amerikanëve ashtu edhe e sauditëve. Janë përdorur mënyra të ndryshme për t'i mbrojtur këto marrëdhënie dhe tani të gjitha gjërat koordinohen brenda kornizave të këtyre marëdhënieve,
Edhe plani i mbretit saudit, Abdullah i paraqitu në vitin 2002, nën titullin paqja Arabe për zgjidhjen e problemit të Palestinës ishte brenda këtyre kornizave. Para kësaj në vitin 1981, mbreti Fahad pati paraqitur një plan për nxjerrjen e Rezostencës Palestineze jashtë kufinjve të Libanit. Për këtë arsye mund të themi se marrëdhënia mes këtyre dy shteteve ka ekzistuar edhe më parë. Ndryshmi i vetëm është se këto plane që më parë mbaheshin të fshehta, sot kërkohen haptazi.
- Marrëdhëniet e sauditëve me regjimin sionist, qofshin marrëdhënie të drejtpërdrejta apo me ndërmjetësues diheshin edhe më parë nga mendimtarët e botës islame. Megjithatë, përsa i përket opinionit publik, Arabia Saudite mbetet shteti i drejtimit të të gjithë myslimanëve si mbrojtës të Haremein-i Sherifein-i. tashmë edhe opinioni i përgjithshëm popullor mysliman po sheh si kemi një përqasje për normalizimin e marrëdhënieve të një shteti si Arabia Saudite me Izraelin. Sipas mendiit tuaj si do të ndikojë kjo situatë?
- Për mendimin tim, kjo kjo ngjarje do të ketë një ndikim pozitiv. Sepse ata që deri më tani kanë menduar se familja mbretërore saudite i shërben Islamit, do të shohin të vërtetës që jo vetëm që ata nuk i shërbejnë Islamit, përkundrazi ata janë shërbyes të Amerikës.
Gjëja e rëndësishme në këtë ,cështje është kjo: është vërtetë e rëndësishme që ajo pjesë e botës e cila nuk është e vetëdijshme për këtë situatë, duhet informuar. Cili ishte qëllimi i këtij ndryshim të menjëhershëm të Arabisë Saudite? Vallë a ishin sauditët më parë armiq të izraelitëve dhe në një moment vendosën ta bëjnë Izraelin mik të tyre? Apo mos vallë ato kanë pasur një marrëdhënie edhe në të shkuarën, por ishin të ndrojtur që ta pranonin këtë të vërtetë?
Çfarë hapi ka hedhur deri më tani familja mbretërore arabe për të mbrojtur Mesxhidin Aksa?
Pyetja e parë që e vë famijen mbretërore saudite përmballë me opinionin popullor të të gjithë myslimanëve është kjo: Nëse ata deri më saot kanë mbrojtur Qaben, çfarë hapi kanë hedhur për të mbrojtur Mesxhidin Aksa? Për më tepër, si mund të lidhin marrëdhënie me Izraelin, i cili në çdo moment kërkon të gjejë rastin për ta përdhosur Mesxhidin Aksa dhe të ndërtojë skulptura në të? Carë ka bërë deri më tani Arabia Saudite në lidhje me këtë? Deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim kundrejt veprimeve të Izraelit. Kjo është një e vërtetë e cila duhet analizuar me kujdes.
Sikurisht, fillimisht opinioni publik do të shokohet. Megjithatë ne na bie detyra që të flasim hapur dhe t'i shjegojmë opinionit publik mysliman se një e vërtetë e këtilla ka ekzistuar prej shumë kohësh. Këto nuk janë gjëra të reja, populli tani po i mëson këto të vërteta, megjithatë politikanët gjithmonë kanë qënë në dijeni të kësaj. Tashmë e ka rradhën populli i thjeshtë që të shohë të vërtetën. Kur ne i thoshim këto të vërteta ata i mohonin fuqishëm duke na akuzuar se ishim shërbëtorë të Haremeinit. Megjithatë, tashmë çdo gjë po bëhet haptazi dhe nuk ka mbetur gjë për t'u fshehur.
- Disa janë të mendimit se Arabia Saudite e filloi luftën në Jemen duke u nxitur nga fuqitë e tjera, duke pasur për qëllim që në këtë mënyrë të masin potencialin e Arabisë. Njësoj siç provokuan Turqinë që të humbte fuqië e saj ushtarake duke sulmuar Xherablus...sipas mendimit tuaj, si do të ndikojë në gjendjen dhe të ardhmen e Sirisë nga pikëpamja strategjike ndërhyrja ushtarake e Turqisë?
Turqia dhe Arabia Saudite janë dy shtete të lidhura me Amerikën, Amerika jep udhëzimet dhe këto shtete i implementojnë
- Fillimisht dua të them që përdorimi i termit 'konflik' mund të mos jetë i duhuri për t'u përdorur në këtë situatë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, ne detyrojmë dikë që zotëron aftësinë për
mendime të pavarura që të bëjë diçka pa dëshirë dhe dhe e bindim atë të ndjekë rrugën që mendon se dëshiron, i japim atij informacione dhe të dhëna të pavërteta. Kështu merremi me këtë çështje. Megjithatë nëse flasim për Turqinë dhe Arabinë Saudite, ato janë dy shtete të lidhura me Amerikën, Amerika jep udhëzimet dhe këto shtete i implementojnë. Prej shumë vitesh tashmë, Erdogani do që të hyjë ushtarakisht në Siri; por fuqitë e tjera nuk e lejonin. Tani që më në fund i dhanë leje, ai u fut ushtarkisht në Xherablus.
Turqia është një ndër mjetet që Amerika po e përdor për të arritur qëllimet e saj
- Përse e lejuan Turqinë të ndërhyjë?
- Për mendimin tim i kanë dhënë leje sepse Amerika gjithmonë mundohet që gjithnjë e më shumë të komplikojë çështjet. Sepse sa më të komplikuara të duken gjërat, akoma më shumë u krijohet mundësia që të formojnë manovra nga më të ndryshmet. Rritja e përplasjeve mes Turqisë dhe kurtëve do t'i japë më shumë shkaqe Turqisë që të ankohet tek Amerika për kurtët; nga ana tjetër kurtët sa më shumë vështirësi të kenë do të t'i afrohen më shumë Amerikës dhe do të ankohen për Turqinë. Nëse kurtët kanë konflike edhe me arabët, atëherë të dyja palët do të përplasen tek Amerika për t'u ankuar. Amerika mund të mbijetojë vetëm "duke krijuar konflike dhe duke i udhëhequr ato".
Amerika mundohet që gjithnjë e më shumë të komplikojë çështjet
Sa më shumë të nxiten debateve mes popujve aq më shumë do të investohet në mbi këto konflikte. Kjo është metodologjia që po ndiqet tani në rajonin tonë. Në kushtet aktuale, hyrja e Turqisë në Siri vetëm sa e komlikoi edhe më shumë situatën në rajon. Në fund të fundit, Turqia është një ndër mjetet që Amerika e përdor për të arritur qëllimet e saj. Ajo lan rolin e saj me urdhrin e Amerikës dhe vetëm për interes të Amerikës. Turqia është një ndër mjetet që Amerika do të përdorë për të arritur qëllimet e saj kur në Siri të afrohet edhe pak më shumë çasti i zgjidhjes së konfliktit dhe fundit të luftës.
- Sipas disave, grushti i shtetit në Turqi u bë me mbështejen e SHBA-së, ose të paktën nën dijenini e plotë të saj. Pikërisht për këtë arsye, për t'u larë me Erdoganin i dha lejen që të hynte në Xherablus. Cili është opinioni juaj në lidhje me këtë çështje?
- Këto përfundime janë nxjerrë vetëm me anë të një analize teorike. Ende nuk kemi prova të sigurta për këtë analizë; ama duke ndjekur logjikën amerikane nuk do të ishte habi të ketë ndodhur kështu. Amerika nuk funksionon e lidhur në ndonjë vlerë parimore. Ata veprojnë duke ndjekur filozofinë e Makiavellit, sipas të cilit çdo mjet i përdorur për të arritur qëllimin është i lejuar - "Qëllimi justifikon mjetin". Këto nuk janë gjëra për t'u habitur, nuk janë gjëra të pamundura. Megjithatë as nuk mund ta konfirmoj, as nuk mund ta mohoj një hipotezë të këtillë..
- I nderuar president, keni përmendur disa herë rresht koncepte të idealizuara si interesat kombëtare, identiteti kombëtar etj. Udhëheqësit e vendeve të këtilla si Turqia, Arabia Saudite dhe Amerika i shohin këto terma si kërcënuese dhe janë bërë problem për mosqëndrimin tuaj si udhëheqës i shtetit. Nëse ata i braktisin këto qëndrime, a mendoni se do të krijohet mundësia që të hyhet në bisedime me këto vende për të ardhmen e Sirisë?
- Qëllimi më themelor që ne kemi është të ndalojmë derdhjen e gjakut të popullit sirian. Për këtë arsye, jemi të gatshëm që brenda këtyre kornizave të lëmë mënjanë opinionet tona dhe të ndërmarrim çdolloj hapi të nevojshëm për ta arritur këtë. Sigurisht pa braktisur parimet tona, sepse në fund të fundit ndalimi i derdhjes së gjakut është një parim i yni. Ky është qëllimi ynë më i rëndësishëm për momentin. Nuk do të ishte e drejtë të hynim në bisedime me terroristët; por nëse hapja e një dialogu me grupet terroriste do të ndalonte derdhjen e gjakur dhe kështu do të përmbushte parimin dhe qëllimin tonë parësor atëherë nuk do të na mbetej gjë tjetër veçse të ulnim kokën përpara kësaj mundësie.
Jemi të gatshëm që të ndërmarrim çdolloj hapi të nevojshëm për të ndaluar dergjjen e gjakut të popullit sirian
Sigurisht krijimi i një dialogu dhe një marrëveshje me grupet terrorizte nuk nënkupton që do të kemi besim tek ata. Këta janë njerëz të zhveshur nga vlerat morale. Edhe sikur t'i njohim për njëmijë herë ata ende mbeten kryeneçë, hipokritë dhe të pamoralshëm. Kjo gjë është e padiskutueshme. Megjithatë marrëveshjet politike me qëllime politike nga pozicione dhe zyrtarë politik janë në të mirë të popullit.
Populli turk, pavarësisht gjithë gënjeshtrave të mediave dhe nxitjeve nuk u bënë armiq me popullin sirian
Nga ana tjetër, duhet të jemi të vetëdijshëm të bëjmë dallimin mes popujve dhe qeverive. Populli turk, pavarësisht gjithë gënjeshtrave të mediave pro Erdoganit dhe mediave të rajonit dhe nxitjeve nuk mbajtën qëndrim armiqësor kundrejt popullin sirian. Dëgjojmë se herë pas here autoritete të ndryshme dhe deputetë të parlamentit turk kritikojnë Erdoganin dhe e mbajnë atë përgjegjës për fillimin e krizës së Sirisë.
Kur ne flasim me liderin e një shteti të caktuar, nuk do të thotë se ne flasim me atë nën rolin e një individi të vetëm të veçantë. Po, takohemi me personin sepse ai është mjeti ndërlidhës i popullit të këtushëm me popullin e atjeshëm. Gjithmonë duhet të mbajmë mend me kujdes se marrëdhëniet Siri-Turqi janë marrëdhënie mes dy popujve. Autoritetet zyrtare shkojnë e vijnë, e
rëndësishme është të mbetet lidhja mes popujve. Nuk duhet të gabojmë në këtë aspekt dhe armiqësitë mes qeverive duhet të bëjmë kujdes të mos i shdërrojmë në armiqësi mes popujve.
- Siria po paguan çmimin e mbështetjes që i ka dhënë Palestinës dhe mbrojtjes që i ka dhënë çështjes palestineze. A mos vallë kjo luftë 5 vjeçare ka ndikuar në mbështetjen që i keni dhënë Palestinës dhe grupimeve të rezistencës palestineze?
Ka mbështetur një grup terroristësh që e e quajnë veten palestinezë
- Nga pikëpamja politike nuk ka ndikuar. Ne ende kemi të njëjtin qëndrim që kemi pasur gjithmonë. Sigurisht, pavarësisht kësaj nuk mund të injorojmë luftën dhe prezencën e një grupi të neveritshëm që e quajnë veten palestinezë. Ata janë një grupim që në vend që të mbështesin Sirinë, që ka mbështetur gjthnjë palestinezët, u pozicionuan në anën e terroristëve. Padyshim kjo situatë ka ndikuar në qëndrimin emocional dhe sjelljen e popullit.
Populli sirian ka paguar çmime të rënda në mbështetje të çështjes palestineze. Ka ndarë me ata bukën e gojës; megjithatë përkundër kësaj një pjesë e tyre vendosën që të mbështesnjin terroristët. Një pjesë e tyre ia drejtuan armët e tyre sirianëve, të cilët kanë bërë sakrifica të mëdha në mbështetje të çështjes palestineze dhe mbështetën planin e Izraelit kundër Sirisë. Të gjitha këto sjellje kanë lënë gjurmët e tyre.
Megjithatë, për mendimin tim ky efekt emocional është i përkohshëm dhe është krijuar për shkak të presionit të luftës. Pas përfundimit të krizës edhe populli do të kthehet në normalitet dhe do t'i rikthehet horizonti i tij i drejtë, i natyrshëm dhe i hapur. Populli ynë nuk i sheh këta persona si përfaqësues të popullit palestinez, dhe kështu nuk i sheh as veprimet e tyre. Ata janë thjesht disa individë dhe idealet i tejkalojnë përmasat e individëve. Unë nuk kam asnjë shqetësim në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, siç edhe u shpreha më lart nga pikëpamja politike qëndrimi ynë vazhdon të jetë i pandryshuar.
- Gjatë muajit të ramazanit ju hapët iftarin bashkë me ushtarët tuaj në një zonë ku lufta ishte shumë intensive. Ju si një simbol i Sirisë keni qënë të pambrojtur ndaj çdo atentati që mund t'iu merrte jetën. Pse ndërmorrët një rrezik të këtillë?
Unë besoj në caktimin hyjnor
Fillimisht, si president i vendit dhe si kryetar i forcave të armatosura e shoh si pjesë të detyrës sime që të qëndroj pranë forcave ushtarake sa më shumë të jetë e mundur. Së dyti, unë në ato takime mund të qëndroj vetëm disa orë, ndërsa nga ana tjetër ata qëndrojnë atje për ditë të tërë, madje edhe për muaj të tërë. Ajo që unë bëj në këtë rast nuk mund të krahaosohet ne atë ata bëjnë në shërbim të ktëij vendi. Ndërsa përsa i përket rrezikut potencial, është një gjë që
shpeshherë ma vënë në dukje. Përgjigjja ime në këtë rast është kjo: Unë besoj në caktimin hyjnor, kjo është shumë e qartë. Edhe nëse e di që po më afrohet vdekja, e rëndësishme është ajo që unë mësoj nga ata ushtarë atje. Deri më tani kam vizituar disa territore lufte. Gjatë vizitës të cilën përmendët ju, në një largësi më të shkurtër se njëqind metra ndodhej një ushtar që me armë në dorë po luftonte me terroristët. Kur e pyeta pse nuk e kishte vënë kaskën mbrojtëse me shumë qetësi dhe pa u shpërqëndruar më tha: "Zoti është mbrojtës dhe vëzhgues".
Ata nuk na kanë friksuar në asnjë moment
Nga ana tjetër, kur marrim parasysh dimensionet psikologjike të armikut, kemi parë se ata vëzhgojnë disa objektiva. Njëra prej këtyre është që të nafusin frikë në zemër. Si kundërpërgjigje të kësaj lëvizjeje, në çdo deklaratë unë jap këtë mesazh: Ata nuk kanë mundur të na friksojnë as ditën e parë që na sulmuan, as sot pas pesë viteve. Ne nuk trembemi kurrë.
- Vërtetë, pse nuk friksoheni?
- Një njeri që po ndjek një çështje pse të trembet nga një terrorist, nga një lodër? Kjo është e palogjikshme, ai duhet të trembet. Sepse ai lodër lufton për para, ndërsa unë luftoj për atdheun tim. Pika në të cilën unë mbështetem është më e lartë dhe më e fortë.
Unë mbështetm nga populli im, po ai nga kush mbështetet? Ai po vret popullin, prandaj populli nuk e mbështet. Atëherë, pse duhet të friksohem? Nëse populli po të mbështet, atëherë edhe Zoti po të mbështet, nuk duhet të friksohesh. Nëse Zoti do të kishte caktuar shkatërrimin për këtë popull, deri më tani do të ishte shkatërruar çdo gjë në këtë vend. Përkundrazi, për pesë vjet rresht vendi është në këmbë dhe nuk është shkatërruar. Me përlogjarije mendore, një vend mund të qëndrojë një vit, apo dy vjet, nuk të pret mendja që të vazhdojë rezistencën për pesë vjet rresht. Janë thyer të gjitha parimet ekonomike, logjike e psikologjike. Për këtë arsye, perëndimi është i zënë me analiza dhe nuk ka mundur të nxjerrë një konkluzion në lidhje me gjendjen. Për këtë arsye gjithmonë them se ekzistojnë ndikuesit hyjnorë.
- Duke lënë mënjanë mediat dhe propagandat që bëhen, dua t'ju shtroj një pyetje: A e keni dëshmuar vërtetë ndihmën e Zotit gjatë këtyre 5 viteve luftë?
Zoti e mbron Sirinë
- Sigurisht ndikuesë të këtillë hyjnorë nuk mund të shihen në një moment të caktuar? Kur analizoni ngjarje që kanë ndodhur njëra pas tjetrës shikoni sesi ngjarje të këtilla nuk mund të realizoheshin kurrë vetëm ngaforca njerëzore. Pikërish në këto momente shihe qartë ndërhyrja hyjnore e vullnetit të Allahut. Kjo është arsyeja pse them me siguri se Allahu e mbron Sirinë.
Kjo është një gjë që unë e kam thënë 10 vjet më parë, ndërsa sot po vërtetohet. Çfarë mbetet
tjetër kur gjendesh para një një situate të cilën rregullat logjikë dhe shkencorë nuk mund ta shpjegojnë? Mbeten dimensionet hyjonre dhe shpirtërore. Këtu mund ta dëshmojmë se çdo gjë ndodh me vullnetin e Allahut. Në këtë situatë ekziston një dimension shumë i rëndësishëm, gjë gjë unë e kam parë dhe dëgjuar nga shumë njerëz. Kur pyet një burrë që është drejtuar drejt vdekjes çfarë po ndjek, ku po shkon? Do të të përgjigjet si shumë të tjerë "pres të bie dëshmor". Në një luftë kur vdekja është duke të pritur arrihet me një forcë të madhe dhe potencial të fortë statusi i dëshmorit. Cili është kuptimi i gjithë kësaj? Kjo është një e vërtetë përtej njerëzores. Domëthenë, kur shihni shikoni trimëri shumë të mëdha tek disa njerëz jeni të sigurtë se brenda këtyre njerëzve gjendet një forcë e moadhe hyjnore që i mban në këmbë. Këto janë disa shenja që të tregojnë manifestimin e forcave hyjnore.
- Siria dhe irani janë prej vitesh aleate. Pyetja që dua t;ju bëj është kjo: vallë kjo aleancë i ka rrënjët tek mendësia strategjike e Bashar al-Asadit si individ; apo kjo është një trashëgimi për ju nga ish presidenti Hafiz al-Asad?
- Pyetje e bukur. Në fund të fundit unë jam një fëmjë i rritur në shtëpinë e tij. Padyshim që çdokush mëson shumë nga babai i tij. Megjithatë, kur rritesh është e vështirë që të përcaktosh cilat janë specifikisht gjërat që ke mësuar nga babai?.ndoshta nuk është e thënë të kesh mësuar një gjë specifike, ndoshta ajo që ke mësuar është mënyra si të mendosh diçka. Në shtëpi ne me babain nuk flisnim kurrë për politikë. Unë nuk i kam bërë kurrë asnjë pyetje në lidhje me Iranin gjatë 8 viteve që ne ishin në luftë me të.
Nuk ndjenim nevojë të pyesnim sepse për ne qëndrimi i tij ishte mëse i qartë nga sjellja në shtëpi dhe nga fjalimet e tij si president në media dhe në shtyp. Për ne fëmijët e tij ishte shumë më e mundshme dhe e lehtë që të mund të krijonim lidhjen mes këtyre dy momenteve. Nëse pyetja juaj ka të bëjë me mënyrën e të menduarit dhe me këndvështimin e gjërë strategjik, atëherë padyshim e kam marrë prej tij. Sigurisht nuk di t'i ndajë një e nga një dimensionet e kësaj trashëgimie; por padyshim mund të them se ka qënë ndikimi i tij.
Këndvështrimi strategjik në lidhje me arrëdhëniet mes shteteve është përcaktues
Për më tepër, këndvështimi im strategjik në lidhje me gjendjen aktuale të Sirisë ka edhe një dimesion tjetër. Nuk mund të flitet kurrësei për gjendjen politike të Sirisë pa marrë nën vëzhgim edhe zhvillimet e tjera rreth e rrotull. Sidomos pa u analizuar shtet të cilat kanë një ndikueshmëri të lartë tek Siria...
Tani, nëse do të flasim në mënyrë objektive - pra pa marrë parasysh dhe duke injoruar lidhjet e mia të veçanta me Iranin, dua t'ju bëj këtë pyetje: a është Irani faktor ndikues në gjendjen e Sirisë, apo nuk është? Kur flasim për Palestinën, gjendejen në Liban dhe marrëdhëniet me Perëndimin, faktin që Siria është marrë në shenjestër nga Perëndimi, a ka ndikuar Irani në këto
çështje? Në këtë këndvështrim, ne si Siri keni nevojë për marrëdhëniet strategjike me Iranin. Ndërsa çështja se si dhe në çfarë lartësie duhet të jenë marrëdhëniet, janë çështje në lidhej me detajet. Megjithatë, në terma të përgjithshëm mund të themi se Irani është një shtet me ndikueshmëri dhe ne kemi nevojë për marrëdhëniet me atë.
U munduam që të krijonim me Turqinë të njëjtën marrëdhënie që kemi me Iranin
Le të lëmë mënjanë për momentin Iranin. Cila ishte arsyeja që marrëdhëniet me Turqinë arritën në këtë pikë? - Në fakt, në kohën e presidentit Hafiz Asad marrëdhëniet nuk ishin të njëjta. - Duke ndjekur të njëjtën logjikë... Të shohim cila është ndikueshmëria e Turqisë në Siri - pozitive, apo negative? Nëse do të lidhnim marrëdhënie të mira me Turqinë do të ishte në favorin tonë.kjo gjë u ralizuar jgatë viteve 2004-2011. Megjithatë, kkur Erdogani këto marrëdhënie i ktheu në proces negativ, ne e paguam shumë shtrenjtë. Për këtë arsye, duke lënë mënjanë personin i cili mban postin e presidentit, duhet tëjemi të kujdesshëm të kemi një kemi një kënvështim strategjik kur lidhim marrëdhënie ndërkombëtare. Presidenti Hafiz Asad nuk është më, një ditë nuk do të jem as unë. Duhet ta kemi të qartë se marrëdheniet me shtetet nuk lidhen duke pasur parasysh ndjesitë momentale. Këto marrëdhënie duhet të lidhen mbi themele të vërteta. Nëse Irani është një shtet me ndikueshmëri, atëherë padiskutim duhen lidhur marrëdhënie me atë vend.
Për shembull, Zoti na mbroftë, nëse një ditë Irani, ashtu si Turqia vendos që të mbajë një pozicion negativ nga Sirisë, atëherë ne nuk duhet të kemi më marrëdhënie me atë vend. Megjithatë Irani ka një qëndrim pozitiv. Ne duhet që ta orjentojmë edhe Turqinë që ashtu si Irani të mbajë një pozicion pozitiv. Kjo ëhstë pikëpamja ime në lidhje me çështjen.
- Kur diskutuam qëndrimin tuaj në lidhje me Iranin, vura re se keni një dashuri të veçantë kundrejt Liderit të Revolucionit Islamik të Iranit (Ajetullah Hameneit). Si e vlerësoni qëndrimin tuaj? Cilat janë pikëpamjett tuaja konkrete në lidhje me Liderin e Revolucionit Islamik të Iranit?
- Fillimisht, ekziston një dashuri personale e imja kundrejt Imam Hameneit personalisht. Kjo dashuri nuk ka aspak lidhje me çështje politike. Kjo ka të bëjë me personalitetin dhe karakterin e tij. Modestia dhe respekti që ai zotëron brenda tij janë arsyeja për dashurinë ndaj tij dhe lidhjen e marrëdhëneve personale. Madje edhe nëse kjo marrëdhënie do të ishte jashtë sferës së marrëdhënieve politike.
Nga ana tjetër, përsa i përket marrëdhënieve të pëfshira në sferën politike, ai është një personalitet i besueshëm. Ai e ka treguar besnikërinë e Iranit ndaj Sirisë. Siria është nga vendet e pakta që ka qëndruar pranë Iranit të vitet 80. Populli iranian është besnik dhe Imam Hamenei e ka treguar këtë besueshmëri në shumë raste të ndryshme.
Ndërsa gjatë krizave aktuale e ka rritur edhe më shumë këshillimin dhe mbështetjen dhe kjo është një pikëpamje strategjike. Në fund të fundit, besnikëria duket në kohë të vështira.
Pika e tretë është mënyra e tij strategjike. Ai është një personalitet strategjik. Kjo krizë, që prej fillimeve të saj ka vërtetuar se çdo gjë ka dalë siç ka thënë ai. Unë jetoj brend Sirisë, ndërsa ai jeton në një shtet tjetër. Ai i merri nformacionet dhe të dhënat nga organet qeveritare, ndërsa unë i marr drejtpërsëdrejti nga vetë populli. Unë këtu jetoj në mesin e popullit tim.
Pavarësisht kësaj, ai që në javët e para të krizës ishte i vetëdijshëm për çdo gjë që kishte ndodhur. Kur flasim për të, nuk është e nevojshme ta mburrim, duhet të flasim të vërtetën që të regjistrohen për historinë. Ai arrin t'i shohë ngjarjet me shumë qartësi.
Ai ka zënë një vend të rëndësishëm në histrinë e rajonit tonë, qoftë si personalitet, qoftë si strateg.
- Ju falenderoj shumë, nëse keni një mesazh për popullin iranian dhe mendimtarët atje do ta përcillnim me shumë kënaqësi.
- Fillimisht dua t'i përcjell popullit iranian dashurinë dhe falenderimet e mia. Populli iranian e ka mbështetur gjithmonë udhëheqjen iraniane, apo qeverinë e saj, presidentin e vendit Zotin Ruhani dhe përpara tij Zotin Ahmedinezhadin për çdo vendim politik që kanë marrë që nga fillimi në çdo hap që ata kanë hedhur për të mbështetur Sirinëqoftë në ndihma ekonomike, ao edhe ushtarake që nga fillimi i krizës. E gjithë popullsia iraniane nga më i varfëri, i mesmi deri tek më i pasuri i kanë përdorur mundësitë e ptyre për t'u përfshirë në luftën kundër terrorizmit përkrah me Sirinë.
Unë po e përdor këtë intervistë për të nderuar dhe falenderuar nga ana ime dhe nga ana e popullit sirian gjithë popullin iranian dhe udhëheqësit e tyre për rolin që kanë luajtur.
- Unë personalisht kam përfituar shumë nga të gjitha shpjegimet që na ofruat. Edhe njëherë tjetër ju falenderoj për përgjigjet e drejtpërdrejta që na dhatë dhe për kohën që na kushtuat gjatë intervistës me Revistën tre-mujore Kërkime mbi Politikën e Jashtme, Teheran.
Burimi: Yakın Doğu Haber