Fitorja e Sirisë do t'i sjellë pavarësi rajonit, ndërsa humbja do t'i sillte skllavëri
Revista tre-mujore Kërkime mbi Politikën e Jashtme, e cila publikohet në Teheran, në numrin e saj të parë i ka përkushtuar një pjesë raportazhit të bërë me e Presidentin e Sirisë, Bashar al-Asadin.
Marrëdhënia tetë vjeçare - që pas luftës Irak-Iran e Damaskut, i cili pavarësisht çmimit të rëndë që pagoi duke u përjashtuar nga e gjithë bota arabe vendosi të qëndrojë pranë Teheranit dhe e Terheranit, i cili në krizën e vitit 2011 pavarësisht përjashtimit ekonomik, politik dhe ushtarak që iu bë nga i gjithë rajoni vendosi të qëndrojë pranë Damaskut - është një marrëdhënie që në kuptimin më të plotë të fjalës mund të përkufizohet si marrëdhënie e bashkëpunimit strategjik.
Kjo intervistë e veçantë që presidenti dha në Revistën tre-mujore Kërkime mbi Politikën e Jashtme që publikohet në Teheran ka tërhequr vëmendjen e përgjithshme jo vetëm në këndvështrimin e paraqitjes së pikëpamjeve të interpretimit të Presidentit të Sirisë të ngjarjeve në Siri, rajon dhe në arenën ndërkombëtare; por edhe për detajet shumë të rëndësishme që janë paraqitur në lidhje me marrëdhënien e veçantë të Iranit me Sirinë.
Momentalisht, po publikojmë pjesën e parë të këtij reportazhi, duke u pikënisur veçanërisht për nga rëndësisa e konsiderueshme që mbart në pikëpamjen e analizës së akademikëve dhe gazetarëve.
- I nderuar President, fillimisht dua t'ju falenderoj që vendosët t'i kushtoni kohën tuaj revistës sonë Kërkime mbi Politikën e Jashtme. Uroj që kjo bisedë e jonë t'i hapë rrugë paraqitjes së dimensioneve që kanë mbetur të pazbuluara në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Siri dhe mundësitë që elita intelektuale e Iranit të arrijnë të kuptojnë të vërtetat e vendit tuaj. Me lejen tuaj do të dëshiroja të vijojmë me pyetjen e parë: Nga sa mund të kujtojmë nga historia moderne, gjatë kësaj periudhe dy nga presidentët amerikanë kanë mbajtur një qëndrim armiqësor karshi Sirisë. Ish presidenti George Bush e ka përshkruar Sirinë si aksi i trazirave dhe më pas ka shtuar se shtetet në mbarë botën ndahen në dy kategori "ose përkrah nesh si aleatë, ose kundër nesh si armiq". Ai, Sirinë e apti katëgorizuar në grupin e dytë, atë të armiqve. Në të njëjtën mënyrë, edhe presidenti në ikje, Barack Obama që prej fillimeve të krizës së Sirisë ka insistuar në ndërrimin e regjimit dhe në dorëhëqjen e presidentit, kështu që gjithmonë ka thënë dhe vazhdon të thotë se "Bashar al-Asadi" duhet të rrëzohet ng qeveria. këto deklarata nuk janë thjesht disa fjalë që burojnë nga brenda dhe që kanë vetëm vlera sloganesh; ky është një qëndrim që ata e kanë përqafuar fort. Ata kanë përdorur çdo mjet të mundshëm, duke përfshirë fuqitë e tyre diplomatike dhe forcat ushtarake duke iu përmbajtur këtyre qëndrimeve. Ata kanë krijuar një grup nën emrin "Miqtë e Sirisë". Në zanafillë, filluan një luftë psikologjike përsa i përket përdorimit të armëve kimike. Ata mobilizuan të gjithë aleatët e tyre rajonalë për të rrëzuar udhëheqjen e Sirisë. Pavarësisht të gjitha këtyre, Siria arriti të qëndronte përballë këtyre kërcënimeve me një strategji konkrete, duke i hapr kështu vështirësi strategjisë amerikane. Dhe sot, Obamës po i vjen dita të largohet nga Shtëpia e Bardhë pa arritur t'i vërë në jetë objektivat e tij. A mund të na shpjegoni veçoritë e strategjisë që Siria po ndjek sot për sot kundrejt rrezigjeve të jashtme.
Kur beson në Zot dhe në ndihmën e tij, rezultati është i padiskutueshëm
- Fillimisht, ju uroj mirëseardhjen në Siri, ndihem veçanërisht i nderuar që më zgjodhet të jem personazhi i parë që merr pjesë në një reportazh të numrit të parë të revistës suaj. Shpresoj që me anë të këtij reportazhi të mund t'i drejtohem të gjithë vëllezërve tanë iranianë të cilët kanë qëndruar pranë Sirisë në çdo moment gjatë të gjitha luftrave që prej Revolucionit Islamik, ashtu si edhe Siria ka qëndruar pranë Iranit, kur këtij të fundit iu hap luftë duke u nisur nga nxitjet e Saddamit.
Amerika gjithmonë i del kundër çdo fuqije të re që shfaqet në botë
Ajo që ju thoni është e vërtetë. Amerika ka pasion të madh për të qënë kontrolluesja e çdo shteti në botë, sidomos pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Për momentin, Amerika ka për qëllim që të konsolidojë hegemoninë e saj duke shkatërruar të gjitha shtetet që i dalin kundër këtij këndvështrimi, nëpërmjet luftrave shndërruese. Kjo luftë ëhstë bërë e ashpër, veçanërisht pas
daljen në pah në botë të fuqive të reja dhe fillimit të ndryshimit të ekuilibrit në botë...
Krijimi i fuqive të reja në rang botëror dhe për pasojë ndryshimi i balancave botërore është një gjë që Amerika nuk dëshiron ta pranojë. Duke u pikënisur nga ky qëndrim , sulmimi i shteteve të cilat i dalin kundër planit amerikan është pjesë e mjeteve të planifikuara që përdor Amerika. Në të njëjtëm mënyrë që iu përqas Iranit kundër programit bërthamor në vitin 2003, të njëjtën përqasje po përdor sot kundër Sirisë. Ju i vutë theksin një teme të rëndësishme. Mjete të këtilla si terrorizmi, lufta psikologjike dhe lufta ekonomike gjenden në të gjitha aspektet e jetës këtu. Megjithatë, një tjetër mjet më i rëndësisëm i përdorur për të realizuar qëllimet e tyre është media. me anë të medias ata u munduan që të merrnin nën ndikueshmërinë e tyre të gjithë popullin sirian, madje të gjithë popujt e rajonit.

Mjeti më i rëndësishëm që ata përdorin është media
Media shfaqet përballë një audience që nuk përfshin vetëm autoritet shtetërore por edhe të gjithë popullin duke i drejtuar ata drejt një mënnyre analize e cila nuk është e drejtë. Ky është një fenomen që ne në Siri po përballemi në një perimetër shumë të gjërë në këtë periudhë. Panorama që po paraqitej me anë të përdorimit të mediave në fillimet e kësaj lufte psikologjike ishte e këtillë: Problemi i vërtetë në Siri është presidenti i saj si individ. Pas kësaj nxorrën dhe shpallën këtë përfundim: Presidenti është thjesht një individ dhe nuk mund të jetë kurrsesi më i rëndësishëm se vetë shteti. Sigurisht kjo e fundit është mëse e vërtetë. Tashmë, ata si problematikë të dytë në Siri po paraqesin qeverinë e sah dhe këmbdëngulin që të ndryshohet regjimi.
Në të vërtetë, qëllimi final është të godasin identitetin historik të shoqërisë siriane dhe besimin e tyre
Megjithatë, sigurisht, ata nuk e thonë hapur në media se qëllime e tyre janë të shkatërrojnë qeverinë siriane dhe Sirinë si shtet. Në të vërtetë, qëllimi i tyre final është të godasin identitetin historik të shoqërisë siriane, besimin dhe mentalitetin e tyre. Gjëja e vetme që mund të na ndihmojë ne në luftën kundër armikut është besimi në Zot. Kur beson në Zot dhe në ndihmën e tij, rezultati është i padiskutueshëm. Megjithatë, bashkëngjitur me këtë mbështeje duhet besuar edhe tek populli edhe tek potenciali i tij popullor.
Gjëja e parë që kemi përvetësuar përnga aspekti politik është kjo: Kjo luftë e gënjeshtërt po bëhet kundër rrethit që brendashkruan presidencën dhe qeverinë; kur në të vërtetë kjo luftë po bëhet kundër të gjithë shtetit. Ne nuk kemi rënë preh e përqasjeve propagandistike të armikut tonë dhe nuk jemi përqëndruar në kryetitujt mediatik të tyre. Ne gjithnjë e kemi ditur se kjo luftë po bëhet kundër të gjithë shtetit. Pikërisht për këtë arsye, fillimisht jemi përqëndruar në krijimin e një atmosfere dialogu në rang kombëtar brenda Sirisë për t'u shpjeguar të vërtetën e kësaj
çështjeje bashkëkombasve tani që nuk kanë qënë të qartë në lidhje me konfliktin me armiqtë tanë.
- Cilat ishin mjetet e strategjisë siriane përsa i përket partnerizimit me Sirinë kundër këtij fronti të gjërë armiqsh?
Ajo që ka vërtetë rëndësi është vetëdijshmëria e popullit
- Në çdo luftë, mjeti i parësisht i nevojshëm është ndërgjegjësimi i popullit. Pikërisht për këtë arsye filluam dialogun e sirianëve me sirianët (dialogun kombëtar). Për shkak se ne besojmë se në qoftë se mund të rrisim ndërgjegjësimin e popullit, atëherë fitorja jonë do të jetë e padiskutueshme. Në të kundërt, nëse mungon ndërgjegjësimi i popullit, pa dyshim ne jemi të humbur në këtë luftë. Është pikërisht ky elementi që po na mban në këmbë për 5 vjet rresht.
Për këtë arsye, ky elemet zanafillor i ndërgjegjësimit popullor i bën të besueshëm edhe elementët e tjerë. Në të vërtetë, ky ndërgjegjësim është ai që po mban gjallë ekonominë e vendit. Pavarësisht 700 kanaleve mediatike që trasmetojnë kundër Sirisë, ky ndërgjegjësim mundëson që ata që dinë të vërtetën të mbajnë kahun e duhur.
Elementi i dytë rreth së cilit duhet të flasim në kontekstin e pyetjes suaj ëshrë mbështetja që ushtria siriane ka nga populli sirian. Nëse nuk do të ekzistonte ky ndërgjegjësim dhe kjo mbështetje e popullit, si do të mundte ushtria siriane t'ia dilte në luftën kundër terroristëve? Kjo nuk do të ishte asnjëherë e mundur. Kush mund ta japë mbështetjen shpirtërore dhe të sigurojë forcën fizike? Këto janë pikërisht faktorët që e bëjnë Sirinë të fortë. Sigurisht, një tjetër element i pashmangshëm në këtë qëndresë është mbështetja e shteteve mike. Irani ka luajtur një rol vendimtar në qëndrim në këmbë dhe të fortë të Sirisë, dhe kjo e vërtetë dihet nga të gjithë.
Populli e ka mbështetur ushtrinë
Në kushte reale, burimi i problematikave nëpër të cilat po kalon Republika Islamike e Iranit nuk është programi bërthamor; është pozicionimi i saj në anën e Sirisë. Për këtë arsye, si elementë kryesorë që realizojnë qëndrimin e patundur të SIrisë duhet të përmendim; ndërgjegjësimin e popullit, mbështetjen e tij ndaj ushtrisë, roli që ky ndërgjegjësim ka luajtur në vazhdimësinë e ekonomisë, si dhe mbështetja e jashtme e shteteve mike.

- Ju folët për vetëdijen dhe ndërgjegjësimin e popullit. Për të arritur këtë, popullit i duhet fillimisht që të pranojë qeverinë që i udhëheq ata. Cila është arsyeja që populli e pranon këtë udhëheqje? Përse populli, pavarësisht gjithë problemeve dhe shkatërrimit, ende vazhdon të mbështesë qeverinë?
Populli është i vetëdijshëm për ato që kanë bërë terroristët dhe shtetet e huaja
- Ky ndërgjegjësim i popullatës lidhet ngushtë me përvojën tonë historike. Rajoni ynë ka përjetuar shumë komplote, pushtime dhe rezistenca popullore. Këto përvoja historike janë një arsye për rritjen e ndërgjegjësimit të popullit sirian. Nga ky këndvështim, populli i bën të qartë organit përkatës që është shkaktar i kushteve të krizës gabimet e tij.
Podyshim që ekzistojnë gabime. Siç ka pasur gabime para luftës, vazhdojnë akoma. Megjithatë, përpara krizës nuk ka pasur asnjë shpjegim për këto gabime. Ndërsa tani, pavarësisht se të zbehta jepen disa shpjegime. Ne nuk themi kurrësesi se justifikimet janë të plota dhe të mjaftueshme. Për këtë arsye, populli, duke u nisur nga vëtëdija e thellë që e karakterizon është i ndërgjegjshëm se shumca e gabimeve të autoriteteve udhëheqëse lindin si pasojë e kushteve të krijuara nga terroristët dhe nga shtetet e hyaja ndërhyrëse.
Nëse nuk do të kishte mbështetjen e popullit, qeveria nuk do të mund të qëndronte në këmbë për 5 vjet
Përsa i përket faktit se sa të pranueshëm janë individët konkret që janë në qeveri... Për momentim nuk mund të paraqes ndonjë provë empirike në lidhje me këtë. Sepse, për momentin e kemi të pamundur që të shkojmë në disa zona të Sirisë, ku jetojnë me qindra mijëra persona me të cilët nuk kemi mundur të krijojmë komunikim për të mësuar opinionin e tyre. Po kështu, një numër i madh i popullsisë siriane ndodhet jashtë kufinjve dhe e kemi të pamundur të lidhim një komunikim me ata.
KJo është pikërisht arsyeja se pse nuk kemi në dorë një provë empirike dhe të sigurtë. Megjithatë është mëse i qartë fakti se nëse kjo qeveri nuk do të kishte pasur mbështetjen e popullit të saj nuk do të kishte mundur të rezistonte këto 5 vite të fundit. Kjo mbështetje e ka mbajtur atë në këmbë. Fillimisht, akoma vazhdon të jetë funksionale në aspektin ekonomik... nëse e vëzhdoni me kujdes Sirinë do të shihni se të gjithë vazhdojnë me aktivitetin e tyre ekonomik nga puntorët deri tek sipërmarrësit e tjerë të arktiviteteve ekonomike. Pa dyshim, kjo është fuqi. Edhe dijetarët dhe akademikët vazhdojnë aktivitetet e tyre. Ata vazhdojnë luftën e tyre me prapambetjen dhe me injorancën. Pa dyshim, kjo është fuqi.
Më lejoni t'ju paraqes një situatë më objektive dhe të konkretizuar. A nuk e ka mbështetur populli sirian qeverinë e tij kushtetueshmërisht dhe me zgjedhje të lira? Pjesëmarrja e popullsisë në zgjedhjet e këtij viti dhe apo presidenciale në vitin 2014 ka qënë një pjesëmarrje e pakrahasueshme me zgjedhet e tjera që prej datës së çlirimit të Sirisë e deri më tani.
Edhe ata që mund të kenë papërputhshmëri nga ana politike e mbrojnë qeverinë
Pse populli sirian morri pjesë në këto zgjedhje? Sigurisht, fakti që populli mori pjesë në zgjedhje nuk od të thotë detyrimisht që i gjithë populli është politikisht në të njëjtin këndvështrim me qeverinë; megjithatë, shoqëria siriane është e vetëdijshme se për momentin qeveria është duke luftuar kundër terrorizmit dhe për këtë arsye po mbështet qeverinë prej së cilës ndihet e përfaqësuar, madje edhe ata që politikisht kanë bindje të ndryshme dhe të përkundërta po e mbështesin në këtë aspekt qeverinë.
Ndoshta pas luftës njerëzit do të kenë pikëpamje të ndryshme; megjithatë gjatë luftës, të gjithë janë përkrah qeverisë. Ky rezultat i zgjedhjeve është një argument akoma më i qëndrueshëm sesa statistikat që bëhën për të parë përqindjen e mbështetjes së popullit për qeverinë. Ne nuk u dërguam bashkëkombasve tanë formularë për t'i plotësuar, ata morën vetë pjesë n zgjjedhje.
Një komplot me plan të përgatitur jasht kufinjve
Është vëzhguar se pjesëmarrja në zgjedhje ka qënë e gjërë. Një pjesë e votuesve ishin edhe refugjatët e larguar jashtë vendit. Askush nuk i ka nxitur ata që të marrin pjesë në zgjdhje. Ata kanë marrë vendimin vetjak për të marrë pjesë në zgjedhje, në shtete të këtilla si Libani, pjesëmarrja në zgjedhje ka qënë e gjërë. Lind pyetja, pse populli ndërmori një veprim të këtillë? Unë jam i mendimit se gjatë gjithë kësaj periudhe 5 vjeçare që prej fillimit të krizës, populli sirian ka fituar një vetëdije kolektive. Në këto momente, të gjithë janë të vetëdijshëm se është planifikuar një plan jashtë kufinjve për organizimin e një komploti brenda vendit. Ky komplot në fund të fundit nuk ka asnjë lidhje me reforma apo gjëra të ngjashme në Siri, ai vetëm ka krijuar përfitime për terroristët.
Qëllimi është Fronti i Rezistencës
- Kur flasim për vetëdijen e popullit sirian dhe rolit që ai ka luajtur, shohim se këtu ndryshon situata e Sirisë nga Egjipti dhe Tunizia. Sipas mendimit tuaj, ku qëndron ky ndryshim?
- Popujt e rajonit tonë përngjasojnë me njëri-tjetrin për nga pikëpamja shoqërore dhe kulturore. Për këtë arsye edhe kërkesat e popujve që gjenden nën të njëjtat kushte duhet të jenë të ngjashme. Megjithatë, ndryshimi thelbësor në këtë rast është se: Regjimet e Tunizisë dhe Egjiptit ishin në marrëdhënie të mira me Perëndimin dhe Perëndimi ishte i kënaqur prej tyre dhe i mbështeste, nga ana tjetër marrëdhëniet e Sirisë me vendet e perëndimit, edhe para fillimit të krizës ishin të ndryshme nga marrëdhëniet e këtyre vendeve.
MAdje, edhe në periudhat kur marrëdhëniet e Sirisë me Perëndimin ishin në kulmn e tyre, ato nuk mund të kualifikoheshin si "shumë të mira", thjesht përkufizoheshin si marrëdhënie pozitive. Perëndimi donte që nëpërmjet marrëdhënieve pozitive të mund të arrinte qëllimin e tij primar.
Por në të vërtetë, Perëndimi nuk ka qënë kurrë i kënaqur me Sirinë. Majde edhe në periudhat më pozitive nuk i ka hequr sanksionet ekonomike dhe teknologjike.
Përpara krizës, vendet perëndimore insistonin që Sirisa të luante një rol kundër Frontit të Rezistencës dhe Iranit, megjithatë duke qënë se ne nuk e pranuam këtë kusht...

- Çfarë është ajo që ata kërkojnë konkretisht?
- Kërkesat fillestare kanë qënë që të qëndronim larg Aksit të Rezistencës dhe që ndërprisnim ndihmat ndaj popullit palestinez. Ata dëshironin që ne të hidhnim një hap drejt planit të paqes, sipas të cilit duhej që popujt e tjerë të injoronin gjendjen e popullit palestinez.
- Në këtë situatë, mund të themi se: Qëndrimi jo miqësor i Amerikës kundrejt Sirisë ka lidhje me qëndrimin e Sirisë në politikën e jashtme; nuk ka lidhje me përqasjet e brendshme të Sirisë. Megjithatë, tani aleanca perëndimore pretendon se kërkesat e saj mbështeten në faktin se duhen mbrojtur të drejtat civile dhe politike të popullit sirian.
- Sigurisht që kjo nuk është e vrtetë. Nëse qëllimi do të kishte qënë vërtetë tek çështjet e brendshme dhe të drejtat e popullit, atëherë pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim kundrejt Arabisë Saudite? Ata po hedhin hapa nxitës kundrejt Sirisë. Siria nuk mund të krahasohet kurrësese në asnjë moment me Arabinë përsa i përket qytetërimeve historike, gjendjes politike dhe pikëpamjeve demokratike.
Ndërkohë që Irani është vendi më i rëndësishëm në rajon përsa i përket demokracisë dhe lirive dhe të drejtave, atëherë përse Amerika nuk merr përkrah Iranin dhe të lërë vendet e tjera. Kjo është një çështje politikr. Këto janë ndryshimet tona nga këto shtete: Egjipti dhe Tunizia duhet të ndryshojnë qeveritë e tyre të mbështetura nga Amerika, në vend të tyre duhet të vijnë qeveri që kanë pëlqimin edhe të Perëndimit edhe të popujve të tyre. Domethënë, ashtu siç kanë pëlqimin e Perëndimit, këto qeveri duhet të gëzojnë edhe pëlqimin e popujve të tyre.
Megjithatë, objektivat e Perëndimit në Siris nuk janë të njëjta. Ata dëshirojnë që në Siri të largohet e gjithë Siria në mënyrë që kështu Perëndimi të vërë në fuqi një qevri që të mund ta kontrollojë vetë. Ka një ndryshim shumë të madh në mes këtyre dy situatave. Është pikërisht kjo arsyeja se pse vendet perëndimore nuk i mbështesin terroristët në vendet e tjera, megjithatë mbështesin terroristët në Siri. Perëndimi ka vendosur t'i mbështetesë këto qeveri kundër terrorizmit sepse janë të kënaqur prej tyre.
Perëndimi na kërkoi që t'i mbushnim mendjen Iranit
Në vëzhgimiet e fundit (veçanërisht ato në periudhën mes viteve 2008-2011), kërkesat që ato kishin (të cilat u parashtruan me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, të emëruar nga
George Bushi) ishin këto: Mbushni mendjen udhëheqësve iranianë që t'i binden planit të Perëndimit. Irani duhet t'i dorëzojë të gjithë pasurinë e tij të uraniumit tek Perëndimi po iu dhënë asnjë lloj garancie. Ne e mohuam këtë kërkesë të tyre; sepse ishte një kërkesë e palogjikshme. CIli shtet do ta pranonte një kërkesë të këtillë pa iu dhënë asnjë garanci?
Të gjithë e dimë shumë mirë se, në momentin që Prëndimi do t'ia merrte uraniumin e pasur Iranit nuk do t'ia kthente më kurrsesi. Kjo ka qënë një temë e rëndësishme debatin gjatë periudhës vjeçare 2008-2011. Para kësaj periudhe Perëndimi pati shprehur disa kërkesa të tjera. Për shembull, konkretisht në vitin 2002 na kërkuan që të pranonim implementimin e planit të mbretit Fahad. Në atë periudhë, ai pati kërkuar si kusht paqen në marrëveshjen e normalizimit pa pranuar asnjë kusht nga ana jona.
Përpara fillimit të krizës, problemi konkret i Perëndimit ishte Irani. Dhe duke përdorur faktin që Siria ishte vëndi më i afërt me Iranin, i kërkuan Sirisë që të bindte udhëheqësit iranianë që të panonte kushtet e Perëndimit.
- A mund të themi se sot Siria po paguan çmimin për qëndrimin që ka pasur kundrejt Perëndimit dhe Amerikës?
- Pa dyshim që ky pohim është i vërtetë. Sepse në këto momente Amerika nuk është e qetë. Në të vërtetë, Amerika nuk ka qënë e qetë të paktën që prej krizës ekonomike të vitit 2008. Po krijohen blloqe të reja kundërshtare të saj. Kjo gjë është vetëm fillimi i ndryshimit të balancave botërore. Pikërisht për këtë arsye, Amerika duke dëshiruar që ta parandalojë ndryshimin e ekujlibrit botëror nuk ka shans tjetër veçse të godasë vendet që e refuzojnë atë, të këtilla si Irani, Siria, Korea e Veriut etj. Nëse vëzhgojmë Brazilin dhe Argjentinën do të shohim se SHBA-ja po mundohet t'i kthejë në perandorinë e saj. Ngjarjet e përjetuara në Siri janë rezultat i tentativave të ShBA-së dhe Perëndimit për të ruajtur sundimin e tyre.
Amerika do të dështojë
- Megjithatë, Amerika ka dështuar në të gjitha çështjet rajonale ku përfshihen Iraku, Afganistani, Siria dhe Jemeni. Si do të mund t'i kompesojnë këto dështime dhe të krijojnë horizonte të reja?
- Në vitin 1982, Amerika humbi luftën në Libi, më parë pati humbur edhe luftën në Vietnam. Që pas luftës së dytë botërore dhe deri më sot, ShBA-ja nuk ka arritur gjë tjetër veçse të shkatërrojë shtetet që nuk i janë nënshtruar. Fillimisht shkatërruan Irakun, më pas çfarë ndodhi? Kush e shpiku sektarizimin? Kush e krijoi ISIS-in dhe Nusran? E vërteta është se amerikanët dështuan edhe në Afganistan, po kështu do të dështojnë edhe në vendet e tjera. Problemi i tyre
është se janë përballë me një shtet si ne që zotërojmë një qeveri me politika racionale.
Qeveria amerikane i krijon politikat e saj duke u bazuar në fitimin e zgjedhjeve elektorale. Në Amerikë flasim për një qeveri e cila është totalisht nën kontrollin e lobeve, lobe të këtilla si ato të armëve dhe të naftës. Nëse interesat e këtyre lobeve kërkojnë që në Lindjen e Mesme të kemi luftë dhe të vriten me miliona njerëz, atëherë për amerikanët kjo nuk është aspak një pengesë. E rëndësishme është që ky numër i vogël shtetesh të arrijë interesat e tij.
Nisur nga kjo arsye ne nuk mund që t'i analizojmë politikat amerikane sipas një rrjedhe logjike. Edhe pse ato dëmtohen, përsëri bien në të njëjtin kurth. Obama (në fillimet e presidencës së tij) është shprehur se "Nuk do të marrim pjesë në asnjë luftë". Megjithate, çfarë bëri gjatë presidencës së tij? Mori pjesë në të gjitha luftrat; sigurisht duke ndryshuar formën e pjesëmarrjes. Nuk dërgoi në luftë drejtpërsëdrejti ushtarë amerikanë; megjithatë i mbështeti të gjitha luftrat. Dergoi raketa, u vetëmbrojt me anë të politikave të Perëndimit, ua dhe si detyrë pjesëmarrjen në luftë vendeve të Evropës.
E vërteta qëndron kështu; të gjitha qeveritë amerikane kanë të njëjtën përqasje. Dhe kjo politikë nuk duket se do të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Sigrusht deri kur të arrijë qëllimin e të qënit fuqia ekuilibruese në botë... Kjo është pikëpamja ime.
- Sipas mendimit tuaj, cila është arsyeja e dështimit në rajon të Amerikës, paaftësia e tyre strategjike, apo sjellja e elementëve operativë në rajon?
- Fillimisht, problemi primar i Amerikës është regjimi i saj politik.duhet të vështrojmë nëse ky regjim politik i hap rrugë zgjedhjes së një presidenti i cili logjikisht dhe qëllimisht do të punojë në të mirë të popullit, apo në ë mirë të përfituesve? Le të analizojmë të pakëtën periudhën 30 vjeçare të presidentëve, që prej zgjedhjes së Ronald Reaganin (le ë lëmë mënjanë presidentët e mëparshëm). A mund të themi se ndonjëri prej këtyre presidentëve ka qënë vërtetë udhëheqësi i vendit? Jo. Kështu, nga një prespektivë e caktuar mund të shprehemi se ky është një ndër problematikat më të mëdha të Amerikës. Problematikat e tjera i kemi shtjelluar më lart.
Një prej këtyre problemeve është padyshim edhe roli që lobet luajnë gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye, presidenti amerikan përpara se të marrë parasysh interesat kombëtarë është i detyruar që të marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve. Pikërisht për këtë arye, Amerika detyrohet që të ndërmarrë veprime aventureske që dëmtojnë interesat e saj.
Për këto arsye të parashtruara, nëse do të ngremë pyetjen "a kanë qënë qëndrimet e Amerikës në përputhje me intereat e saj" të paktën në 40 vjeçarin e fundit? - përgjigjia do të jetë pa diskutim në mënyrë shumë të qartë negative. Përkundrazi qëndrimet që ka mbajtur Amerika kanë qënë në kundërshtim me interesat e saj. Për këtë arsye mund të shprehemi se regjimi
politik i Amerikës dhe roli që luajnë lobet janë nga shkaqet kryesore që e bëjnë atë të dështojë.
Nëse bëhen ndryshime duke ndjekur rrugë politike, fabrikat e armëve do të mbeteshin pa punë
Sigurisht, media dhe shoqëritë e mendimit janë pjesë e strukturës politike amerikane dhe lobeve. Këto skena të dështimit amerikan janë të vazhdueshme dhe të përsëritshme për shkak të mungesës së reagimit mediatik. Amerika nuk e ka problem që të ndryshojë ngjarjet që ndodhin në terren. Ata mund ta arrijnë ndryshimin e pikëpamjeve të njerëzve me metoda të zgjuara dhe të qëllimshme.
Mënryat e vërteta kulturore, veprimtaritë e ndershme politike mund të prodhojnë më shumë ndryshim sesa metodat ushtarake. Sigurisht nëse bëhen ndryshime duke ndjekur rrugë politike, fabrikat e armëve do të mbeteshin pa punë. Fabrikat e armëve mund të ushtrojnë aktivitetitin e tyre bazuar në vazhdueshmërinë e luftës që kanë krijuar vetë.
Ndryshimi i Sirisë është qëndrimi i pavarur
- Siria është një vend shumë i veçantë si nga pikëpamja historike, ashtu edhe gjeografike. Për shembull, lufta në Siri duhet parë në një kënvështrim të ndryshëm nga luftrat në vene të këtilla si Libia etj. Sepse lufta në Siri e ka ndarë botën në dy pole. Sot, Rusia, e cila është antare me të drejtë veto-je në Këshillin e Sigurimit i ka hapur një front të ri Amerikës duke dërguar ndihmë ushtarake në Siri. Fuqitë botërore ose kanë marrë pjesë në luftë, ose po e ndjekin atë me vëmendje të veçantë. Sipas mendimit tuaj, cila është rëndësia e Sirisë që ka arritur të mbedhë rreth e rrotull vetes të gjithë vëmendjen dhe çfarë kërkojnë fuqitë botërore në këtë vend?
- Pohimi juaj është mëse i vërtetë. Pavarësisht faktit se Siria territorialisht është një vend i vogël krahasuar me shtetet e tjera arabe dhe se nuk mund të kategorizohet si shtet i pasur ekonomikisht; ka luajtur një rol të rëndësishëm për shkak të përbërjes së saj politike, historike dhe shoqërore. Siç edhe e dini, Siria zotëron një kulturë të hershme. Shtetet vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe më tej të luajnë një rol të rëndësishëm bazuar në të shkaurën e tyre historike. Ky rol historik është një vlerë shumë më e pasur se gjërat e tjera. Kjo situatë hedh themelet që shtete të këtilla të ndikojë në aspektin shoqëror, politik dhe ekonomik tek shtetet e tjera që e rrethojnë. Për këtë arsye, duke mbajtur këto veçori Siria është molla e sherrit në botën arabe.
Ngjarjet në Siri do të rihartojnë hartën politike në botë
Siria gëzon një larmishmëri më të theksuar sektare (fetare) dhe etnike sesa vendet e tjera arabe
dhe këto grupe të larmishme kanë jetuar për shekuj të tërë në harmoni me njëri-tjetrin. për këtë arsye një konflik i brendshëm në Siri do t'i hapte rrugën tronditjeve të shumta dhe këto tronditje do të shfaqnin fuqinë e tyre ndikuese në të gjithë shtetet rreth e rrotull. Ky është vetëm një dimension i kësaj çështjeje.
Dimensioni tjetër është ky: Siria për të paktën 40-50 vitet e fundit ka mbajtur një pozicion të asnjanshëm dhe ka luajtur një rol të ndryshëm nga shtet e tjera. Nga ana tjetër, shtetet e tjera arabe i janë bashkëngjitur politikave perëndimore dhe i janë nënshtruar atyre. Disa prej këtyre shteteve besojnë në Allahun Teala dhe tek Perëndimi; ndërsa disa të tjera e njohin vetëm Perëndimin si gjykuesin absolut, urdhëruesin absolut dhe ndëshkuesin absolut, madje edhe si krijuesin absolut.
Duke pasur parasysh se Siria me qëndrimin e saj të pavarur ka luajtur një rol të ndryshëm nga shtetet e tjera arabe, çdo ndryshim në Siri, qoftë politik, apo shoqëror do të ndikonte në gjendjen e të gjithë shteteve të tjera në rajon. Nga ana tjetër, ekziston edhe ajo që thamë më parë; Amerika po mundohet të ndryshojë regjimin në Siri, për ta zëvendësuar me një tjetër qeveri të cilën do ta ketë rajon.
Suksesi në një paln të këtillë do t'u jepte atyre mundësinë që ta implementonin këtë plan edhe në vende të tjera. Për këtë arsye, edhe shtetet e tjera që po mundohen të ruajnë pavarësinë e tyre e kanë kuptuar shumë mirë se ndryshimet e ndodhura në Siri do të ndikojnë edhe në situatën e tyre.
Kjo ndikueshmëri nuk kufozohet vetëm për vendet arabe, do të përhapet edhe tek shtet e tjera në mbarë botën. Ashtu siç do të ndikonte tek shtetet e tjera - stepja e Iranit përballë Perëndimit përsa i përket programit bërthamor - duke i bërë ato të paguajnë çmimin e këtij veprimi. Ne të gjithë jetojmë në një rajon që pashmangshmërisht ndikohemi nga njëri-tjetri. Irani është një shtet i fuqishëm, çdo ndryshim që do të ndodhte atje, do të ndikonte edhe tek ne. E njëjta gjë është e vlefshme edhe anasjelltas, gjë që ka bërë që bota të ndahet në dy palë kryesore. Ngjarjet që po ndodhin sot për sot në Siri do të rihartojnë hartën politike në botë.
Fitorja e Sirisë është një problem i madh nga prespektiva perëndimore
- Tekfirxhinjtë dhe grupimet ekstremiste po mundohen të përfitojnë nga situata aktuale dhe t'i dalin kundër Sirisë dhe Frontit të rezistencës. Në këto kushte dihet shumë mirë se qeveria siriane me në krye presidentin Bashar al-Asad po luan rolin kryesorë në luftën kundër tekfirxhinjve dhe ekstremistëve, e vërtetë kjo që është edhe në dijeni të shteteve evropiane. Për momentin, ushtria siriane është struktura kryesore dhe më e rëndësishme e cila po lufton pandalur kundër grupeve terroriste. Sipas mendimit tuaj, fitorja e njërës palë apo e tjetrës, si do të ndikojë përgjithësisht në gjithë botën dhe veçanërisht në
çështjet e brendshme të Sirisë.
- Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht përbën edhe arsyen pse lufta po vazhdon akoma. Fillimisht, e parë në kënvështrimin e ngushtë, nga pikëpamja e Sirisë fitorja ushtarake do të siguronte edhe përforëcimin në fushat e tjera. Kjo përparësi nuk do të kishte natyrën e një përparësie politike, por do të siguronte një përparësi nga pikëpamja shoqërore dhe kombëtare. Kjo është një gjë që Perëndimi i frikësohet. Ata janë në dijeni të këtij fakti dhe e pranojnë haptazi se kjo fitore do ta shndërronte Sirinë në një vend akoma më të pasur. Ky shihet si një problem serioz në këndvështrimin perëndimor.
Gjëja më e rëndësishme në Aksin e Rezistencës është pavarësia
Nga ana tjetër, nëse e shohim nga këndvështrimi i Aksi të Rezistencës, i cili përbëhet nga dy shtyllat e saj kryesore Irani dhe Siria, na del në pah një çështje tjetër. Disa e përkufizojnë Rezistencën vetëm si një lëvizje kundër Izraelit. Në të vërteëtë, Rezistenca është një term shumë më gjithëpërfshirës. Ne po rezistojmë për të ruajtur pavarësinë tonë. Për mendimin tim, gjëja më e rëndësishme në këtë aks është pavarësia.
Në momentin që Siria do të mund të arrijë triumfin e saj, shtetet e tjera do të fillojnë të mendojnë më seriozisht për mundësinë e tyre të pavarësisë. Atëherë do të shohin se dëshira e Perëndimit nuk është dëshira e Zotit. Pavarësisht çmimit të rëndë që lipset paguar do të kuptohet ky dallim. Mendimi i marrjes së pavarëisë është një mendësi që do të përhapet më shumë në botë. Në fund të fundit, marrëveshjet dhe vendimet e OKB-së do të gjejnë më shumë hapësirë për t'u aplikuar.
Dotë jetë e mundur që të krijohet më shumë varësi tek drejta ndërkombëtare dhe tek të drejtat e njeriut. Në këtë mënyrë, rregulli "peshku i madh ha të voglin" nuk do të gjejë më zbatim. Këto janë disa nga efektet që do të shkaktojë në mbarë botën fitorja e Sirisë.
Lufta e Sirisë kundër terrorizmit do të ndikojë në të mirë të botës
Sigurisht do të ketë ndikime pozitive edhe në rangun rajonal. Pakësimi i burimeve të naftës në rajon do të dobësojë edhe rolin e saj në botë, gjë që do t'i bëjë vendet e rajonit të humbasin edhe më shumë nga pavarësia e tyre. Fitroja e Sirisë do të sjellë edhe më shumë përfitime të llojeve të ndryshme. Për momentin, Siria është kthyer në epiqendrën e luftës kundër terrorizmit. Shumica e terroristëve po zhvendosen në Siri. Të gjithë popujt po e mbështesin goditjen e terroristeve. Të gjithë popujt do të ndikohen nga lufta kundër terroristëve, jo vetëem popujt e rajonit, por në mbarë botën. Për këtë arsye fitorja jonë kundër terrorizmit do të ketë shumë ndikim. Nëse Siria e humb luftën kundër terrorizmit ndikimi do të jetë komplet i kundërt. Do të përhapet edhe më shumë nënshtrimi ndaj Perëndimit në rajon. Në këtë situatë, asnjë shtet nuk
do t'i dalë kundër më asnjëherë Amerikës dhe të gjithë do të skllavërohen.
Propaganda e "Luftës së Sekteve" doli si udhëzim pas Revolucionit Islamik Iranian
- I nderuar president, shumë njerëz janë shprehur se lufta që po përjetohet në Siri është një luftë sektare. A jeni edhe ju i të njëjtit mendim? A besoni edhe ju se kjo është një luftë me motive fetare (sektare)?
- Ky pohim bie në kundërshtim me të vërtetat. Sepse nëse kjo do të kishte qënë vërtetë një luftë sektare do të kishte pas filluar 1400 vite më parë kur u shfaqën sektet dhe jo sot. Kur është shfur për herë të parë lufta sektare në rajonin tonë? Kjo nxitje ka filluar pas Revolucionit Islamik të Iranit. Rrymës Vehabiste, të drejtuar nga Arabia Saudite iu dha detyra që të luftonte me Revolucionin Islamik të Iranit, pas realizimit të tij. Ky revolucion pati nxjerrë në pah interesin e popujve të rajonit dhe shfaqjen e idealeve revolucionare.
Vendet e Perëndimit, me në krye Amerikën i frikësohen revolucionit iranian dhe mudësisë se ai mund të merret shembull nga vendet e tjera. Për këtë arsye e udhëzuan Arabinë Saudite që të hidhte hapa në konkurrencën me baza sektariste. Pikërisht në atë momen Irani u përnjësua me Shiizmin. Pyetja që duhet të ngremë këtu është kjo: Cilit sekt i përkiste Irani përpara realizimit të revolucionit? Shah? A nuk ishte Shii? Pse vallë ky ndryshim ndodhi në mënyrë të menjëhershme?
Ndryshueshmëria është e natyrshme; ajo është pjesë e natyrës njerëzore
Domethënë, çështja e nxitjes së sektarizmit është totalisht e lidhur me Revolucionin Islamik të Iranit. Ata kanë arritur ta rrënjosin këtë mendësi në rajon dhe kjo është një nga mjetet e shumta që u munduan të përdorin në Siri. Nëse ky koflik sektar do të kishte qënë i vërtetë, atëherë për të nisur luftën në Siri do të ishte e nevojshme vetëm të fillohej një luftë sektare. Ndërsa, nëse marrim parasysh faktet e ngjarjeve që po zhvillohen ky pretendim bie. Ndërsa do të pritej e kundërta, marrëdhënia e komuniteteve të ndryshme fetare (religjoine dhe sekte) është më e fortë se përpara krizës.
Kjo krizë ka sjellë me vete një ndërgjegjësim më të madh. Nëse problematika e vërtetë që po jetoht sot do të kishte qënë realisht sektare, do të duhej që gjendja tani të ishte në kulmin e saj të shërthimit. Nëse grupimet konfliktuale do të ishin formuar bazuar në sektin që i përkasin, atëherë sot nuk do të mund të flisinim për një luftë ku si palë kundërshtare njeh qeverinë siriane kundër terroristëve. Atëherë do të ishim duke dëshmuar një luftë mes sekteve dhe përkatësive të ndryshme etnike. Ndërsa e vërteta konkrete na tregon se nuk ka ndodhur një gjë e këtillë.
Problemi i vërtetë i kësaj lufte aktuale nuk ka lidhje me sektarizimin. Sigurisht që ekzistojnë dallime në besimet e njerëzve, në fund të fundit nëse nuk do kishte dallueshmëri nuk do të kishte sekte. Ndryshueshmëria është e natyrshme, është pjesë e natyrës njerëzore në këtë botë. Kjo është një mendimtari, medhhebet janë lloje të ndryshme mendimtarie. Ajo që cilësohet në të vërtetë si problematikë e sektarizimit është në të vërtetë një problem politik, ku sektarizmi përdoret për ta nxitur këtë problem.
Pjesa e Parë
Burimi: Yakın Doğu Haber